Lajm i mirë për nxënësit! Epidemiologu sqaron pse nuk duhen mbajtur më shkollat mbyllur nga Covid

Leda Hysa

Në Shqipëri nuk është marrë ende asnjë vendim për shkollat, ndërkohë që shumë vende vendosën për hapjen e tyre që dy muaj pas shpalljes së pandemisë. Raste të tilla janë Danimarka apo Australia. Kjo e fundit merret si rast edhe nga epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, i cili ka publikuar në Facebook një studim të bërë në shkollat australiane, ku thuhet se transmetimi i virusit në shkolla ka qenë i kufizuar deri më sot.

Sipas mjekut, të dhënat tregojnë se, transmetimi në institucionet arsimore mund të qëndrojë i kufizuar, nëse rritet ndërgjegjësimi komunitar, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi!

Në shtetin Neë South Ëales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se transmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:

Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.

Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSË-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.

6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.

521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.

319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).

44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).

ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!

ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:

U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.

Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.

Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.

Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.

Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:

rritet ndërgjegjësimi komunitar,

implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,

qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!”.

l.h/ dita

Share This Article