Moti do të pësojë një luhatje të temperaturave përgjatë ditëve në vijim.
Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb ka treguar tendencën e ndryshimit të motit përgjatë kësaj jave.
Në një lidhje direkte ajo u shpreh se deri nesër në mesditë në vendin tonë do të kemi mot të kthjellët ndërsa më pas do të ketë shtim të vranësirave që do të pasohen me rebeshe përgjatë mesnatës dhe orëve të para të së mërkurës.
Temperaturat do të kthehet në vlera më të larta në fundjavë, për të kulmuar në fillim të javës së ardhshme me të njëjta vlerat termike si në ditët që lamë pas.
“Sot dhe deri nesër në mesditë do kemi mot të kthjellët,. Pastaj do kemi shtim të vranësirave fillimisht në veriperëndim të vendit me rebeshe.
Të mërkurën do kemi shi në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim.
Të enjten do kemi më pak reshje, duke bërë që në fundjavë do kemi temperatura 37-38 gradë.
Dita e mërkurë do sjellë rënie të ndjeshme në 31 gradë në zonat bregdetare.
Të enjten do kemi sërish rritjen ndërsa javën tjetër i nxehti do të kthehet sërish me temperatura mbi 36 gradë
Edhe vendet e rajonit do të kenë të njëjtat temperatura dhe luhatje të motit”, tha Bani.
l.h/ dita

Tradicjonalisht 10 ditshi i par i Gushtit ka qene i paqendrueshem i shoqeruar me shira lokale e vende vende.Por kjo zdo te thote qe pushyesit te prishin planet e tyre .Temperaturat kane me shume rendesi qe garantojne vazhdimesine e pushimeve ne zonat bregdetare ..Mbas 10 Gushtit e deri ne javen e fundit ne datat 28 koha do jete shume e qete pa fenomene e ndryshime te temperaturave qe do te kene vlerat 32-36.Mbas kesaj kemi nje renje te dukshme te temperaturave deri ne javen e pare te Shtatorit .