Argita Berisha mund të cilësohet si zonja e taksës së veçantë, pasi një pjesë e konsiderueshme të ardhurave i ka siguruar nga ushtrimi i konsulencës juridike, si dhe nga ajo që e cilëson vetë si “professional fee”.
Konsulenca apo ndërmjetësimi, në shqip sekserë, janë dy nga format e deklaruara të vendosjes së pasurisë nga ana dy fëmijëve madhorë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo pasuri është vendosur gjatë kohës kur babai i tyre ishte kryeministër, madje është shumëfishuar.
Argita Berisha, veç pagave të marra nga të ardhurat si pedagoge në universitetet shtetërore dhe private ka deklaruar se ka përfituar rreth 23 mijë euro nga konsulenca, kjo sipas deklaratës zyrtare së pasurisë së vitit 2016.
Sot Argita Berisha sipas deklaratave zyrtare të depozituara në ILDKPKI rezulton se ka 6 shtëpi të shpërndara nëpër Shqipëri, nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan.
Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188 m2 dhe një 141m2. Në vitin 2014, ajo do të deklaronte se kishte blerë një apartament me vlerë 179 000 euro sipërfaqja 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.
Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, sipas deklaratës në ILDKPKI zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita do të deklaronte se zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Më pas garazhin do ta shiste në vlerën e 45.424 eurove.
Nga këto pasuri të vendosura Argita nga dhënia me qira e apartamentit fiton 40 mijë euro, kjo të paktën sipas deklaratës së vitit 2017. Në deklaratën e fundit të vitit 2019, përfitimi nga qiratë ishte 9 mijë euro.
Konsulenca me 200 euro për orë
Në vitin 2011, kohë kur Berisha ishte në pushtet Argita Malltezi do të deklaronte se kishte përfituar të ardhura nga ekspertiza në shumën e 11 000 euro, ndërsa 1886 USD nga “professional fee”.
“Professional fee” është një term për personat që aplikojnë tarifa të caktuara për shërbimin që ofrojnë juristë apo ekonomisë, etj. Dhe këtë zanat, Argita Berisha e ngriti menjëherë, pasi babai i saj, erdhi për herë të dytë në pushtet, duke lënë punën që kishte në Kosovë, si pjesë e Misionit e OKB-së, e cila ishte mirëpaguar.
Mediat asaj kohe shkruanin se menjëherë pas kthimit nga Prishtina, ajo krijon me një nga miqtë e saj dhe bashkëpunëtorët në UNMIK, Flutura Kola, ato ndërtuan tri kompani ligjore: Malltezi & Kola, Kola & Associates dhe Malltezi & Associates, duke ndarë zyrën dhe një listë në rritje klientësh fitimprurës.
Investitorët e huaj përpara se të prezantonin një projekt investimit në Shqipëri trokisnin siç duket te dera e “zonjës e taksës së veçantë”, e cila ndërhynte te babai kryeministër, që erdhi në pushtet me moton “Me duar të pastra”.
Birn në një shkrim investigativ do të theksonte se “brenda pak muajsh, ata u bënë avokatët ku shkonin multinacionalet që kërkonin të investonin në ekonominë në rritje të Shqipërisë”. Biznesmenët si boshjanku Damir Fazlliç dhe pakistanezi Zafer Ansar ishin disa nga klientët. I pari ishte miku i familjes Berisha dhe kështu i paprekshëm për drejtësinë shqiptare.
Ansar, i cili më herët pati qenë konsulli i nderit i Shqipërisë në Pakistan, pati punësuar kompaninë ligjore të Malltezit për të ndërmjetësuar me autoritetet vendore mbi ndërtimin e një termocentrali në Shqipëri me vlerë gati 100 milionë euro. Përveç kërkesës për tarifë ligjore prej 200 euro për orë, gjysma e rrogës mesatare mujore në Shqipëri, Malltezi kërkoi një tarifë suksesi prej tre për qind të të gjithë investimit, duke tundur ndikimin e babait të saj si garanci.
“Unë e gjeta korrespondencën disi të çuditshme, për shkak se një tarifë konsulence me një tarifë ‘suksesi’ qe disi e pazakontë për një kompani ligjore. Unë rashë dakord, duke e ditur se ajo qe vajza e kryeministrit [dhe] do të ishte e nevojshme në arritjen e objektivit për të ndërtuar termocentralin pa vështirësi”, do të deklaronte Ansar në një intervistë për Top Channel.
Kjo është rruga e ngritjes së pasurisë së fëmijëve të familjes Berisha, ku ndërmjetësimi apo sekserë dhe duke përfituar nga babai kryeministër ngritën perandorinë e tyre, duke shfrytëzuar paprekshmërinë dhe hapësirat ligjore./ Shqip
l.h/ dita

Ore lerini denglat, a mjaftojne keto per t’i futur ne burg, apo jo? Perndryshe ky quhet pergojim.
Nje Avokateje mund ti kushtoje $ 200 dollare ora , kir ben mbrojtjen e nje biznesi milionesh
Psh mua ne punen qe bej ketu ne Amerike me kushton orea e punes , 90 dollare ora.
qe nuk kam te beje me biznese me te medha se 2 milion dollare
Ndersa ajo ka pas te beje me biznese qundra milione dollare
Pra nuk ka gje per tu cuditur ketu
Sa te rroje Ilir Meta harrojeni se mud t’i hyje ndonje gjemb ne kembe kryefamiljes Berisha apo familjeve te tjera te Mafias Albaneze. I vetmi shpetim per popullin e Shqiperise do te jete shpallja e zgjedhjeve te menjehereshme te Presidentit te Shqiperise dhe fuqizimi i tij me Kushtetute duke i lene ne dore Pushtetin Gjyqesor.
Sa te rroje Edvin Rame Berisha, asgje nuk i hyn ne kembe Ilir Metes.
Eshte presidenti me i mire i te gjitha koherave, sipas Ramut inshallahut
Dita kot merret me Argiten! Pse nuk merreni si gazetare me shtetin qe lejon keso pune?! Pse nuk kemi ligje qe ndalojne dy 3 punesimet kur kemi aq shume njereze ma te shkolluar e te edukuar se kjo per te dhane mesim?! Pse lejohet dy punesimi neper universitete edhe konsulenczt?! Ose aty ose atje jo bythen ne gjithe boardet !
Po dita edhe gazetaret shqiptare nuk merren me fajtoret e vertete , ne kete rast mungesa e ligjeve per ndalimin e dy tre punesimeve e 100 boarde, sepse preken interesat e 100 familjeve se kane grabitur cdo gje!
Cohu popull! Merr prape keto prona qe jane paret e djersa e juaj e grabitur!
Me vjen keq per drejtesin shqiptare qe ende nuk po i dele frika nga qoftlargu! Drejtesis shqiptare nuk eshte se i mungojne provat dhe faktet, ato jane nje male, qe vetem drejtesia shqiptare nuk i shikonte dhe vazhdon t’mos i shikoje! Keshtu qe, per sa kohe drejtesia shqiptare nuk don ti shikoje ato, eshte e kote te komentojme per krimin dhe kriminelet.
Spaku i leshit ca bo do te arrestoje vetem ordineret pos u kaoen kokat eshte e kote qe spaku na ca trapin
Kryqzata e reaksionit mafioz të vajzës ,e djalit të stilit Berishist të supër pasurimit ose vjedhjes metoda kundëraekonomike të shqiprisë .
Futja e modelit “TAKSA E SUKSESIT ” Çudit dyjanë me prokuror që heshtin ,por habit edhe notert me më përvojë , e seksert të tjerë që zhgaravijnë letra pa fund e pa vlerë në zyrat e mobiluara e të stolisura me peshore të vendosura në tavolina luksi si simbol i drejtësisë, duke zhvatur xhepat e qytetarve të thjeshtë,kjo është Taksa e Suksesit me skena dhe prapaskena trazhgim i fëmijve të kryeministrit të plakur që dha dorheqjen i fundosur në batakun e krizës dhe shkretirës ekonomike që la pas humbjes pushtetit .por nuk ja hoqi qafe shqiprisë fëmjtë e tij hajdut , specialistë për gjithçka….
Kryqzata e reaksionit mafioz të vajzës ,e djalit të stilit Berishist të supër pasurimit ose vjedhjes metoda kundëraekonomike të shqiprisë .
Futja e modelit “TAKSA E SUKSESIT ” Çudit dyjanë me prokuror që heshtin ,por habit edhe notert me më përvojë , e seksert të tjerë që zhgaravijnë letra pa fund e pa vlerë në zyrat e mobiluara e të stolisura me peshore të vendosura në tavolina luksi si simbol i drejtësisë, duke zhvatur xhepat e qytetarve të thjeshtë
Kjo është Taksa e “Suksesit ” e Argita Berishës me skena dhe prapaskena të jatit kryeministër , trazhgim hajdutrie të kryeministrit të plakur mafioz nga fshati Viçidol -Tropojë ,që erdhi me pantallona të grisura në Tiranë u bë komunist ekstremistë ,pastaj hajdut e vrasës antikomunist që vu pasuri përrallore , dha dorheqjen i fundosur në batakun e llumin e krizës ekonomike , dhe të shkretirës ekonomike që la pas humbjes pushtetit ,pas meje le të bëhet kjameti .por JO, nuk ja hoqi qafe shqiprisë fëmjt e tij hajdut e specialistë për gjithçka….
Kryqzata e reaksionit mafioz të vajzës ,e djalit të stilit Berishist të supër pasurimit ose vjedhjes me metoda kundëraekonomike të shqiprisë .
Futja e modelit “TAKSA E SUKSESIT ” Çudit dyjanë me prokuror që heshtin ,por habit edhe qeverinë Rama ,notert me më përvojë , e seksert të tjerë që zhgaravijnë letra pa fund e pa vlerë në zyrat e mobiluara e të stolisura me peshore të vendosura në tavolina luksi si simbol i drejtësisë, duke zhvatur xhepat e qytetarve të thjeshtë
Kjo është Taksa e “Suksesit ” e Argita Berishës !….e pa parë ,me skena dhe prapaskena të jatit kryeministër , trazhgimtre e hajdutrie të kryeministrit të plakur mafioz nga fshati Viçidol -Tropojë ,që erdhi me pantallona të grisura në Tiranë u bë komunist ekstremistë ,pastaj hajdut e vrasës antikomunist që vu pasuri përrallore mbushi thasët me pare nëpër banka të huaja .
Dha dorheqjen i fundosur në batakun e llumin e krizës ekonomike , dhe shkretirës ekonomike që la pas humbjes pushtetit ,pas meje le të bëhet kjameti !…. .por JO, nuk ja hoqi qafe shqiprisë fëmjt e tij hajdut e specialistë për gjithçka….
Birn harron te rendise ne liste nje nga pasurite kryesore te A. Berishes, ajo eshte koka e dyte e perbindeshit, pas kokes se madhe te te jatit, qe mban peng Shqiperine.
Meta Rama Berisha vertet mbrojne njeri tjetrin por fijet jane ne dore te monstres se vicidolit edhe sot.
Tek ne nevojitet revolucion francez me gijotine e prerje kokash te monarkeve pa kurora, se Aspaku me Vetingun jane perralla te gjata dimri dhe pa mbyllje.