Aksident me pasojë vdekjen në Peqin

Leda Hysa

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Karinë-Peqin, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëri tjetrin. Për pasojë një nga drejtuesit e motoçikletës ka humbur jetën.

Mediat shkruajnë se personi që ka humbur jetën është i moshës 45 vjeç me emrin Ilirjan Shabani.

Me urgjencë në spital është dërguar drejtuesi tjetër i motoçikletës. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet ligjore.

l.h/ dita

Share This Article