Berisha në Facebook: Ja si e nisa mëngjesin sot

anazapta

Kryeministri Berisha ka postuar një status në profilin e tij në Facebook, ku u tregon përdoruesve të këtij rrjeti mënyrën me të cilën ka nisur ditën e sotme. Në fakt, pakkush mund ta lidhë mëngjesin e kryeministrit me muzikën e “Gangham style”, por Berisha thotë në postimin e tij se kjo këngë është për të dyfish më e pëlqyer pas “apokalipsit maja”.

“Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në YouTube videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, Gangnam Style, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të njëmiliardtë duke u bërë kështu videoja më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale. Suksesi është si magneti ndaj dhe nisa ditën duke e parë edhe njëherë në YouTube. Ju si të dëshironi, por unë tani pas apokalipsit të maya-ve e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjave të mbarë – sb”, shkruan Berisha në profilin e tij.

Share This Article
1 Comment
  • Nje ish i perndjekur vdiq sot….
    Qe Saliu ja mori kenges me kete rast jam shume i sigurt…vetem se Gangham style per malokun do te thot maje krahit..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *