Një kushtim për Spartak Brahon!

Leda Hysa

 

 

Që nga Nëntëdhjeta,

radhë tridhjetë vjet,

ti ke qenë për mua,

një mik i vërtetë

 

Të njoha si trim,

si burrë të vërtetë,

shumë të rrallë si ty,

kam njohur në jetë!

 

Po ç’të them për ty,

i shtrenjti Spartak,

edhe një poemë,

do të qe shumë pak!

 

Kemi qënë gjithmonë,

në të njëjtën anë,

se neve akoma,

jemi partizanë!

 

I ndenjëm përballë,

murtajës Sali,

me të dhëmbë për dhëmbë,

edhe sy më sy

 

Mbushi ato vite,

me terror e dhunë,

po s’u trembëm kurrë,

as ti e as unë!

 

Me pak shokë të tjerë,

me nder e me besë,

ishim në fillim,

ne e vetmja shpresë!

 

Ishim për shqiptarët,

një e vetme shpresë,

do gdhëndet në gur,

e jona qëndresë!

 

Ajo kohë e zjarrtë,

kurrë s’ka për t’u tretur,

neve partizanë,

ende kemi mbetur!

 

Në front të betejës,

kurrë në udhëkryq,

ndaj edhe ballistët,

na hodhën në gjyq!

 

Tani po-the ti,

do t’i telendis,

po ballisti iku,

dhe u arratis!

 

Na iku ballisti,

iku tinëzisht,

se ballistët ikin,

historikisht!

 

Ta thashë pak më lart,

i dashur Spartak,

se për ty kaq vargje,

janë fare pak!

 

Karakteri yt,

ka forcën e gurit,

se ti nuk je burrë,

po lulja e burrit!

 

Vetëtin nga besa,

dhe nga burrëria,

nga pesha e fjalës,

dhe fisnikëria!

 

Ti nuk je tani,

thjesht një deputet,

po je në PS-ë,

historia vetë!

 

Pak lisa të tjerë,

mbetën nëpër mote,

po dot sot s’i themi,

se është “dasma” jote!

 

Unë jam një i lumtur,

i lumtur vërtetë,

që të kisha mik,

ty në këtë jetë!

 

Paqe-mik i dashur,

edhe dashuri,

se për Shqipërinë,

je një pasuri!

 

Edhe pse jetuam,

në kohë të vështira,

sa mundëm-ku mundëm,

bëmë vetëm të mira!

 

Arben Duka

 

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Ore mashtrues.Ti Saliun e ke luftuar per ate luften tuaj antikombetare,kurse ne bejlero-agallaret,ballisto-zogisto rreaksioni feudalo-borgjez,kishim arsye me te forta per ta luftuar Saliun.
    Ishte Abas Ermenji qe dorzoi i pario ne KQZ Deklaraten per mosnjohjen e zgjedhjeve te grabitura te 96.
    Ne mitingun e Vlores ne Mars 97 kam qene me Kurt Kolen,.Saliu juve ju grabiti pushtetin,,Ne na grabiti pronen.Pushteti eshte i perkohshem,Prona eshte e perjeteshme.
    Na shet heroizma me hetuesin e gjyqeve politike Spartak Braho.
    Saliu ishte aq i zi,se ishte kallepi juaj.Vetem llapen kishte kunder jush,se te keqen na e beri ne.
    Cfare do ju vidhte ju,morrat?

    • Demo, ahahahahahhaahaha, po lere dreqin ti dërgojë letër dashurie Takut halabakut, leri te ç’prehen hapur shokët për njëri tjetrin, e kanë zakon qysh nga xhaxhi endhjeri me mugoshën 😛

      Bejtexhiu,
      po ky partizani yt, iku çau ferrën, nuk ishte PIS I Lësëis ky birbua??
      Nuk qe ky që ju hakërrosej me çantën e zezë juve ?
      Nga doli buuuur i mirë ky tani ??
      Po në gjyq të vesh me një këmbë e gjithë lesh si majmuni ti, e madje të thuash faleminderit.
      Se ne nuk jemi si ju! Nuk pushkatojmë pa gjyq!
      Bëhu gati ti e gjithë spiunët e sërës tënde, se atij KRIMINELIT CAJE, ja nisëm mandatën , aty në një sallë me ty e TAKUN HALABAKUN do ju mbledhim .
      Nga të gjitha vrimat ku jeni futur do dilni të jepni hesap.

      Historia do ju dënojë me vdekje dhe pas vdekjes.
      Spiunë e xhelatë për popullin tuaj, për shqiptarët.

      ÇFARË NEVERIE !!!

  • O xhaxhi Arben,
    c’do me then partizan,
    po per situaten e sotme,
    pergjegjes kush jan?

    Po ky xhaxhi Braho,
    kush na qenka valle,
    partizan eshte,
    apo punon ralle?

    Po nejse, s’ka rendesi,
    te pyes: c’esht kjo politik,
    politikane pa pergjegjsi,
    biznesmene qe jeten na kan fik!

  • Natyrisht qe per ty mor Arben Duka,
    mik do gjendet ky Braho fytyreibret,
    sepse qe te dy ju keto 30 vite jeni
    galloshe te grisura te Dulles lanet,
    por ama ju Duka e Braho babagjysh,
    s’jane dy, por nje bajge e ndare dysh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *