Ka përfunduar ndërtimi i ujësjellësit të ri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve ka bërë të mundur kolaudimin e rrjetit te ri. Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, kjo drejtori ka kërkuar marrjen në dorëzim të veprës. Por kryebashkiaku nuk ka pranuar ta marrë në dorëzim, pasi specialistët kanë konstatuar shumë defekte dhe lidhje të paligjshme në tubacionet e reja. Rrjeti kushtoi 3,5 milionë euro.
