OKB sugjeron një mënyrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit

Leda Hysa

Kombet e Bashkuara sugjerojnë një mënyrë që mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së Covid-19. Kjo mund të arrihet përmes një page bazë të përkohshme, e cila duhet t’iu sigurohet njerëzve më të varfër të botës në vendet e zhvilluara.

Një raport I Programit të Zhvillimit të OKB-së thotë se fondi do tu mundësojë 2,7 miliardë personave të 132 shteteve të ndryshme që të qëndrojnë në shtëpi.

“Kohëra të jashtëzakonshme kërkojnë masa të pashembullta sociale dhe ekonomike. Vendosja e një page bazë për personat më të varfër të botës është shfaqur si një mundësi. Planet e shpëtimit dhe të rimëkëmbjes nuk mund të fokusohen vetëm në tregjet dhe bizneset e mëdha”, tha Achim Steiner, administrator i UNDP.

Raporti shfaqi dhe 3 mënyra se si mund të shpërndahen këto paga bazë, duke rritur të ardhurat mesatare ekzistuese, duke bërë transferta të shumave bazuar në standardin mesatar të jetesës në atë shtet ose duke transferuar një shumë të madhe pavarësisht vendndodhjes së personave përfitues.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia koronavirus mund të rrisë ndjeshëm nivelin e varfërisë në të gjithë botën.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne Shqiperi perhapja ashtu si po e shohim ne realitet eshte ; Nga qejfet e njerzeve(dasma, gosti )…nga grumbullimet ne mort,… nga vizitat e te afermeve ne spitale dhe nga grumbullimet Trendi te gjithollogeve qe mohojne ekzistencen e virusit vdekjeprures.
    Pergjigjja e shtetit ; masa ndeshkimore drastike gjoba te renda per shkelesit e rregullave .Ka shume qe duan te vdesin, por shumica e duan jeten e tyre dhe te femijeve.Te denohen rende dhunuesit e jetes se te tjereve.Provoni te shkelni keto rregulla ne Hollande e Greqi me nga tetembedhjete e trembedhjete milion banore .
    Gjitholloget qe mohojne ekzistencen te ndeshkohen me burg.
    Gazetaria investigative te gjurmoje rastet nga burimet mjekesore duke deklaruar zonat e infektuara …shkaqet e infektimit te ketyre personave .Do behemi gazi i botes me kokemevetesine e Shqipos .Tani po na grin si mish qeni, por mund te na grije per sallam si mish derri per pula.

  • Masat jane vendosur ne protokolle por shteti duhet te veproje me force per zbatimin e tyre. Te mos kete punonjes administrate, dyqane ,markete,pa perdorur masken me detyrim. Nese ndodh guxojne te zhvillojne dasma apo ceremoni mortore duhet te kete gjobitje ndaj atyre familjeve perndryshe te ruhesg sa te duash individualisht perhapje te tilla ne komunit te bejne gjemen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *