“Të gjithë jemi në gjendje të mirë”, dëshmia e shqiptarit në Liban që i mbijetoi shpërthimit tragjik: Ishte si një bombë bërthamore

J L

Një shqiptar që jeton prej dekadash në kryeqytetin libanez e quan një përjetim të tmerrshëm ngjarjen e pasdites të së martës.

“Ka qenë sikur një shpërthim bërthamor dhe unë nuk jam lënduar për fat të mirë”, – thotë Abdulkerim Kassem Al Arnauti.

“Një pjesë shumë e madhe e asaj zone të Bejrutit është e dëmtuar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë” – është shprehur ai.

Arnauti i cili është me origjinë shqiptare thotë se “janë nga 10 mijë deri në 15 mijë arnautë që jetojnë në Bejrut. Shumica prej tyre janë nga Kosova. Të gjithë jemi në gjendje të mirë. Vetëm pronat janë dëmtuar”, tha ai për “Klan Kosova”.

“Sot kemi planifikuar që të shpërndajmë ndihma ushqimore, veshje si dhe ilaçe për shqiptarët”.

Arnauti në fund të intervistës ka folur disa fjalë në shqip.

“Faleminderit shumë për interesimin.  Ju dua!”.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *