Libri risjell tregimet e atyre që humbën familjarët e tyre në masakrën e fshatit Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit, një nga krimet më famëkeqe të forcave serbe të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Masakra – një akt tronditës hakmarrjeje – ishte kryer në mesditën e 26 mars 1999, dy ditë pasi NATO filloi sulme ajrore kundër forcave serbe që vepronin nën komandën e liderit serb Sllobodan Millosheviç.
Shehu dhe 118 civilë të tjerë, përfshirë edhe dy djemtë e tij dhe 20 të afërm të tjerë, u ndanë nga familjet e tyre dhe u vendosën në një shtëpi të vogël të këtij fshati. Pasi shumica u vranë nga afër me automatikë, shtëpisë i ishte vënë flaka.
Bashkëautorët Limani dhe Krasniqi sjellin tregimet e viktimave nga e kaluara e deri më tani, përgjatë dy dekadave të kaluara që prej se lufta përfundoi me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.
“Nga fillimi deri në fund ky libër është një histori mizorish, kasaphanesh dhe pandëshkueshmërish. Aty nuk ka heronj, ka vetëm viktima dhe ekzekutues”, thotë Limani për BIRN.
Libri përmban 55 intervista me të mbijetuarit dhe familjarët e të vrarëve. Disa nga ata vdiqën ndër vite përfshirë edhe dy nga gjashtë të mbijetuarit e masakrës.
“Kemi punuar për më shumë se tetë vite në këtë libër duke mbledhur dëshmi dhe intervistuar të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave. Libri është një kujtesë për një mizori të kryer si dhe heshtjen dhe pandshkueshmërinë që e rrethon ende atë”, thotë Limani.

Qemail Krasniqi dhe Agron Limani, autorë. Foto: BIRN.
Një pjesë e dëshmive të mbledhura për masakrën u është dorëzuar më herët prokurorëve ndërkombëtarë të misioneve të OKB-së dhe BE-së. Një pjesë e tyre shërbeu për të ngritur aktakuzë ndaj Darko Tasiç, njërin nga serbët e këtij fshati. Muajin e kaluar Tasiç u dënua me 22 vite burg për pjesëmarrje në masakër.
“Një person u dënua por drejtësi nuk pati. Janë ende edhe 68 trupa të viktimave të masakrës të zhdukur për të cilët gjykimi i Tasiqit dështoi të sjellë ndonjë gjurmë”, thotë Limani, babai, vëllai dhe dy xhaxhallarët e të cilit gjithashtu u vranë në këtë masakër.
Limani, që tani drejton shoqatën për Kërkimin e të Zhdukurve “26 Marsi”, thotë se libri gjithashtu përmban prova për një rol të rëndësishëm të serbëve lokalë në këtë masakër.
“Disa prej tyre morën pjesë në masakër dhe më pas ndihmuan në zhdukjen e kufomave”, tregon Limani.
Masakra e Krushës së Vogël është një prej masakrave më të mëdha në tërë luftën e Kosovës ku shumica e viktimave ende nuk janë gjetur.
Limani dhe Krasniqi portretizojnë tragjedinë e hidhur që familjet në Krushë të Vogël përjetuan gjatë luftës, efektet dhe peshën e saj në jetën dhe ndjenjat e tyre më pas.
Libri nxjerr në pah kujtimet e dhimbshme të të mbijetuarve, disa nga të cilët vdiqën pa pasur kurrë mundësi që të tregonin historinë e tyre në prokurori apo gjykatë.
Më i riu nga viktimat, Mursel Hajdari, ishte vetëm 12 vjeç kur u mor nga duart e nënës së tij.
Nëna e tij, Nexhmija që gjithashtu ka vdekur së fundi, kujton në rrëfimin e saj në këtë libër momentin kur Murseli e kishte pyetur në momentin kur po i ndanin meshkujt nga familjet: “Nënë, a jam i madh sa duhet për të shkuar me burra?”
Në mesin e pak gjërave të mbetura të 8 anëtarëve të familjes Hajdari që u vranë në masakër ishte edhe karroca e invalidit e Sahit Hajdarit, në atë kohë 40 vjeçar që gjithashtu u mor tek shtëpia e ekzekutimit.
Derisa flakët po përhapeshin nëpër dhomat dhe korridorin e shtëpisë ku ishin mbledhur viktimat, Qamil Shehu dhe të mbijetuarit e tjerë tregojnë se derisa ata po përpiqeshin të largoheshin kishin parë Sahitin e vrarë me kokë të varur mbi karrocën e tij. Ai është gjithashtu ende në mesin e të zhdukurve.
Limani thotë se informacionet që kanë mbledhur tregojnë se masakra ishte në fakt e planifikuar, si pjesë e të ashtuquajturit Operacioni “Patkoi” që kishte për qëllim dëbimin e shqiptarëve dhe spastrimin etnik të territorit të Kosovës.
“Është tejet e qartë se ishte një veprim i planifikuar dhe organizuar për të pastruar etnikisht këtë pjesë të territorit sepse një masakër e tillë aq masive nuk mund të kryhej pa planifikim dhe përgatitje”, thotë Limani.
“Përveç se ofron dëshmi, ky libër është një zë i atyre që vdiqën ndër vite pa pasur mundësi që të hedhin dritë mbi atë që ndodhi në atë ditë tragjike në fshat”, thotë Qemajl Krasniqi.
Ai tha se derisa drejtësia është mohuar, ndjesia e zemërimit dhe hakmarrjes mbeten të freskëta te shumë prej të afërmve të viktimave.
“Përderisa vazhdon të ketë rrënjë kultura e mohimit të mizorive duke synuar të mjegullojë të vërtetën, përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet dhe për pajtim nuk mund të kenë kurrë sukses”, thotë ai.

Keto deshmi pak kane rensesi ne Shqiperi; Presidenti Thaci duhet t’i perktheje dhe me nje pjese te pasurise qe ka vene gjate ketyre 20 vjeteve qe ka bere “palle ariu” dhe agre me Ramushin e Behxhetin, t’i dergoje ne Hage.
Dardan te lesh krimet e serbeve dhe te meresh me pasurine e Thacit ne kete moment eshte nje pune jo e paqme shqiptare dhe jo normale si llogjikePrandaj ka bere si ka dashur serbi i perkrahur nga institucione nderkombetare
Tmerr! Krimet e serbeve ne Kosove jane ende te pandeshkuara nderkohe qe Serbia sot po do te ndryshoj rroten e historise e te kthehen nga kasape ne viktime. Nje vdekje e dyte per ata njerez fatkeq
Populli shqiptar eshte masakruar ne shekuj nga fqinjet me mbeshtetjen e fuqive te medha.Per here te pare SHA qe ndaloi nje masaker.
Akademiket shqiptare te merren me ndricimin e jistorise sone dhe mos lodhin kembet per te analizuar histprine e Kines,australise
Ku e gjen kete arsye gjykata specialke qe therret Hashim Thacin ne Hage,?!
Ore kan mende ne koke apo kerkojne ta bejene viktimen Xhelat e Xhelatin Viktime.!
Ky eshte DISKRETITIMI me i dhedh qe GJYKATA SPECIALE po i ben autoritetit te drejtesise evropiane.
Evropianet nuk duhet ta lejojn kete DISKRETITIM qe po i behet drejtesise EVROPIANE.!
Dule Ramut Vucici nuk do tja dije per keto. Kujdes se mos kalon kufirin ndonje i UCKse dhe do ta arrestoje me urdher te Serbise
Ne jemi me kulturë dhe civilizim europerendimor dhe për të drejtat tona ne duhet ti ngrisim dy gishtrinj u flisnin masave të revoltuara dr Zekiria Cana (u kap i gjallë në vjedhje) dhe dr Ibrahim Rugova derisa të gjithë armatoseshin në Jugosllavi shqiptarët silleshin rrugëve me duar në xhepa
Ta lexoje ai prokurori i posacem librin.
Dardan prandaj kane bere hair pushtuesit sepse shqiptaret ne vend te merren me pushtuesin kriminel i perkrahur dhe nga institucione nderkombetare jane mare me neri tjetrin Te denohet njehere pushtuesi genocidist pastaj kemi kohe te meremi me pasurine e Thacit por jo si kriminel ne Hage se Haga ska gjetur akoma kush i vrau dhe ku jane trupat e 4000 shqiptareve te Kosoves Kaq te thjeshta jane gjerat Te lesh krimet e serbeve dhe te meresh me puasurine e Thacit nuk eshte shqiptare
Epo këto krime duhet t’i falim, madje pa na kërkuar fare falje kriminelët serbë, sepse po integrohemi në bashkimin urupiane.
Cfare krimesh monstruoze dhe te pandeshkuara.Te prek ne shpirt ajo pyetje e atij shpirti te paster qe barbaret serbe (sic kane bere 6 shekujt e fundit) i kane marre jeten kaq mizorisht.Eshte mese e qarte qe EUROPA KURVE,nen petkun e ndasise fetare,nuk ia ndjen shume per histori te tilla qe ndoshin ne kufijte e saj.Shqiptaret duhet ta kuptojne nje here e mire qe e vetmja rruge eshte te punojne per forcimin ekonomik te Shqiperise e Kosoves,gje e veshtire kur ke Serbin dhe Grekun per fqinje.