Tiranë-Elbasan, nuk jemi shpronësuar ende

anazapta

Letër e nënshkruar

Llambi Doka

Përshëndetje Dita. Jam banor i fshatit Shijon, komuna Bradashesh, Elbasan. Nuk jemi shpronësuar akoma nga ndërtimi i rrugës Elbasan-Tiranë, si për tokën ashtu edhe për pemët. Nga hajdutët e Sali Berishës nuk shpresonim për të na dhënë lekët, por nga qeveria e Rilindjes e zotit Rama, të cilës i dhamë edhe votën, presim shumë.

Për çmimin s’po themi gjë, se e dimë se si i la financat e shtetit Saliu, por të na jepen ato që na takojnë. Dokumentat që na kërkuan i dorëzuam në Tiranë. Ju lutemi, mos na gënjeni më. Jemi njerëz të urtë dhe punëtorë, por durimi ka një kufi. Ju lutem e nderuar DITA, botojeni. Respekt, Llambi Doka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *