Vritet biznesmeni turk, ortak në një rafineri nafte në Shqipëri

anazapta

Një biznesmen turk është vrarë ditën e djeshme në Stamboll, raporton e përditshmja turke “Hurriyet”. Omar Satën, 57 vjeç,  kishte biznese në Shqipëri.

Ai ishte ortak në një rafineri nafte dhe zotëronte 40 për qind të aksioneve. Satën, baba i katër fëmijëve, është vrarë në makinën e tij, në lagjen Atakoj, ku priste një person, i cili me shumë gjasa është autori i krimit. Para ekzekutimit, Satën ka kontaktuar me disa të njohur me telefon, të cilëve u ka thënë se po priste një shok.

Ndërkohë, policia turke bën të ditur se autori i krimit mbetet i paidentifikuar.

 

Share This Article
1 Comment
  • E vrau biznesi…. ku? …ne Turqi… Kush e vrau….pse …qysh… ? Kerkush s’e gjen, sepse “s’ka kush ta gjen.” 300 vjet mafje ne perendim, 20 -vjet mafje ne lindje. Tashme, mafjen ne perendim mund ta quajme nje fenomen kriminal provncial (kurre nuk u ul kembekryq ne shtet); ne lindje mungon vetem nje pergjigje: mafja e polli shtetin apo shteti polli mafjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *