Arrestohet polici rrugor, vidhte gjobat me një skemë perfekte

anazapta
Fotyo ilustruese

Efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës kapet në një skemë pothuajse perfekte mashtrimi me gjobat e shoferëve kundravajtës. Pas ankesave në Prokurorinë e Tiranës dhe hetimeve disa javore, në 17 raste të evidentuara, ka rezultuar se Renato Gjoni, tashmë i arrestuar ka kryer këtë falsifikim në seri duke përfituar për çdo rast në fjalë nga 6 mijë lekë të reja, ose në total mbi 100 mijë lekë të reja. Pas hetimeve të Prokurorisë së Rrethit, Njësia Task-Force dhe Gjykata e Tiranës, dhanë masën “arrest me burg”, me akuzën “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, që u ekzekutua dje me arrestimin e Gjonit.

Fotyo ilustruese
Fotyo ilustruese

Bazuar në hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se punonjësi i qarkullimit, pasi vendoste gjobën për kundërvajtje të ndryshme, kryesisht për parkim të gabuar, priste deri sa të mbërrinte pranë automjetit drejtuesi i tyre. Me të mbërritur drejtuesit e mjeteve, efektivi i policisë iu prezantonte faktin se, në qoftë se nuk dëshironin që automjeti i tyre të shoqërohej me karrotrec në pikë bllokimi, sipas shënimit që vendoste në fletën e gjobës, atëherë qytetarët mund të paguanin shumën nga 4000-7000 lekë të reja në vend dhe mund të merrnin automjetin. “Kjo situatë është konstatuar në të paktën 17 raste”, thanë burime zyrtare. Më pas, nëpërmjet korrigjimit të fletëve të gjobës, prokuroria dyshon se efektivi Gjoni ndryshonte masën e gjobës, duke e ulur atë në vlerën 600-1000 lekë të reja dhe pagesat për këto fletë gjobash paguheshin nga një familjare e tij në emër të qytetarëve të gjobitur.

Pra dyshohet në të paktën 17 raste, punonjësi i policisë rrugore nëpërmjet falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, ka përfituar diferencat e shumës ndërmjet gjobave që kanë paguar qytetarët e gjobitur në vend dhe shumës prej 600-1000 lekë të reja që janë paguar në shërbimin postar nga ana e një familjari të tij. Mësohet se referimi në organin e akuzës është kryer zyrtarisht nga SHKB-ja e Ministrisë së Brendshme, më 3 tetor të këtij viti.

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *