Shumë tashmë e konsiderojnë të humbur garën e Presidentit amerikan Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë dhe rizgjedhjen e tij si një lloj mrekullie.
Për analistët, Trump e ka trajtuar shumë keq emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga Covid dhe se ai gjithashtu nuk arriti të lehtësojë tensionet racore pas vrasjes nga një polic i bardhë i afrikano-amerikanit, George Floyd.
Të gjitha sondazhet, në fakt, e nxjerrin Trump si humbës.
Trump dhe kura kundër Covid-19 (para zgjedhjeve)
Donald Trump ka siguruar se administrata e tij do të gjejë një ilaç ose vaksinë kundër Covid-19 deri në fund të vitit.
Siç raporton ‘Epr Comunicazione’, administrata Trump ka vënë në lëvizje operacionin Warp Speed. 3 miliard dollarë tashmë janë shpenzuar për dy vaksina në veçanti, njëra e prodhuar nga AstraZeneca dhe tjetra nga Novavax.
Kompania e bioteknologjise ‘Moderna’ gjithashtu ka marrë 483 milion dollarë. Marrëveshja me ‘AstraZeneca’, thotë ‘Epr Comunicazione’, parashikon blerjen paraprake të 300 milion dozave të vaksinës; dozat e parë mund të mbërrijnë që në tetor të këtij viti.
‘Novavax’ gjithashtu ka premtuar të dorëzojë 100 milion doza të vaksinës së saj deri në fund të vitit 2020.
Kongresi ka caktuar gati 10 miliardë dollarë për këtë projekt përmes fondeve shtesë. Operacioni Warp Speed në fakt synon të sigurojë 300 milion doza të një vaksine të sigurt dhe efektive Covid-19 deri në janar 2021, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive diagnostikuese.
Donald Trump, gjithashtu kohët e fundit, foli për “lajme të rëndësishme” për vaksinën e mundshme për Covid-19.
Në të vërtetë, ‘AstraZeneca’ ka filluar testimin në një fazë të përparuar, dhe ‘Moderna’ e’ Pfizer’ pritet të bëjnë të njëjtën gjë para fundit të verës. Dhe nëse administrata Trump arrin të gjejë një kurë përpara zgjedhjeve të nëntorit, ajo mund të ndryshojë gjithçka, sidomos nga një perspektivë elektorale.
l.h/ dita

Shkenca po synon nje sere kombinimesh per tia dale
COVID-19. Vaksinat po testohen, antitrupat ne forme injeksioni, gjithashtu po testohen. Pritet te testohet edhe injektimi i ruazave te bardha, limfociteve, qe do te fuqizojne trupin ne luften kunder virusit.
Paraja nuk po kursehet nga super shtetet qe keto antidotë te vihen ne sherbim te njerezimit.
Nga ne pritet qe te rritet ndergjegjesimi ne mbajtjen
e maskave. Kjo, gjithsesi, nuk mund t’i lihet vetem ndegjegjes, por duhet perdorur edhe forca e ligjit. Supermarketet, aktivitetet tregtare e kane te pamundur te detyrojne me force ata qe injorojne masat. Cfare mund te bejne ata, eshte te telefonojne policine kur shohin
qe dikush ne dyqan nuk ka maske. Kane frike se mos e pesojne si ai punonjesi i Mc Donald, qe hengri ca grushta, kur i terhoqi vemendjen nje klienti qe ishte pa maske.
https://m.youtube.com/watch?v=PSiECKJCKAw