Dje dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, sot ish- gjyqtari Gjin Gjoni dhe vëllai i tij, propozohen për deputetë në listat e PD

Leda Hysa

Gjin Gjoni propozohet për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.

Lajmi e ka bërë të ditur Report TV, të cilët nga burime brenda degës së PD-së bëjnë me dije se një ditë pasi dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për shkak të frikës nga vettingu, Gjin Gjoni është propozuar nga një grup-seksioni në degën e PD-së në Lezhë që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Bashkë me gjyqtarin për deputet është propozuar edhe vëllai i tij, Fran Gjoni.  Të gjitha grupet-seksionet në degën e PD-së kanë propozuar mbi 125 emra.

Por burime zyrtare nga PD për Report Tv konfirmojnë se Gjin Gjoni është propozuar si kandidat për deputet nga dega e PD Lezhë, por mohon që ai do të pranohet pasi sipas kritereve të vendosura për përzgjedhjen e kandidatëve nuk pranohen ata që janë shkarkuar nga vetingu dhe as ata që kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vetingut.

Në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut”, thonë burimet zyrtare në PD për Report Tv

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • PD ka arritur në një paftyresi që nuk është parë më parë çfarë gjykatës është ky kur duket që ka qenë në shërbim të berishoviçit si këta njerëz nuk thojnë hapu dhe të futem turpi dhe ndërgjegja e dallon njeriun nga kafsha

  • Dy kambere ne nje dere. Xhin akrobati nuk rene akoma ne rrjeten e drejtesise. Po rri bukur ne telin e ekuilibrit.

  • DIDA:Kjo eshte PD qe mbledh ne SHQUP mbeturinat,llumin,hajdutet e vrsesit e shoqerise.Dhe kjo eshte arsyeja qe nuk fiton më vota ne Shqiperi.Ndaj nuk do lista te hapura,kualicion pas-zgjedhor,etj,pasi i ka dale boja qe ne 1992.
    -Me kandidimin e Gj.Gjonit PD harrin kulmin e degjenerimit politike e moral ne kete vend,pasi Gj.Gj eshte kreu i korrupsionit me patente nd/kombetare ne Shqiperi.
    -FLM-DITA

  • Zoti Lulezim-ate PD mos e kethe ne shtepi-publike ,mendohu mire kur i cakton kanidatet per deputet ,jo “Dru-me-Pre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *