I infiltruar nga Teherani kundër MEK-ut, Shqipëria shpall “non grata” spiunin iranian

Leda Hysa

Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ dhe pritet që të dëbojë një spiun iranian.

Personit në fjalë do ti ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për Dabiel Kassraee 29 vjeç nga Irani me nënshtetësi italiane.

Urdhri për dëbimin e tij është firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me vendim nr.172 dhe pritet që të dërgohet në orët në vijim drejt Italisë.

Të dhënat e grumbulluara nga shërbimet inteligjente flasin se 29-vjeçari është agjent me veprimtari spiunazhi, i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.

Gjatë periudhës kur Dabiel Kassrae ka qëndruar në Shqipëri ai është përpjekur të mbledhë informacione për azilantët e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri, përmes një marrëveshje sekrete mes SHBA-së dhe vendit tonë.

Kassrae është shfaqur shpesh herë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ku dyshohet se në disa episode ka tentuar të krijojë kontakte dhe rekrutojë ish-anëtarë të MEK.

Aktualisht 29-vjeçari ndodhet në një kamp në Vorë dhe pritet që të dëbohet në orët në vijim.

Kujtojmë se nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur ‘Non Grata’ rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetas iranianë.

Edhe vitet e fundit dy diplomatë iranianë u dëbuan nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2018 u dëbua edhe krye-diplomati i Ambasadës Iraniane në vendin tonë. Ndërkohë po hetohen edhe persona të tjerë që mund të ketë bashkëpunuar i riu i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Gabim-krimi i klases politike ne lidhje me lejimin e 4 divizioneve me “muxhot” eshte krimi me i madh kombetar qe nga koha e Gjergj Kastriotit..
    .
    Politik-beresve amerikane do ja beja hallall kee super sakrifice te Shqiptareve por me nje taleban neper kembe si Berisha i tyre eshte hipokrizi pse jo dhe tradheti duke pare dhe sjelljen e tyre me Kosoven

  • Debuat nje terroriste dhe 3000 te tjere i trajtojni si mos me mire..bukur shteti, shume bukur. Ptuuuu u dhjefsha mekun dhe ju bashke, servila bythlepiresa

    • Cfare labi je ti more otoman. Po per shkak te ketyre otomaneve u copetuam ne 5 shtete. Lereni politiken e madhe se nuk behet ne laberi. Amerikanet kane ndihmuar ne shtet formimin e shqiptareve. Cfare lidhje ka Kosova me Mekun. Kur jane amerikanet ata qe i kave vene vulen bombardimeve ne ish jugoslkavi.

  • Pranimi i MEK është akti më servilist i qeveritarëve (Saliu inisiator i marrëveshjes dhe pranimit të kontigjentit të parë të këtyre terroristëve iranianë).
    Asnjë shtet nuk i pranoi, ne gatitu!
    Pasojat po i paguajmë që tani, por dyshoj se po kemi edhe pasoja ekonomike të nëndheshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *