Letër e nënshkruar
Gjon Nezha
Përshëndetje DITA! Nëpërmjet jush para dy muajsh, në urimin që i pata drejtuar Edi Ramës për detyrën e kryeministrit të vendit, ndër të tjera i pata thënë: Z.Kryeministër, gropa e zezë që të la qoftëlargu hapur, nuk mund të kalohet me dy hapa të vegjël, pooor me një hap të madh dhe me shumë guxim.
A duhet të durojmë më duke dëgjuar deklarata nëpër konferenca shtypi të vrasësve të 21 Janarit, të vrasësve të Gërdecit, të personave më të korruptuar në rajon? Zoti Kryeministër, çoje besimin e popullit në vend të lutem, dërgoji para drejtësisë këta hajdutë e vrasës! Mos na zhgënje, mos u jep shans injorantëve të na thonë: “Hë more, ku e keni Rilindjen?!” Me shumë besim tek ju zoti Rama dhe me shpresë se gazeta DITA do të të ndihmojë në hedhjen e hapit të madh. Nga Gjon Nezha, Laç, Kurbin.
