Facebook ka fshirë një postimi nga faqja e presidentit amerikan Donald Trump, me pretendimin se po përhap informacion të rremë në lidhje me koronavirusin.
Kjo kompani është kritikuar ashpër, pasi është e vetmja media sociale që ka lejuar për të disatën herë shkeljen e rregullave të përmbajtjes nga Presidenti.
Në postimin e fshirë në Facebook ishte një video nga një intervistë e Trump në emisionin “Fox&Firends” në Fox News, ku presidenti thoshte se fëmijët janë “thuajse imunë” ndaj koronavirusit.
“Video përmbante pretendime false se një grup njerëzisht janë imunë ndaj Covid-19, çka shkel politikat tona rreth informacioneve të dëmshme lidhur me koronavirusin”, tha një zëdhënës i Facebook.
Veç kësaj, është fshirë edhe një postim në llogarinë në Twitter @TeamTrump, e cila merret me fushatën presidenciale të shefi të Shtëpisë së Bardhë.
“Zotëruesit të llogarisë do t’i kërkohet të heqë postimin përpara se t’i lejohet të postojë përsëri”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Edhe YouTube, përmes një zëdhënësi, tha se kishte fshirë videon pasi përmbante keqinformime rreth Covid-19. Por intervista e plotë nuk është fshirë nga kanali në YouTube i Fox News.
Skuadra e fushatës presidenciale të Trump akuzoi kompanitë se po rreshtoheshin kundër presidentit, duke thënë se Trump thjesht kishte treguar një fakt.
“Kompanitë e mediave sociale nuk janë arbitër të të vërtetës”, tha Courtney Parella, zëdhënëse e skuadrës së fushatës presidenciale të Donald Trump.
j.l./ dita

FB tashme duket qe eshte krijuar nga sherbimet sekrete dhe po vepron per qellimet qe e kane krijuar.
Sherbimet sekrete nuk perjashtojn kend. Sherbimet sekrete kane vra edhe presidenta.
KORONAVIRUSI eshte SKENAR SATANIK. Duket se edhe FB eshte krijes SATANIKE.
Unë e mbylla fb, vk.com platformë ruse, shumë shpejt hapet edhe platforma turke
aty mbahu robqiri i sulltan salepit!!
mbahu tek putana dhe tek erdo terroristi!!
Vetem kjopilët çetnikë përdorin platforma ruse dhe turke, Arben serbi.