Dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet një njoftimi theksoi se kishte kryer hetimet dhe kishte marrë vendimin e GJKKO në lidhje me një ish-trafikant droge, të dënuar në Turqi, dhe më pas arrestuar në vitin 2015 për çështje droge në Itali.
Ky ishte shtetasi Xhemail Pasmaçiu, i identifikuar nga gjurmët e gishtave se ishte personi i njëjtë me pronarin e telvizionit Ora News, Ylli Ndroqi.
Menjëherë shpërthyen reagimet, qëndrimet, duke e cilësuar si sulm politik, e të tjera si këto.
Gazetarët e Zotit Ndroqi në fakt tentuan të bënin avokatinë e eprorit të tyre, por në krah ju dolën jo pak eksponentë, kryesisht të opozitës, të cilët me gjysëm zëri thonin se kishin hallin e gazetarëve dhe jo të pronarëve, shkruan CNA.al
Por, e vërteta është se SPAK nuk ka kërkuar të hetojë gazetarët dhe as të arrestojë gazetarët. Nuk po ndalon, as shoqëron gazetarë, dhe as nuk po heton pasuritë e tyre.
SPAK po heton pasurinë e një ish-trafikanti droge, i cili është pronar mediash.
Pra, loja duke viktimizuar gazetarët dhe shmangur Ylli Ndroqin, është thjesht dhe vetëm një skemë e fëlliqur, e cila kërkon të mbrojë trafikantin dhe të nxjerrë gazetarët viktima.
Në fakt SPAK po heton pasurinë e trafikantit dhe jo të gazetarëve. Prandaj përqëndrimi duhet të jetë tek fakti se kemi të bëjmë me një ish-trafikant droge, pronar mediash.
Gazetarët që punojnë aty, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera me mbyllje mediash, do ta gjejnë punën. Do ta gjejnë hapësirën sepse shumë prej tyre janë njerëz të zotë, me integritet dhe profesionalizëm që nuk kanë nevojë t’i mbajë as një ish-trafikant droge, apo dikush tjetër, që pretendon se është opozita e vërtetë apo fjala e lirë, përballë pretendimit të tyre se po sulmohen nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkruan CNA.al.
j.l./ dita

Po pse mos hetohet pasuria gazetareve? Dhe oer kte Fundon flasin per pasuri te pajustifikyara….
Shembja e Teatrit eshte nje çeshtje sensitive,dhe kete prane SPAK ka nje padi per Erion Veliajn.Perse Ylli Ndroqi dhe jo Teatri?
Pyetja shtrohet;perse pikerisht Ylli Ndroqi(dhe jo Vangjush Dako me Pjerin Ndreun per dosjen 189),qe eshte ne konflikt me Veliajn
dhe kritik ndaj Qeverise?Rasti eshte identik si me Françesko Beketin,ku per faj te Rames dhe Veliajt,takspaguesit shqiptare
duhet te paguajn afro 180 miliard Leke.SPAK eshte ne dore te mafias”rilindase”.Qindra qeveritare te”rilindjes”te inkriminuar,
por asnje i arrestuar!Mbrapa arretimit te Ylli Ndroqit qendron kryebashkiaku i Tiranës,Erion Veliaj.Personi qe u arrestua nuk ishte
ne kerkim per vrasje,qe u angazhua nje armate policesh me arme automatike.Ka 4 Vite qe eshte larguar nga detyra Kryebashkiaku
i Kavajes.Perse SPAK nuk heton pasurinë e Elvis Rroshit me 5 emra dhe i denuar ne tre Shtete,Gjermani,Itali dhe Zvicerr?
O SiKar Çarri,
Që je gjithollogu I Shqupit kuptohet, por një gjë nuk kuptoj prej llogjikës tënde.
1-Ylli Ndroqi nuk u arrestua e as shoqërua, por si katunar klasik që është shkoi të sigurohej që nuk do i gërvishtej makina !
2- Sekuestrohet pasuria e dikujt që është dënuar në dy shtete për trafik heroine, ti thua është sulm politik. A je vërtet kaq koqe? Trafikanti i drogës po sulmohet nga shteti…, demokracia e Shqupit në rrezik… 😀 !
Vetëm qetësohu, se silikonin e buzëve të Sonilës nuk do ta preki njeri!
3- Shoku I ngushtë heroinist I Prresidentit nuk mund të dënohet pasi e ka kryer dënimin në Turqi, thjesht do t’i merret pasuria. I ka të gjitha kushtet të fillojë nga e para bashkë me Fatmir Mediun përsëri!
Pra qetsohu o Sikar dhe prit se ka akoma, po i afrohet Ameriqia me ngadalë Prresidentit…. :- D
nje rruge e dy pune; gazetare degjeneruar, me pronare te inkriminuar . gazetare te ikriminuar, promovojne pronare si veten dhe pronare kriminele, marrin ne pune, gazetar te degjeneruar . te dy katgorite, per “pastrim” ne purgatorin e ferrit dhe pastaj ne rrethin e…kont ugolinit .