Elbasan: Shpërthim në ish- metalurgjik, 3 të plagosur

Ornela

Tre punonjës të një firme private, “Elba gas” janë plagosur paraditen e sotme si pasojë e një shpërthimi në repartin e oksigjenit te ish-Metalurgjiku në Elbasan.

Aksidenti në punë ka ndodhur rreth orës 10:30. Tre punonjësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Të plagosurit janë me inicialet Q.M. 61 vjeç, O.B. 69 vjeç, dhe E.B. 42 vjeç. Po sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se gjatë punës ka shpërthyer një tub furnizimi me gaz, por nuk ka pasur flakë.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e tragjedisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *