DW: Ekonomia gjermane paralajmëron pasoja të paparashikueshme, vala e dytë e virusit do të ishte rrënim!

J L

Deutsche Welle

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të paparashikueshme sociale e ekonomike. Ndërkohë kundërshtarët e rregullave protestuan në Berlin.

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane.

“Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme, se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIW, Marcel Fratzscher në gazetën gjermane “Rheinische Post” të shtunën.

Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron nga vendosja e një “lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, BVMW, Mario Ohoven apeloi tek politika që ta pengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë. “Do të ishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një ‘lockdown’ të ri”, ka thënë Ohoven për grupin mediatik, “Funke Mediengruppe”.

“Edhe nëse shpërthimet lokale pjesërisht mund të sjellin rritje të numrit të infeksioneve, nuk duhet që prej kësaj të rezultojë një shutdown i dytë”, ka thënë ai. Pasojat ekonomike të një mase të tillë nuk mund të parashikohen, „kjo kur qeveria gjermane me paketën e ndihmës për Coronën prej 1,2 bilionë eurosh e ka shpenzuar barutin e saj.

Protesta në Berlin

Të shtunën Instituti Robert Koch njoftoi për 955 infeksione të reja. Tendenca është dukshëm në rritje, krahasuar me javët më parë. Megjithatë jo të gjithë janë dakord me vazhdimin e masave kufizuese. Në Berlin u mblodhën të shtunën disa mijëra vetë për të protestuar kundër politikës së qeverisë gjermane për pandeminë. Policia u kërkoi pjesëmarrësve të respektojnë rregullat e distancës. Një zëdhënës i policisë, i tha agjencisë së lajmeve, dpa se ishin mbledhur rreth 10.000. vetë. Një reporter i AFP-së ka bërë të ditur, se pjesëmarrësit në protestë nuk i respektuan rregullat e distancës dhe mbajtjes së maskës.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Le te vijne ne Shqiperi e te mesojne nga Rama se si mund te vjedhesh me miliarda dhe prap vendi ka qendrueshmeri ekonomike!
    Bile,ne se duan,mund ta marrin per 6 muaj part time Ramen si kryeminister dhe do shikoni se do shpetoni nga hallet:DO VARROSENI ME CEREMONI te sukseseshme!

  • O agjensia gjermane e lajmeve DW:

    PO PSE NUK I KERKOHET PERGJEGJEIA KINES KOMUNISTE?

    sepse:

    Ja cfare tregon nje lajm i fundit, mjaft trondites per Komunizmin Kinez:

    “Një virologe kineze që u largua në fshehtësi nga Kina për në SHBA, nga frika se mund të vritej nga xhelatet e Partise Komuniste te Kines, vjen me një deklaratë të bujshme ku shprehet që virusi vdekjeprurës që po shkakton mijëra viktima në mbarë botën, e ka origjinën nga një laborator ushtarak kinez. Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan deklaron se është e bindur se COVID-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze. Prej kohësh Kina është nën sulmin e shumë vendeve të cilat e akuzojnë se ka fshehur të vërtetën rreth ditëve të para të përhapjes së pandemisë, akuza të cilat i ka mohuar kategorikisht. Megjithatë doktoresha Li siguron se e ka zbuluar që pandemia e kishte origjinën nga ky laborator ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Ajo shprehet për mediat britanike se gjetjet e saj nuk u morën seriozisht nga drejtuesi i saj. “Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në ëuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen dhe per te mashtruar Boten”, tha Li. Më tej ajo tregon se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill. “E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong Kong”, përfundoi doktoresha kineze

  • O agjensia gjermane e lajmeve DW:

    PO PSE NUK I KERKOHET PERGJEGJESIA KINES KOMUNISTE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *