Zbardhen vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj ne Elbasan, miq mes tyre. Ata janë vrarë të dy në një ditë, por trupi i pajetë i Regis Runaj u gjet disa ditë më pas.
Policia ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë të përfshirë në vrasjet e Elbasanit. Regis Runaj u vra në një ditë me Ramazanin, trupi u gjet 9 ditë më vonë i hedhur në buzë të rrugës.
Policia e Shtetit në njoftim për mediat bën me dije ka arrestuar sot 2 persona Xhulion Hoxha 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç,. si autor të vrasjes së Regis Runajt, në afërsi të varrezave në Elbasan.
Policia më tej bën me dije se 2 të arrestuarit dhe Runaj kanë qenë bashkë natën e krimit, kanë konsumuar drogë dhe më pas janë konflikuar.
Po ashtu mësohet se këta dy shtetas janë të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Dy të arrestuarit janë paguar për këtë ngjarjes nga persona të tjerë.
“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u arrestuan Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.
Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.
Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre“, bën me dije Policia.
Policia po punon për zbardhjen edhe të ngjarjeve të tjera të ndodhura.
l.h/ dita


Mesa duket kemi të bëjmë me banditë dhe gangstera të cilëve u eshte prishur pazari. Asnjë keqardhje.
Duhet te aprovohet me ligj ne parlament , qe per vrasesit me pagese te ekzekutohen ,ose te varen ne litar ..Ndryshe keshtu do vazhdoje .Si mund te vrasesh tjetrin per para ?
Paskemi qene rrace e keqe ..
Tranzicioni demokratik i Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës dhe Edi Ramës do të dallohen në histori se, për të punësuar shqipëtarët, krijuan një profesion të ri të mirë paguar, atë të vrasësit me pagesë. Thuhet që shoku Edi parashikon që të hap shkolla speciale për këtë profesiontë ri, madje do të ketë edhe degë në universitet, dhe për të institucionalizuar këtë aktivitet të rëndësishëm dhe shteti të mar pjesën e tij për çdo vrasje, ky aktivitet do të jipet si konçension apo PPP që ka mundësi që të aprovohet në kuvënd njëkohësisht me konçensionin e rrugës Milot- Tërbaç. Aferim liderrat e tranzicionit të PD,LSI dhePS që e bën vrasjen profesion të shqipëtarëve që edhe të argëtohemi me përshkrime të përditëshme në ekrane me hollësira të horrorit të çdo vrasjeje me frekuencën 2-3 në javë ku ajo që vjen më pas është më profesionale se e mëparshme U lumtë o shqipëtarë, o burra, vrisni njëri tjetrin, mos u kurseni, se kështu u bëhet qejfi edhe Saliut edhe Ilirit edhe shokut Edi, kështu ata u sundojnë më lehtë dhe ua zbrazin xhepat pa ndjerë. Kështu u duan edhe gjykatsit dhe prokurorët se shtohet për çdo krim pasuria e tyre, pse fukarenjë do të ngelen ata? Dhe shyqyr që u hoq dënimi me vdekje se s’do të kishte as kriminelë as krime dhe prokurorë e gjykatës do të kishin ngelur kripë, pa një dyshkë në xhep dhe do kishim ngelur edhe pa burgje ku punësohen me mijra shqipëtarë që sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. A e shikoni shqipëtar sa i rëndësishëm është krimi, vrasja dhe profesioni i vrasësit. Shpresoj që kur Edi Rama të hap degët e vrasësit profesionist në universitete, të rinjtë shqipëtar do të dynden për tu rregjistruar dhe do të hapen me mijra vënde pune, të ardhurat do të shtohen nga taksimi i këtij aktiviteti të mirë paguar dhe me mijra e me mijra do të punësohen në burgjet e Shqipërisë. Aferim Sali, aferim Fatos, aferim Ilir, aferim shumë aferim Edi Ramës që ka nderin ta fus në suazat e ligjit profesionin e ri më të paguar të shqipëtarëve atë të vrasësit profesionist dhe Europa ka nevoj jo vetëm për Sicilinë por edhe për Shqipërinë që po ja kalon një mij herë Sicilisë së viteve 60 që nuk kishte fare vrasës profesionistë. Mafiozët atje lanin hesapet pa këtë profesion. Mafiozët tanë mund të jenë qeveritarë, politikanë, bankjerë , biznesmenë, madje dhe gjykatës e prokurorë të nderuar dhe nuk është në reputacionin e tyre që të meren me punë që duan profesionalizëm si vrasja psh me shpërthim të telekomanduar. Me këto zhvillime (2-3 vrasje në javë) po i afrohemi më tepër BE .që ka nevoj për ne sikurse thot shoku Edi.