“Dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit”

anazapta

Kishim dëgjuar betime të ndryshme nga Vlora, por këtë që tha kreu i bashkisë së qytetit bregdetar gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin e Blendi Fevziut, nuk e kishim hasur. Gjika bëri një ndërhyrje në emisionin “Opinion” ku diskutohej për planin e qeverisë për të shembur kompleksin “Jon”, një pallat buzë detit në zonën pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë.  Mes të tjerash, me një tonalitet vlonjat, ai u shpreh: “Kryeministrit i kam thënë: Nëse aty do shkojnë fadromat dhe do dalë dikush që të thotë që Shpëtim Gjikës i kam dhënë “kafe” apo Gjika më ka bërë presion, unë dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!”, tha kryebashkiaku. Dhe menjëherë kjo thënie e tij u bë hit në Facebook.

Share This Article
1 Comment
  • Njoftohen te gjithe shtetasit shqiptare qe, neqoftese gjejne nje pale çelesa ne “Sheshin e Flamurit” ne Vlore, t’i dorezojne ato ne Bashkine e qytetit.
    Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *