Brazili do të hapë finalet e kampionatit botëror me ndeshjen kundër Kosta Rikës, më 12 qershor, ndërsa një ditë më pas do të ndeshen dy finalistët e kampionatit të kaluar, Spanja e Holanda. Franca, skuadra që u bë shkak polemikash para shortit, jo vetëm që shpëtoi pa kundërshtarë të mëdhenj, por ka rënë në një grup vërtet të lehtë, të paktën teorikisht, me Zvicrën, Hondurasin dhe Ekuadorin. “Grupi i hekurt” mund të konsiderohet Grupi B, me Spanjën, Holandën, Kilin dhe Australinë, që premton një përplasje të madhe edhe në raundin e dytë, pasi dy skuadrat e këtij grupi kryqëzohen me ato të grupit të Brazilit.
Tre kampionë bote janë në Grupin D, ku Uruguai si kokë grupi ka shoqërinë e Italisë e Anglisë, plotësuar me Kosta Rikën. Përballje luksi që në ndeshjen e parë, përveç Spanjës me Holandën, do të jetë edhe ajo midis Gjermanisë e Portugalisë në Grupin G. Të dyja u ndeshën në grup edhe në Euro 2012, më parë edhe në Euro 2008 e Gjermani 2006, me gjermanët përherë fitues. SHBA e Gana plotësojnë grupin, çka sjell përballje interesante, si Klinsman kundër Gjermanisë apo dy vëllezërit Boateng përballë njëri-tjetrit. Argjentina është një tjetër skuadër e kënaqur nga shorti, me debutuesen Bosnja, Iranin e Nigerinë, ndërsa Belgjika do të ketë përballë Algjerinë, Rusinë e Korenë e Jugut. Në Grupin C, Kolumbia është favorite, megjithatë do të ketë luftë me Greqinë, Bregun e Fildishtë dhe Japoninë.
Reagimet
Felipe Skolari: “Jam i kënaqur me shortin, por duhet të kemi shumë kujdes në ndeshjet e grupit, pa menduar për raundin tjetër. Kundër Meksikës është një klasike, megjithatë jam i kënaqur me kalendarin”.
Visente del Boske: “Nuk mund të them se ishte një short i lehtë, por nga ana tjetër nuk mund të them gjithashtu se bëjmë pjesë në grupin e vdekjes. Grupi është i komplikuar, sepse të gjitha skuadrat janë të forta, por ka edhe grupe të tjera të vështira si për shembull ai i Italisë, ku bëjnë pjesë Anglia dhe Uruguai”.
Luis van Gal: “Është e drejtë të thuash që nuk ishte short i mirë për ne. Do të luajmë me kampionët e botës, Australinë që nuk e kemi mundur kurrë, dhe Kilin. Nëse kalojmë, do të ndeshemi me një nga grupi i Brazilit. Ndoshta ndeshemi me Brazilin që në raundin e dytë, ndaj nuk është short i mirë nga këndvështrimi ynë”.
Çezare Prandeli: “Nuk jam i shqetësuar, sepse kur ka një grup më të vështirë jemi më të përgatitur. Ne ndoshta jemi pak më të avantazhuar se skuadrat e tjera, edhe pse Uruguai mbetet një kundërshtar i vështirë dhe këtë e pamë në Kupën e Konfederatave. Objektivi jonë është që të kalojmë fazën e grupeve”.
Joahim Lëv: “Tani e dimë se me kë do të ndeshemi por, duhet të përshtatemi me temperaturat e larta”.
Roi Hodgson: “Grup i fortë, pa dyshim. Pozitive është që i njohim kundërshtarët. Në veri, ku bën shumë vapë, do të luajmë përballë një skuadre tjetër evropiane, ndaj në një farë mase edhe kjo është pozitive. Kosta Rika duket e pallogaritshme, por Jurgen Klinsman më ka paralajmëruar se është skuadër vërtet e mirë”.
Ndeshjet
Grupi A
Brazili, Kroacia, Meksika, Kameruni
12 qershor S. Paulo Brazil–Kroaci 22:00
13 qershor Natal Meksikë–Kamerun 18:00
17 qershor Fortaleza Brazil-Meksikë 21:00
18 qershor Manaus Kamerun-Kroaci 21:00
23 qershor Brazilia Kamerun-Brazil 22:00
23 qershor Recife Kroaci-Meksikë 22:00
Grupi B
Spanja, Holanda, Kili, Australia
13 qershor Salvador Spanjë-Holandë 22:00
14 qershor Kuiaba Kili-Australi 00:00
18 qershor Porto A. Australi-Holandë 18:00
19 qershor Rio Spanjë-Kili 00:00
23 qershor Kuritiba Australi-Spanjë 18:00
23 qershor Sao Paulo Spanjë-Kili 18:00
Grupi C
Kolumbia, Greqia, Bregu i Fildishtë, Japonia
14 qershor Belo H. Kolumbi-Greqi 18:00
15 qershor Recife Bregu F. -Japoni 00:00
19 qershor Brazilia Kolumbi-Bregu F. 18:00
20 qershor Natal Japoni-Greqi 00:00
24 qershor Kuiaba Japoni-Kolumbi 22:00
24 qershor Fortaleza Greqi-Bregu F. 22:00
Grupi D
Uruguai, Kosta Rika, Anglia, Italia
14 qershor Fortaleza Uruguai-Kosta Rika 21:00
15 qershor Manaus Angli-Itali 03:00
19 qershor S. Paulo Uruguai-Angli 21:00
20 qershor Recife Itali-Kosta Rika 18:00
24 qershor Natal Itali-Uruguai 18:00
24 qershor Belo H. Kosta Rika-Angli 18:00
Grupi E
Zvicra, Ekuadori, Franca, Hondurasi
15 qershor Brazilia Zvicër-Ekuador 18:00
15 qershor Porto A. Francë-Honduras 21:00
20:06.2014 Salvador Zvicër-Francë 22:00
21 qershor Kuritiba Honduras-Ekuador 00:00
25 qershor Manaus Honduras-Zvicër 22:00
25 qershor Rio Ekuador-Francë 22:00
Grupi F
Argjentina, Bosnja, Irani, Nigeria
16 qershor Rio Argjentinë-Bosnjë 00:00
16 qershor Kuritiba Iran-Nigeri 21:00
21 qershor Belo H. Argjentinë-Iran 18:00
22 qershor Kuiaba Nigeri-Bosnje 00:00
25 qershor Porto A. Nigeri-Argjentinë 18:00
25 qershor Salvador Bosnjë-Iran 19:00
Grupi G
Gjermania, Portugalia, Gana, SHBA
16 qershor Salvador Gjermani-Portugali 19:00
17 qershor Natal Gana-SHBA 00:00
21 qershor Fortaleza Gjermani-Gana 21:00
22 qershor Manaus SHBA-Portugali 21:00
26 qershor Recife SHBA-Gjermani 18:00
26 qershor Brazilia Gana-Portugali 18:00
Grupi H
Belgjika, Algjeria, Rusia, Koreja e Jugut
17 qershor Belo H. Belgjikë-Algjeri 18:00
18 qershor Kuiaba Rusi-Kore 00:00
22 qershor Porto A. Kore-Algjeri 18:00
23 qershor Rio Belgjikë-Rusi 00:00
26 qershor S. Paulo Kore-Belgjikë 22:00
26 qershor Kuritiba Algjeri-Rusi 22:00
1/8 finale
49. 28 qershor Belo Horizonte 1A-2B 18:00
50. 28 qershor Rio 1C-2D 22:00
51. 29 qershor Fortaleza 1B-2A 18:00
52. 29 qershor Recife 1D-2C 22:00
53. 30 qershor Brazilia 1E-2F 18:00
54. 30 qershor Porto Alegre 1G-2H 22:00
55. 1 korrik Sao Paulo 1F-2E 18:00
56. 1 korrik Salvador 1H-2G 22:00
Çerekfinalet
57. 4 korrik Fortaleza Fit 49-Fit. 50 22:00
58. 4 korrik Rio Fit. 53-Fit. 54 18:00
59. 5 korrik Salvador Fit. 51-Fit. 52 22:00
60. 5 korrik Brazilia Fit. 55-Fit. 56 18:00
Gjysmëfinalet
61. 8 korrik Belo Horizonte Fit.57.-Fit.58 22:00
62. 9 korrik Sao Paulo Fit.59-Fit.60 22:00
Vendi i tretë
12 korrik Brazilia Humb.61.-Humb. 62 21:00
Finalja
13 korrik Rio de Zhaneiro Fit.61-Fit.62 21:00
