Mbi librin më të fundit të shkrimtarit dhe publicistit Ylli Polovina
Zylyftar HOXHA
Para disa ditësh doli nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Ylli Polovina, me titullin “Komunizëm Shqiptar me televizion italian”.
Si dhe disa libra të tjerë të Yllit, edhe këtë të fundit, kam patur fatin dhe nderin t’i kaloj nëpër duar që në dorëshkrim, disa për t’i redaktuar dhe korrektuar, disa edhe thjesht për t’u këshilluar apo konsultuar para se të hidheshin në shtyp.
Kështu ka ndodhur edhe me këtë librin e fundit, ku në faqen e prezantimit ndodhet edhe emri im si konsulent. Ky fakt, por edhe fakti tjetër që Ylli, me një çantë të madhe shpine, pa shkuar ende në shtëpi, ma pruri mua të parit, tȧze, kur libri mbante ende erën karakteristike të letrës së freskët të shtypit dhe të bojës, më prekën aq shumë, sa nuk i thashë dot asnjë fjalë. Një emocion i përligjur për takëmin tonë, që merremi me këto punë.
Libri i ri i Yllit është interesant në shumë pikpamje, të tillë e bën pena dhe dora e sprovuar e tij, por unë do të theksoja në këtë rast temën që ka kapur autori. Një realitet i njohur nga të gjithë, por i patrajtuar nga askush!
Më vjen keq që libri ka një tirazh tepër të kufizuar, ndaj ata që janë të interesuar dhe që e ndjekin librin duhet të shpejtojnë për ta siguruar.
Më posht po paraqes disa fragmente nga libri.
Ëndrra italiane përballë asaj komuniste
Regjimi i mbyllur shqiptar ishte rrufjan, edhe pse rruga e zgjedhur nga udhëheqja e tij e vogël numerikisht do të zvogëlonte përditë e më shumë shanset për t’ja dalë mbanë sfidës së ballafaqimit me botën e madhe. Ai e dinte që më shumë se superfuqitë sovjetike dhe amerikane, televizioni italian ishte armiku i ekzistencës së tij.
Në fillim ai kanal radiofonik i mbushur me lajme të shpejta e ritmike apo me histori tërheqëse e të rrëfyera në mënyrë të jashtëzakonshme; ai stacion me kaq shumë programe muzikore dhe me kengë kaq të gëzuara sa të merrnin mendtë; ai zë që transmetonte ndeshje futbolli dhe që përditë kishte një “hiparejt” në orët e para të drekës.
Ai radiostacion që fliste gjuhën e huaj më të pëlqyer nga vendasit. Realisht gjuhën e dytë të tij, vend të pazënë dot nga rusishtja, me gjithë spazmën politike të kësaj të fundit.
RAI dukej se nuk do të shkulej dot edhe nga dhomat e shtëpive të udhëheqësve komunistë. Ishte mjaft tundues edhe për këta stoikë të mëdhenj. Mjaft joshës edhe për fëmijët e tyre.
Megjithatë krerët e Shqipërisë së asaj kohe kokat i mbajtën esëll. RAI-n e ndiqnin për vete, por populli nuk duhej ta fuste në shtëpi, as si radio dhe as si tv, as si zë dhe as si imazh.
Ëndrra italiane duhej shkatërruar. Regjimi, në pamundësi ta mundte me luftë të përballshme, ca më shumë që kjo do t’i jepte front pune njerëzve të saj të propagandës, kryesisht të njohur si llafazane e fjalëboshë, intrigoi një skemë tjetër. Ajo nxiti luftën brenda vetë “ëndrrës”.
Truku ishte gjenial.
Ndërsa RAI vijonte përhapjen masive nëpërmjet radios dhe televizorët e parë nëpër shtëpitë e shqiptarëve po gremiseshin nga shikues të shumtë po aq sa në një sallë kinemaje, nëpër këto të fundit, gjithnjë plot frekuentues, nisën të shfaqeshin filma italianë. Kjo bëhej edhe për mungesë të filmave vendas, sepse kinostudioja e Tiranës atë kohë nuk prodhonte më shumë se tre-katër në vit.
Eksportimi i filmit italian u mirëprit, sepse ishte pjesë e një kulture që në Shqipëri konsumohej rregullisht dhe pëlqehej. Por pikërisht në politikën e blerjes së tij në mesin e viteve gjashtëdhjetë ndryshoi diçka: u zgjodhën me paraqëllim filma me temën e mafies.
Kështu ata filma, të cilët në Itali ndërgjegjësonin për të keqen që po mbarttë një shoqëri në hopin e madh të mirëqenies, në Shqipëri përcillnin imazhin e një vendi në gjendje të kundërt, në dekadencë të plotë dhe të përfshirë nga krimi.
1968
Në Shqipërinë e këtij viti, më shumë se ajo stuhi revolte studentore që po shungullonte perëndimin, la përshtypje një pyetje që Majk Bonxhorno bëri në një nga “kuicet” (konkurset me pyetje-përgjigje të shpejta) e tij në Rai: në cilin vend të botës kishte një krahinë, emri i të cilës donte të thoshte italisht “bonxhorno”.
I pyeturi u përgjigj: krahina është në Shqipëri, quhet Mirditë.
Majku vuri buzën në gaz shumë i kënaqur dhe nuk e fshehu gëzimin që përshëndetjen e bukur, të cilin ai e kishte edhe në mbiemrin e tij, e mbartte gjeografia e vendit të vogël përballë Adriatikut.
Ngjarja ngazëlloi gjithë Shqipërinë. E përshkoi atë tej për tej, e rënqethi, e bëri të përlotej. Ato kohë vendi i mbyllur nga bota nuk duhej të kishte më shumë se njëqind e pesëdhjetë aparate televizivë, por lajmi, i shpërndarë gojë më gojë, përfshiu të madh e të vogël me një shpejtësi të atillë sikur të gjithë kishin nga një apo dy televizorë nëpër shtëpitë e tyre.
Shqipëria, e izoluar forcërisht në atë vathë, e shkëputur me fqinjët, e ndarë me Lindjen dhe Perëndimin, tokë që fuste brenda kufijve të saj vetëm kinezë, të cilët visheshin e hanin njëlloj, kishte kujtuar se do të vdiste në harrimin e saj.
Dhe kur harrohesh është njëlloj si të kesh fatin e atij që ka ikur nga kjo botë.
Majk Bonxhorno kishte bërë mrekullinë: i kishte thënë Shqipërisë se ishte gjallë.
Në ato çaste ai e kishte bërë të ndjeshme vetëdijen e saj më shumë se rebelimi studentor, stuhia që kishte ngritur në këmbë Amerikën, shkundur Francën, trandur nga themelet edhe vetë Italinë.
Për shqiptarët ëndrra e rinisë së Perëndimit dukej e largët, konfuze, e përleshur me shkopinjtë e gomës së policisë dhe e mbështjellë me gaz lotsjellës. E doktrinuar nga ideologjia e regjimit rinia shqiptare nuk mund ta kuptonte atë që po ndodhte në botën, të cilën ajo nuk e njihte. Ose që ende besonte se ishte e keqe, e mbrapsht, armike e popullit, shfrytëzuese e tij, hapësirë e egër ku “njeriu për njeriun ishte ujk”.
Madje kështu siç po e shihte nga kronikat që shfaqnin nëpër sallat e kinemave dokumentarët politikë të diktaturës apo edhe që një pjesë e intelektualëve arrinin ta vështronin nga ekranet e aparateve të pakët televizivë, ajo botë nuk ishte e pëlqyer as edhe për vetë rininë e tyre.
Kur nuk ishte ëndërr për ta, si mund të ishte për shqiptarët!
Në mund të thuhet se në këtë vit të trazuar 1968 mes tyre mbeti e gjallë një copë nga ëndërra e thërrmuar e Perëndimit ose më saktë nga imazhi i saj i vetëm përfaqësues, ai italian, merita i mbetet RAI-t. Spektakleve të tij. Asaj krijese fine, ku gjendeshin bashkë si në një parajsë këngët rrëmbenjëse, fytyrat mahnitëse të prezantueseve, dekoret marramendëse, balerinat si mjellma, trupat elegantë të xhonglerëve, kofshët e zbuluara e farfuritëse të femrave, gjokset e tyre shumë të hapur e tundonjës, humori shpërthyes i spikerëve, konkurset e shpejta, dhuratat ndjellëse për fituesit.
Megjithatë Enver Hoxha, i fuqishmi i regjimit, mori masat e tij. Ai i druhej dukurisë së infektimit, kaq e njohur në dinamikën e ngjarjeve të mëdha politike. Ca më shumë i frikej edhe efektit të saj mes rinisë, ku virusi i imitimit i ngjante shpejtësisë dhe furisë së një orteku. Gjashtëdhjetë e teta kishte depërtuar edhe në vendet komuniste të Lindjes, atje po mbinin njëra pas tjetrës grupet studentore dhe intelektuale, në emërtimet e të cilëve gjithkund ishte fjala pranverë.
Kryekomunisti shqiptar nxitoi t’i delte të keqes përpara. Ai bëri një vizitë të shpejtë mes rinisë studentore shqiptare, e cila në atë shtator po kryente aksionin për ndërtimin e një hekurudhe që bashkonte tre qytete të Shqipërisë së mesme dhe të jugut, njërës nga veprat më kryesore e më të mëdha të atij “pesëvjeçari”, siç quhej mekanizmi i planifikuar komunist i zhvillimit ekonomik të vendit.
Mbi pesëmijë studentë punonin duke hapur këtë trasé. Vinin nga fakultetet e ekonomisë, inxhinierisë, historisë e letërsisë, gjuhëve të huaja e gjeologjisë, agronomisë dhe mjekësisë, matematikës dhe shkencave të natyrës, nga degët e arteve të pikturës, muzikës apo të teatrit dramatik.
Ishin grumbulluar në disa “qendra aksioni”, ku rrethuar me mur të ultë tulle, ndodheshin katër apo pesë kapanone të mëdhenj, të cilëve u thoshin fjetina, një kapanon që ishte mensë, një gjysmëkapanoni vatër kulture, një apo dy magazina, dy kthina dushesh. Të gjitha këto ndërtesa ishin ngritur e mbuluar me një lloj pllake të hollë letër katramaje, një përzierje çimentoje e zifti, e cila me një goditje guri thyhej menjëherë, por nuk fuste shi. Në fjetina studentët si shtretër kishin përreth hapësirave të mëdha dy rradhë dyshemesh druri, ku pafundësisht rreshtoheshin dyshekët dhe mbi ta dy çarçafë, një jastëk dhe një batanije e leshtë. Kështu ata flinin njeri pas tjetrit dhe mes tyre nuk kishte asnjë hapësirë ndarëse përveç trupit të tjetrit. Në këtë mënyrë një kapanon i zakonshëm mund të mbante brenda deri edhe dyqind e pesëdhjetë studentë.
E gjithë kjo armatë çdo ditë duhej të ngrihej në orën 4.30. Zgjimin e kryente një burie. Në orën 7.00, pasi bënin gjimnastikën e organizuar, higjienën e mëngjesit, rreshtimin për ngrënie, rirreshtimin për “paraqitje force”, ngritjen e flamurit, niseshin për në punë.
Kthimi bëhej në orën 14.30 dhe tridhjetë minuta më vonë, zakonisht me turne, studentët drekonin. Pastaj ishte i detyruar një orë e gjysmë pushim shtrati. Pasditja mbartte veprimtari kulturore, lexim librash, lojëra sportive, ndonjë shfaqje filmi shqiptar, darkën, shëtitjen e mbrëmjes dhe në orën 22.00 buria urdhëronte fikjen e të gjitha dritave nëpër fjetina dhe mbajtjen ndezur vetëm të njërës prej tyre, e cila quhej “llamba roje”.
Në një farë mënyre në këtë rregjim ushtarak e gjeti viti 1968 rininë shqiptare. Ca më shumë elitën e saj studentore, atë që nëpër Evropë dhe metropolet amerikane po nxirrte nga pallatet e pushtetit dhe nga vetë skena historike qeveri të tëra, madje edhe vetë mënyra të qeverisuri.
Enver Hoxha e mbajti fjalimin e tij para kësaj mase studentësh. Në pak fjalë patetizmi i saj përmblidhej në idenë se rinia në vendet borgjeze të Perëndimit dhe revizioniste të Lindjes shfrytëzohej dhe asaj kjo jetë plot vuajtje i kishte vajtur në shpirt. Prandaj ishte ngritur për ta përmbysur atë shoqëri të padrejtë. Kjo që po ndodhte jashtë Shqipërisë, tha ai, “vërteton drejtësinë e mësimeve të partisë”. Kurse rinia jonë, vijoi logjika e fjalimit të tij, jeton e lumtur dhe e lirë, ajo nuk ka nevojë të dalë në rrugë.
Duartrokitjet ishin të shpeshta. Hoxha ishte një burrë i bukur, me karizmë dhe orator i jashtëzakonshëm. Në rininë e tij, në vitet tridhjetë, kishte studiuar në Francë, pikërisht aty ku kishte lindur e po bënte katrahurën revolta studentore. Kur ja donte puna ai ngjishte në trup një uniformë ushtarake apo nderte mbi kokë një kasketë të modelit ushtarak, por në të vërtetë të gjithë e dinin që rekuizita e tij më e pëlqyer dhe më e shpeshtë ishte e stilit evropian, ku binte në sy një kapele e hijshme borsalinë.
Të rinjtë ja besonin trupin dhe mendjen drogës që shpërndante kudo gjuha e tij robëruese.
Kështu asgjë nuk ndodhi në Shqipëri atë vit, as më pas, më 1969.
Asgjë e dukshme edhe më 1970.
Në këtë vend minimalisht, sipas një rregulli të trishtë e të bërë zakon, duhet të kalonin dymbëdhjetë muaj që të mund të ndihej se i kishte hyrë brenda kufijve efekti i një ngjarjeje apo dukurie të re që pati përfshirë të gjithë Evropën.
Megjithatë pas duartrokitjeve të studentëve shqiptarë, ndoshta një lloj rrufjanllëku, atë mbrëmje shtatori 1968, kur Enver Hoxha ishte larguar nga ajo qendër aksioni, Gradishtë, fshat i madh e i njohur në gjeografinë e vendit, emri i të cilës mund të përkthehej “qytezë”, për autorin e këtij libri ndodhi diçka e paharrueshme.
Me dy shokë të mi, të tre studentë të degës së Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës, kapërcyem sheshin, ku ishte mbajtur mitingu dhe ende rrinin të pahequra tribuna e drunjtë, bezja e kuqe dhe zbukurimet me degë dafinash, e vumë re se kontingjenti i agjentëve civilë ishte larguar përfundimisht. Atëhere kërcyem murin kufizues dhe dolëm mbrapa qytezës, në një fushë me misra, me disa shegë, një rrugëz përmes saj dhe në sfond një pus e dy selvi.
Edhe prej endej ishin larguar ushtarët e skortës së sigurisë së Hoxhës.
Tani mund të realizonim planin tonë të fshehtë, disa herë të ushtruar pa rezultat: do të “kapnim” një student të vitit të katërt të degës së Gjeografi-Historisë duke u puthur me studenten më të bukur të aksionit.
Ai ishte këngëtar dhe ne, sipas thashethemeve të sigurta, kishim mësuar se në rreth të ngushtë, edhe aty, në qytezë, këndonte melodi italiane. Pikërisht ato këngë e kishin marrë më qafë edhe bukuroshen e aksionit, e cila, ndryshe nga rrëmbyesi i saj i shpirtit, i cili vetëm atë muaj e kishte atë dashnoren e dytë, qe një vajzë e çiltër dhe moralisht shumë korrekte.
Në të vërtetë kishte disa vite që mes të rinjve shqiptarë ishte përhapur rregulli i pashkruar se po të dije dy apo tre këngë italiane, zije menjëherë një të dashur.
Pra, atë mbrëmje të vonë, ne tre “komplotistët”, xhelozë të marrë që këngëtari “vagabond” do ta puthte studenten e ndershme bukuroshe, pritëm gjatë të fshehur nëpër kallamishtet e dendura të misrit gjersa silhuetat e tyre të bashkuara më në fund u avitën. Ai i kishte hedhur krahun në qafë dhe diçka po i mërmëriste.
Ne mbajtëm frymën. Edhe donim t’i delnim mbanë misionit që i kishim vënë vetes, pra ta shihnim që ai po e puthte, por nga ana tjetër ndjenim se do të na pushonte zemra nga marrazi kur ta shihnim nga afër këtë skenë.
Kur ata të dy u afruan, në vend të fjalëve të pritshme dashurore, u dëgjua fjala “débora”. Ai po këndonte. “Débora” thirri përsëri. Ne pamë njëri-tjetrin nëpër errësirë. Ai këndonte magjepshëm e tani ishim ne gati të binim në dashuri me të.
Sërish thirri “débora”. Në gjuhën tonë kjo fjalë donte të thoshte pak a shumë “dëborë”. Por ai e shqiptonte fjalën me theks tek “e”, kurse në shqip bie tek “o”.
Është këngë angleze, pëshpëriti njëri nga ne. Nuk iu përgjigjëm. Ishim të një mendjeje.
Pastaj dalluam “Déborah mia, ascoltami, ti prego ascoltami!”
Qenka këngë italiane, pëshpëritëm ne të tre si të kishim vetëm një gojë.
“Da quando hai detto che non vuoi più bene a me..”.
“Déborah”, klithi sërish këngëtari me njërin krah të hedhur në qafën e më të bukurës së aksionit, “Déborah”.
Ishim nemitur. Papritmas ai po këndonte anglisht: “Good time nothing but, good time spelling the frazes and holding your hand”. “Kohë të mirë, veç kohë të mirë shqiptojnë frazat e mia dhe ndërkohë shtrëngoj pas vetes duart e tua”.
Zëri i tij po tretej ngadalë: “Déborah mia, ascoltami, ti prego ascoltami…”.
Vazhdonin të ecnin nëpër shtegun mes fushës me misra. Po largoheshin përmes këngës.
-Hajde ikim- tha njëri nga ne- ai s’ka për ta puthur sot, e ka mendjen tek kënga.
-Budalla- u përgjegj tjetri- kur këndohet shijon më mirë puthja.
-Ikim se është turp- fola unë.
-Ti s’ke zemër- më pëshpëriti ky.
-Zemër nuk kemi të gjithë- ngriti zërin i pari-Hajde ikim se lamë nam!
U çuam me kujdes për të mos prekur me trupat tanë kallamishtet e misrit, të cilat e dinim që bënin shumë zhurrmë. Dolëm në shteg dhe u përpoqëm të dallonim siluetën e dy të dashuruarve. Mezi shquheshin. Por tingujt e këngës ende vinin gjer atje.
-Ta dëgjojmë dhe pak, prisni!
Qëndruam edhe pak çaste.
Ramiz Alia në Romë, 1976
Pastrimi i madh i shtetit nga armiqtë e tij kishte përfunduar dhe nëpër postet e larta të vendit tashmë patën mbetur vetëm gjysma e prijësve të vjetër, të dalë nga lufta antifashiste nacionalçlirimtare. Në forumet udhëheqëse kishin hyrë të rinj, kryesisht njerëz që fillimet e jetës së tyre i kishin patur ose punëtorë fabrikash ose bujq kooperativash, por pastaj, nëpërmjet sistemit të shkollave të natës dhe universiteteve me korrespodencë, ishin diplomuar në një profesion.
Nga e gjithë ajo stuhi që shkundi përmbi tre vjet të gjitha vendin kishte shpëtuar çuditërisht më i përfoluri si i rrezikuari, njeriu i propogandës dhe i thirruri koka ideologjike e rregjimit, Ramiz Alia.
Në fillim të vitit 1976 ai erdhi në Romë për të shkuar në Paris në një seancë kurimi. Dukej i qetë dhe bëri disa herë shaka me diplomatët.
Natën e vetme e kaloi në apartamentin “shtëpi pritjeje” dhe u muar vesh, në fillim si një batutë humori, se ai donte të blinte një pardesy të re. Në të vërtetë ajo që mbante në trup dukej e shumëpërdorur dhe e një modeli të tejshkuar.
Por ngjarja e kuptuar si shaka kishte ndodhur realisht. Alia i kishte thënë sekretarit të partisë, me të cilin pati qenë shok lufte, se “si do të shkoj kështu në Paris”. Atëherë së bashku me të dhe i shoqëruar nga një diplomat, shkuan në një nga dyqanet pranë kishës Santa Maria Maxhore, dhe udhëheqësi shqiptar zgjodhi njerën prej pardesyve.
Ishte me ngjyrë të zezë.
Një nga ato që diplomatët shqiptarë të Romës e kishin blerë që në muajt e parë të punës. E veshi: i rrinte sipas trupit. Pastaj tha se do ta blinte, por nuk dinte çmimin. Ju dilni pak jashtë, iu përgjegj me shaka shoku i tij i luftës, pazarin e bëjmë ne. Ramiz Alia u bind e doli në trotuar. Pas disa minutash prej dyqanit dolën edhe ata. E mbanin pardesynë në dorë, paketuar për merak.
Figura e katërt e regjimit, tek e mori në duar, ishte e kënaqur shumë, madje dukej i gëzuar si fëmijë. Sa bëri, u kishte thënë menjëherë. Tetëdhjetë mijë lira ishte përgjigjur shoku i tij i luftës.
Ramiz Alia ishte zbehur i gjithë e kishte nderur pardesynë para tyre: ktheheni, nuk mundem, ktheheni!
Tani ishte rradha të zbehej miku i tij.
Unë kam vetëm gjashtëdhjetë mijë lira, pati belbëzuar prijësi i propagandës, i kulturës dhe i medias shqiptare. Vetëm gjashtëdhjetë mijë, kishte mërmëritur.
Kjo nuk do të thotë gjë, ndërhyri bashkëluftëtari i tij i armëve, njëzetë mijë i kam paguar unë, në vend të një darke në shtëpinë time. Ju lutem visheni, ajo ju shkonte aq shumë.
Tjetri kishte ngurruar për një kohë të gjatë. Ai e dinte se njëzetë mijë lira nuk ishin një darkë, por një e katërta e pagës mujore të një diplomati. Kundërshtoi edhe ca kohë, më pas ra në mëdyshje dhe më në fund pranoi. Pak orë më parë atij i kishte ndodhur edhe një keqkuptim tjetër.
Kishte parë në një vitrinë një matës ritmi muzikor dhe u ishte lutur të hynin në dyqan e ta blinin. Ja kishte premtuar vajzës së tij, e cila vazhdonte një lice muzikor në Tiranë. Ata hynë në dyqan dhe dolën me të. Kur ai futi dorën në xhep për t’u dhënë paratë, u bë dyll i verdhë kur dëgjoi çmimin: 30 mijë lireta.
Ktheheni, nuk mundem, kishte belbëzuar, nuk mundem. Vajza ime të mësojë si të gjitha shoqet e saj.
AF239 (Kanaçja)
Ndoshta beteja në eter e mbi tokë do të bëhej edhe më shumë e mundimshme në rast se vetë njerëzit nuk do t’i kishin dhënë një dorë kësaj situate. Regjimi në njërën anë, Beogradi në tjetrën, RAI në të vetin.
Shqiptarët në të tyren.
Ata shpikën një rrugëdalje që nuk e provokonte shumë mllefin e shtetit, madje e bënte atë të pranueshëm edhe për mentalitetin e tij të ngurtë.
Ai qe një aparat i vogël, sa një kuti sardeleje. Në gjuhën popullore u quajt “kanaçe”, çfarë në thelb donte të thoshte kutijëz teneqeje. Në të vërtetë brenda kësaj llamarine të sajuar si kuti vendoseshin disa pjesë elektronike si edhe një transistor kryesor.
Ishte shumë i kërkuar. Emërtohej teknikisht AF239.
Aparati televiziv i prodhuar në UEM ishte i montuar vetëm me një bandë valësh. Atij i mungonte “grupi”, siç shpreheshin ata që mbaheshin si specialistë. Kjo donte të thoshte se nuk kishte atë bandë me valë, ku transmetoheshin me shumicë edhe mjaft kanale të tjera të huaja televizive, shpesh edhe private apo lokale. Kjo kanaçe nuk të ndihmonte të kapje RAI-n, as Televizionin e Beogradit. Sinjali i tyre hynte në valët e bandës së montuar që në fillim në aparatin televiziv.
Shqiptarët kërkonin të shihnin më shumë se ato dy apo tre stacione që i kishin siguruar me kohë. Me anë të “kënaçes” televizori punonte si një radio. Në disa qytete afër bregdetit apo në faqe malesh përballë perëndimit, me anë të saj arrihej të kapeshin edhe dhjetë apo njëzetë kanale televizive italiane, kryesisht pulieze.
Por kapej me kohë të kufizuara edhe një stacion spanjoll, një egjiptian, ishte interceptuar deri edhe stacion rus.
“Kënaçet” ishin aq çudibërëse sa kishte ndodhur që një aparat televiziv i UEM-it, i pajisur me të, kapte më shumë stacione të huaja sa një “Telefunken”, i blerë jashtë vendit së bashku me të quajturin “grup”.
Por pajisja e re e shqiptarëve sillte me vete edhe një risi. Për të qenë sa më i efektshëm ai duhej të pajisej me një përforcues. Madje shpesh kjo gjë mund të bëhej nëpërmjet montimit të saj brenda kutisë së llamarintë të “kënaçes”.
Shtimi i pajisjes së përforcuesit bëri që sinjali i RAI-t, më i kërkuari, por edhe më i pasigurti, të bëhej i qëndrueshëm dhe mjaft komod për t’u parë.
Që të mbërrije deri në sigurimin e një “kënaçeje” nuk qe aq gjë e thjeshtë, megjithëse çmimi ilegal i saj ishte sa tre ditë pune. Të vështirë prodhimin e një pajisjeje të tillë nuk e bënte aspak vlera monetare, shqiptarët do ta blinin atë edhe dhjetë herë më shtrenjtë. I rrallë dhe i mezigjendur për konstruktorët e saj ishte pikërisht transistori AF239.
Ai qe prej kohësh mall i “tregut të zi”. Atë ose mund ta gjeje pranë ndërmarrjeve të postë telekomunikacionit ose nëpërmjet “shoferëve të eksportit”, njerëzve të privilegjuar, të cilët nëpërmjet kamionëve të mëdhenj TIR shkelnin nëpër qytetet kryesore të Evropës.
Këta bënin kontrabandë sa me floririn aq edhe me transistorin e famshëm.

Njerez si Ylli Polovina edhe po te donte te qemtonte gjerat me te keqia te trajtimit te tyre si femije nga prinderit e ti,me siguri qe do shkruante plot mbrockulla te tilla aq sa ta nxirrte babain e tij KRIMINEL!
Le te shkoje po mundi ne Paris,Londer,San Francisko etj dhe te germoje nga keto mufkat e tij ,me siguri,qe do kape njerez te mjere,fatkeqe,te gjymtuar,te braktisur jo me nga shteti,por edhe femijet e tyre!
Le te shkoje Ylli ne veri e te njihet me mijra familje te ngujuara nga gjakmarrja dhe do gjeje mijra njerez,qe jetojne tere jeten nen terrorin e vdekjes,shtepi pa asnje burre,baba,vella te madh,me femijet pa shkolle,pa libra,pa top,qe nuk kane pare drita,televizot,radio,revista,libra,lojra argetuese,shoke e shoqe,qe nuk e dine ne se ka qytete apo fshatra pervec tyre,qe nuk dine e nuk shohin se cfare bejne bashkemoshataret e tyre kudo ne Shqiperi,qe nuk jane lare kurre ne det,ne lumenj,qe nuk e kane pare kryeqytetin Tirana,qe nuk e dine se kush do jete e ardhmja e tyre etj!
Per keto krime shkruaj o Ylli Pallavra,ndersa ti shkruan ,qe te fitosh pike si antikomunist dhe jo per te vene gishtin mbi plaget e sotme,qe kane cuar shqiptaret 100 vjet prapa!
Ti ylli je nje Palo koqe e padobishme.
Ha vetem m… Kot se koti e nuk U ngopkerke kurre.
Katunar provincial qe shyqyr mbarove gjuhen letersi dmth nje hicgje.
Lere Enverin se ka 35 vjet qe ka vdekur.
Beje me mire ti filoqylsi provincial me valizhe druni me keta katunaret e tjere qe tash 30 vjet vetem vjedhin dhe shkaterojne Shqiperine me ate demokracine kaq te permendur e te mbivleresuar nga ti yll provinca.
Ne emer te asaj demokracise fallso vetem shkateruat Shqiperine, dhe ti yll na can mender tajaren me lirine e fjales qe ke “fitu” e shkruan cdo lloj hajvanlleqesh dhe na i servir neper gazeta e neper leider bra.
Pse te mos shkruaj dhe ti kur shkruajne te gjithe. Dhe me to siguron dhe buken e gojes.
Bythlepires.
Idiot
Keshtu ka qen qe ne rinin e hershme! Tip servili, i cili kerkonte te evidentohej para udheheqjes se vendit, si nje njeri me mjaft bagazh e inteligjent, qe zor se mund te gjendej ne qytet. C’eshte e verteta ne ate kohe kur YDHI mbaroi shkollen dhe kur per bashkshorte mori vajzen e nje njeriu te ndershem, por qe kishte post te rendesishem ne organet e diktatures. Pjesa dermuse e kuadrove qe drejtonin partine e shtetin ne rreth, ne raport me YDHIN qe sapo kishte dale nga shkolla i brymosur me idealet e Partise e te shokut Enver, kishin disnivel intelektual me te. YDHI edhe pse ishte i ndergjegjshem per kete disnivel intelektual, ai perseri, po ketyre njerzve me pushtet u servilosoj, kjo deri ne 90-en. Tani pa tjeter qe ka rrjedhur shum uje nen ure dhe YDHI nuk eshte ai qe bashkqytetaret njihnin deri ne 90-en. Tani ai eshte nje “personalitet” qe me lapsin e vete mund te bej cudira. Ta shkruaj dhe retushoj historine si ti doje kokrra e qejfit! Por nje gje nuk ndryshon dote! Bashkqytetaret dhe bashkmoshataret jan ende gjalle dhe si te tille, ata edhe nje here tjeter kane per tu cuditur me bemat e YDHIT.
Për tre komentuesit më lart.
Dakord, po pranojmë që ky YLLi ( apo YDHI), qënka njeri pa karakter, i keq, i poshtër, e plot minuse.
Por një gjë e dallon nga ju: YLLI shkruan me emrin e tij. Edhe nëse e fallsifikon të shkuarën e tij, në fund e firmos YLLI POLOVINA.
Po ju??? Sidomos “Bashkëqytetari”, me që flet në emrin tonë , të beratasve, duhej t’na bindte që e meriton të na përfsqësojë e t’i bashkohemi në dënimin që YDHIn e pret në të ardhmen, duke ja nxjerë bojën dhe ta zhdukim nga Historia e Letërsisë dhe Kulturës së Beratit e të gjithë Shqipërisë!!!
Na udhëhiq “ Bashkëqytetar” i dashur në këtë kryqëzatë antiYDHI, ta djegim atë në turrën e 32 librave, qindra e mijëra shkrimeve në revista e gazeta, qindra e mijëra dorëshkrimeve, e të mos mbetet jo dritë, por asnjë rreze e vetme nga ai maskara.
Veç po nuk u shfaqe, si të të ndjekim???