U mor i pandehur nga SPAK, KPA pezullon nga detyra Luan Dacin

Leda Hysa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në mbledhjen e sotme vendosi pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Më herët Luan Daci u njoh me akuzën e Spak që këmbënguli ta dërgojë të pandehur për falsifikim dokumentesh, sa kohë ai nuk deklaroi urdhrin për ta larguar nga drejtësia gjatë 1997-ës.

Njoftimi

Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtar Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot mbledhja e Gjyqtarëve, e cila, me vendimin nr. 14, datë 24.07.2020, në zbatim të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi:

1. Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.

2.Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Te me falni per mungesen e informacionit te duhur.
    Por kam nje kureshtje.
    Gjate periudhes se pezullimit, ky anetari I KPA qe do te bente drejtesi edhe perse i dale nga shkolla e plepave, a mer page nga kontributet e shqiptareve?

  • Mos do e cojne dhe kete prape ne shkolle me detyrim?
    Ky sistem eshte i mbushur i gjithi me kriminele, dhe buce. Ne krahasim me te tjeret ky ka te drejte te kerkoje pafajesine

  • Té ARRESTOHET KOLERA Arben Kraja i SPAK , qé èshtè i lidhur KOKÉ E KÈMBÉ me KRIMIN E ORGANIZUAR , MAFIEN E NDÉRTIMIT , KORRUPSIONIN 30 VJEÇAR tè Politikès sè DOBIÇAVE etj etj etj etj etj !!!!! USA , DASH , FBI , té HETOJNÉ KREIMINELIN Arben BANDIT Kraja qè merret me CIROMKA dhe HAJDUTÉ XHEPASH tè RÉNDOMTÈ , kurse me SUPER GRABITQARÈT dhe PLAÇKITÈSIT e PD , PS , LSI , PDBNJ , PDIU , PAA , PAD , MBYLL SYTÈ dhe LUAN ROLIN e QORRIT dhe té SHURDHIT, dhe bén “SHEJTAN – BUDALLAIN” !!!!! FBI té DÉRGOJ NAVY SEAL dhe tè ARRESTOJNÉ KRYEBANDITIN Arben Kraja dhe ta dèrgojnè até FEKALE né BURGUN e SIGURISÈ sé LARTÈ té GUANTANAMOS !! !! Arben Kraja I SPAK èshté MAFIA dhe RREZIK KOMBÈTAR !!!!!

  • Té ARRESTOHET KOLERA Arben Kraja i SPAK , qé èshtè i lidhur KOKÉ E KÈMBÉ me KRIMIN E ORGANIZUAR , MAFIEN E NDÉRTIMIT , KORRUPSIONIN 30 VJEÇAR tè Politikès sè DOBIÇAVE etj etj etj etj etj !!!!! USA , DASH , FBI , té HETOJNÉ KREIMINELIN Arben BANDIT Kraja qè merret me CIROMKA dhe HAJDUTÉ XHEPASH tè RÉNDOMTÈ , kurse me SUPER GRABITQARÈT dhe PLAÇKITÈSIT e PD , PS , LSI , PDBNJ , PDIU , PAA , PAD , MBYLL SYTÈ dhe LUAN ROLIN e QORRIT dhe té SHURDHIT, dhe bén “SHEJTAN – BUDALLAIN” !!!!! FBI té DÉRGOJ NAVY SEAL dhe tè ARRESTOJNÉ KRYEBANDITIN Arben Kraja dhe ta dèrgojnè até FEKALE né BURGUN e SIGURISÈ sé LARTÈ té GUANTANAMOS !! !! Arben Kraja I SPAK èshté MAFIA dhe RREZIK KOMBÈTAR !!!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • https://pamfleti.net/pse-nuk-shkarkohet-shefja-e-apelit-te-veting-natasha-mulaj-me-3-personazhe-krimi-ne-familje-e-1-histori-bandash/

    Pse nuk shkarkohet?/ Shefja e Apelit të “Veting”, Natasha Mulaj; me 3 personazhe krimi në familje e 1 histori bandash
    Pse nuk shkarkohet?/ Shefja e Apelit të “Veting”, Natasha Mulaj; me 3 personazhe krimi në familje e 1 histori bandash
    E zgjedhura me gogla/ A ka menazhuar dhe lojrat ilegale të bixhozit, që organizonte i vëllai i prangosur me 20 shkurt 2020? Sepse dihet, që në dosjen e aplikimit të gjoja garës për Anëtare dhe Kryetare e KPA, përveç shkeljes që nuk plotëson 15 vite punë në drejtësi e “njollave” penale të familjarëve, ka fshehur dhe të dhëna personale, në lidhje me të ardhurat, pasurinë e fakte të tjera nga aktiviteti si gjyqtare në Tropojë

    Pas 4 muajsh, Natasha Mulaj (Haklaj), plotëson 3 vite në krye të Komisionit të Përhershëm të Apelimit (KPA), ku jepen vendimet e formës së prerë.

    Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
    Në këtë detyrë, shefja Mulaj, bën vlerësim-pranimin e ankesave të prokurorëve e gjyqtarëve, të shkarkuar nga shkalla e parë e “Veting” në KPK; të cilët apelojnë vetë, ose ata që Genta Bungo (Tafa), i nxjerr të “pastër” me pazare personale e urdhër të mafies politike, por i ankimon OMN-SHBA.

    Pra, Kryetarja e Komisionit të Apelimit (Vetting), Natasha Mulaj (Haklaj), vendos “vulën” e drejtësisë përfundimtare, për figurën e zyrtarëve të drejtësisë; kur për vete, është “më llum” se ata që ka shkarkuar “Vetting”-u deri sot.

    Në përbërje dhe në krye të Komisionit të Apelimit të “Veting” (KPA), zonja Mulaj (Haklaj), u caktua si produkt pazari mes krerëve të PD-PS-LSI; për ndarje “thelash” përfaqësimi personal e klanor, në organet e spastrimit të prokurorëve e gjyqtarëve.

    Atëherë, ajo u prezantua nga Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja e Ilir Meta, me dosje të bardhë e “CV të shkëlqyer” por false; duke ia fshehur disa “njolla” intigriteti e mos-plotësim kriteresh profesionale-administrative; mungesa e të cilave, nuk lejonte as aplikimin për anëtar këshilli bashkie.

    Tashmë, “njollat” e fshehura dhe mashtrimet në “CV”, i janë zbuluar me prova konkrete shkresore; madje 20 ditë më parë, iu shtua edhe një provë e re penale familjare me burgosje; të cilën, ajo e ka ditur sepse ka qenë menazhere e biznes-bixhozit; vetë-deklaruar me këtë citim: “Kam menaxhuar bizneset e vëllerëve”.

    E megjithatë, Natasha Mulajn (Haklaj), Kuvendi nuk po e shkarkon nga detyra; paçka se kanë kaluar mbi 2.5 vite, nga dita e zgjedhje-emërimit me dosje false e fshehje të dhënash anti-ligjore; dhe 1 vit nga koha që “Pamfleti” i ka denoncuar provat.

    Ja 8, nga 20 provat anti-ligjore, që motivojnë dhe detyrojnë, shkarkimin e Kryetares së KPA

    Nuk ka kohë 15-vite si gjyqtare, prokurore, avokate, profesore e së drejtës, nëpunëse e shërbimit civil në nivel drejtues, por ka falsifikuar, sikur e ka këtë vjetërsi pune.
    Ka deklaruar, se ka patur Statusin “Gjyqtare”; gjë që Kushtetuta e ndalon kategorikisht, të jetë Anëtare në komisionet e “Veting”-ut KPK e KPA.
    Në vetë-deklarimit personal, datë 6 shkurt 2017 për aplikim si Anëtare e KPA, ka konfirmuar se në 3 vitet 2013-2017, ka qenë ndihmëse në biznesin e ndërtimit “Construction Management Allience-Albania” dhe të trojeve, guroreve, HEC-ve e në “biznese” të tjera “pakëz” jo ligjore, të vëllezërve të saj, Admir e Vladimir Mulaj; por këto janë biznese me probleme anti-ligjore tatimore, doganore e penale.
    Nuk ka deklaruar, që datën 16 qershor 1997, i është vrarë bashkëshorti Sokol Haklaj; në atentat në Milot, si pjesë e bandave kundërshtare të trafikut të armëve, vrasjeve, përdhunimeve, akteve terroriste, grabitjeve dhe uzurpimit të territoreve të zonës Tropojë- Kosovë.
    Nuk ka deklaruar, që vëllai i saj, Ilir Mulaj, në datën 8 nëntor 1994, ka vrarë Zeqë Nezën në Tropojë, baba i 5 fëmijëve dhe është dënuar me 23 vite burg; por ka falsifikuar dëshmitë e provat dhe është dënuar minimalisht vetëm për armë-mbajtje e leje dhe vrasje për vetë-mbrojtje.
    Nuk ka treguar, se vëllai i saj, Admir Mulaj, biznesmen me firmë ndërtimi, ku ka punuar në të zezë dhe Natasha Mulaj (Haklaj) për 3 vite; është subjekt administrativ e penal; për grabitje trojesh me dhunë e falsifikim, për evazion fiskal, për falsifikim dosjesh koncesionare HEC-i dhe mashtrim e shantazh ndaj ortakut italian, për vlerën financiare 205 mijë euro; apo siç është dhe rasti i mashtrimit të biznesmenit Eduard Dauti, me kontratë-shitje banese false 241 mijë euro, të menaxhuar nga Natasha Mulaj (Haklaj).
    Nuk ka treguar, se vëllai i saj Vladimir Mulaj, ka aktivitet me ngarkesa penale, për shkak punësh të pista, si i lidhur me individë të botës së krimit; për pasojë, natën Vitit të Ri 2019, i vendosën tritol në banesë, kur festonte bashkë me motrën Natasha Mulaj (Haklaj).
    Mesnatën e 20 shkutit 2020, Kryetares së KPA, iu arrestua vëllai Evis Mulaj; për aktivitet biznesi ilegal lojëra bixhozi, të cilat në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj të posaçëm.
    Megjithëse këto prova, janë të dokumentuara në institucionet e drejtësisë dhe administratës shtetërore; Kryesia e Kuvendit, nuk po nis procedurat për shkarkimin e Kryetares së KPA, Natasha Mulaj (Haklaj).

    Pyetja është kjo: Çfarë provash më të rënda, duhet ketë që të shkarkohet; ndërkohë që me vetëm 5% të këtyre provave e jo me këtë lidhje kaq të afërt familjare, deri tani janë shkarkuar 49 gjyqtarë e prokurorë. Kaq për sot./Pamfleti

  • Fakte… Fakte … Fakte jo palabra

    AH SIKUR TE ISHTE VETEM DACI I ZI ?

    – Calavera shefe e OMN-se apo avokate e maceve dhe dacave te tjere te Zi …
    – Nuk ka shurdh me te keq se ata qe nuk duan te degjojne
    – Nuk ka qorr me te keq se ata qe me sy ne balle nuk duan te shohin
    Luan Daci eshte vetem maja e ajzbergut te shkeljeve flagrante te OMN- se qe nuk verifikon dhe pranon ne Kolegjin e Posacem te Apelimit prokurore dhe gjykates te paafte, mashtrues, falsifikatore te CV te tyre .
    Faji me i rende eshte qe jo nje e dy por te pakten 5 pjestare dhe drejtues te KPA- se jane perzgjedhur dhe emeruar pa kaluar ende Vetingun per vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *