“Udhëheqja politike në Prishtinë, e përçarë. Thaçi gati të japë dorëheqjen. Negociatori pa konsensus, një dhuratë e madhe për Beogradin”

Leda Hysa

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive Dita – Për të mirën e vendit dhe mbijetesën e shtetit, politikanëve të Kosovës i duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e anshmërisë dhe legjitimitetit. Me rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e BE-së është e rëndësishme të shqyrtohen pikat e forta dhe të dobëta të të dy protagonistëve dhe se si Prishtinës i duhet të veprojë për të arritur objektivat e veta.

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka deklaruar se takimi me presidentin serb Aleksander Vuçiç në Bruksel më 16 korrik inicioi hartimin e një “marrëveshjeje përfundimtare” mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mund të jetë optimizëm i tepruar për dy arsye kryesore: vendosmëria e Beogradit për të mos përfunduar bisedimet dhe përçarjet politike të vazhdueshme të Kosovës.

Udhëheqja politike e Kosovës është e përçarë në një kohë kur ka nevojë urgjente për unitet. Presidenti Hashim Thaçi është mënjanuar dhe është i gatshëm të japë dorëheqjen për shkak të akuzave të Hagës për krime lufte të pretenduara. Udhëheqësi kryesor i opozitës Albin Kurti po sulmon Hotin me pretendimet e mungesës së legjitimitetit, transparencës dhe përgatitjeve për bisedime. Dhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, drejtues partish në koalicionin qeverisës, pretendojnë se nuk janë pyetur mbi emërimin e Skënder Hysenit koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë.

Mbetet e paqartë nëse roli i Hysenit është ai i koordinatorit në një dialog teknik apo i negociatorit në një marrëveshje përfundimtare. Mungesa e konsensusit politik rreth negociatave dhe rolit të Hysenit është një dhuratë e madhe për Beogradin. Hoti bëri thirrje për një seancë parlamentare mbi bisedimet e Brukselit, por kjo jo vetëm u bojkotua nga drejtuesit e partive opozitare, por edhe nga partnerët e koalicionit. Dikush mund të pyesë veten se edhe për sa kohë realisht do të mbijetojë qeveria me një shumicë të ngushtë në parlament, në këto kushte antagonizmi.

Nga kërcënimi i rënies së qeverisë dhe shtyrjes së mëtejshme e bisedimeve  përfiton Vuçiç i cili dëshiron të kufizojë negociatat mbi (diskutimin) e detajeve teknike të pafund. Kjo strategji ka për qëllim të tregojë se Kosova është një shtet i dështuar, i keqqeverisur nga politikanë që bëjnë zënka (me njëri tjetrin), një qendër e krimit të organizuar, e udhëhequr nga kriminelë lufte që po viktimizojnë serbët dhe një burim i paqëndrueshmërisë rajonale. Duke argumentuar se Kosova nuk është një shtet i besueshëm, Beogradi dëshiron që BE-ja të braktisë kushtet e saj në njohjen e Prishtinës dhe të përqëndrohet në mbështetjen e Serbisë.

Qëllimi fundor i Beogradit është që Kosova të jetë aq e zhytur në konflikt të brendshëm sa që shteti të pushojë së funksionuari dhe ekonomia të shembet. Nëse Beogradi nuk mund ta rimarrë Kosovën, atëherë ai dëshiron të sigurohet se shteti nuk do të mbijetojë dhe përsëri të zgjojë fantazmat me një ndarje territori midis Serbisë dhe Shqipërisë si zgjidhja e vetme.

Paqartësia mbi përmbajtjen e bisedimeve të BE-së gjithashtu ndihmon Beogradin. Pas takimit të 16 korrikut, Mirosllav Lajçak, Përfaqësuesi Special i BE-së, deklaroi se të dy krerët ranë dakord të punojnë intensivisht në nivel ekspertësh. Hoti hodhi poshtë idenë se kjo thjesht nënkupton vazhdimin e një dialogu teknik, por do të përqendrohej në njohjen e ndërsjellë. Vuçiç e kundërshtoi deklaratën e Hoti se një marrëveshje përfundimtare po hartohej nga dy kryeqytetet.

Përpjekjet e ndërmjetësimit të BE-së janë të bazuara në idenë se Serbia do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën në këmbim të pranimit në BE. Problemi është se Beogradi nuk i beson Brukselit në përmbushjen e premtimeve të tilla.

Edhe pse Vuçiç mbështet në publik hyrjen e Serbisë në BE, mbetet e paqartë nëse ai me të vërtetë dëshiron që Serbia të bashkohet me një organizatë që kërkon përgjegjësi politike dhe transparencë ekonomike. Brukseli nuk ka të ngjarë të aprovojë anëtarësimin e një shteti ku një parti ka një monopol dhe ku sundimi i ligjit është shkelur dhe mediat janë heshtur.

Në qoftë se negociatat e tanishme Kosovë-Serbi nuk kanë një qëllim të qartë dhe një afat kohor, ata do të vazhdojnë ta mbajnë rajonin në udhëkryq. Një zgjidhje do të ishte një ultimatum nga ana e BE-së, (i llojit) ose Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur ose negociatat e pranimit BE-Serbi do të pezullohen, ndërsa marrëdhëniet me Kosovën do të zhvillohen përmes liberalizimit të vizave dhe marrëdhënieve më të ngushta. Fatkeqësisht, Brukselit i mungon guximi të ndërmarrë hapa të tillë të guximshëm.

Fakti zhgënjyes është se në të gjithë spektrin politik në Kosovë ekziston konsensusi se çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të përfshijë njohje reciproke. Fatkeqësisht, në Prishtinë ka mungesë besimi dhe udhëheqjeje  që të sigurojë që ky mesazh të dëgjohet me zë të lartë dhe në mënyrë të vazhdueshme në të dy anët e Atlantikut. Dhe konfliktet e brendshme politike ndihmojnë Beogradin duke krijuar përshtypjen se liderët e Kosovës janë të ndarë në objektivat e tyre. Për të arritur qëllime konkrete, duhet si strategji ashtu dhe unitet.

 

Dita, Albania

KOSOVA’S POLITICIANS HELPING BELGRADE

Janusz Bugajski, 7 August 2020

Politicians in Kosova have to put aside their partisan and legalistic disputes for the good of the nation and the survival of the state. With talks restarted between Kosova and Serbia under EU auspices it is important to examine the strengths and weaknesses of the two protagonists and how Prishtina needs to act to achieve its objectives.

Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti has claimed that the meeting with Serbian President Aleksander Vucic in Brussels on July 16initiated the drafting of a “final agreement” between Kosova and Serbia. This may be wishful thinking for two main reasons – Belgrade’s determination not to finalize the talks and Kosova’s persistent political divisions.

Kosova’s political leadership is fractured at a time when it urgently needs unity. President Hashim Thaci has been sidelined and is poised to resign because of Hague indictments over alleged war crimes.The main opposition leader Albin Kurti is attacking Hoti for his alleged lack of legitimacy, transparency, and unpreparedness for the talks. And Ramush Haradinaj and Fatmir Limaj, leaders of parties in the ruling coalition, claim they were not consulted in the appointment of Skender Hyseni’s as state coordinator for dialogue with Serbia.

Hyseni’s role remains unclear, whether as the coordinator of a technical dialogue or the negotiator of a final agreement. The lack of political consensus around the talks and over Hyseni’s role is a major gift for Belgrade. Hoticalledfor a parliamentary session about the Brussels talks, but this was not only boycotted by opposition party leaders but also by coalition partners. In these hostile conditions, one wonders how long the government with a narrow majority in parliament will actually survive.

The threat of government collapse and a further postponement of talks benefitsVucic who wants to restrict the negotiations to endless technical details. The strategy is intended to demonstrate that Kosovais a failed state, badly governed by squabbling politicians, a hub for organized crime, led by war criminals who are victimizing Serbs, and a source of regional instability. By arguing that Kosova is not a credible state, Belgradewantsthe EU to abandon its conditionality in recognizing Prishtina and focus onsupportingSerbia.

Belgrade’s ultimate objective is for Kosova to be so embroiled in internal conflict that the state ceases to function and the economy collapses. If Belgrade cannot regain Kosova then it wants to make certain that the country does not survive and will again raise the specter of a division of territory between Serbia and Albania as the only solution.

Confusion over the content of the EU talks alsohelpsBelgrade. Following the July 16 meeting, Miroslav Lajcak, the EU Special Representative, stated that both leaders agreed to work intensively at expert level.Hoti dismissed the notion that this simply meant a continuation of a technical dialogue but would focus on mutual recognition. Vuciccontradicted Hoti’s statementthat a final agreement is being drafted by the two capitals.

EU mediation efforts have rested on the assumption that Serbia will normalize relations with Kosova in exchange for EU accession. The problem is that Belgrade does not trust Brussels in delivering on such promises. Although Vucic publicly supports Serbia’s EU entry, it remains unclear whether he really want Serbia to join an organization that requires political accountability and economic transparency. Brusselsis unlikely to approve the entry of a state where one party has a monopoly and where the rule of law is violated and the media stifled.

Unless the current Kosova-Serbia negotiations have a clear purpose and a deadline then they will continue to keep the region in a limbo.One solution would be an EU ultimatumthat either Serbia recognizes Kosova as an independent stateor EU-Serbia accession talkswill be suspendedwhile relations with Kosovawill develop through visa liberalization and closer association. Unfortunately, Brussels lacks the courage to take such bold steps.

The frustrating fact is that consensus does exist across the political spectrum in Kosova that any final agreement with Serbia must involve mutual recognition. Unfortunately, there is a lack of trust and leadership in Prishtina to make sure that this message is loudly and consistently heard on both sides of the Atlantic. And internal political conflicts help Belgrade by creating the impression that Kosova’s leaders are divided on theirobjectives. To achieve concrete goals one needs both strategy and unity.

****

Botuar në DITA. Kolumnën e Bugajskit nga SHBA mund ta lexoni çdo të shtunë në DITA versioni print dhe online. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

Share This Article
17 Comments
  • O JANUSZ-Jonuz Bajgovski!
    Na e rrofsh per vere se ne dimer na duhet leshi per tu ndrofur se dru nuk kemi me as puje e as qymyr !
    Tani po na zbulon Ameriken ti qe ‘politikanet’ e Kosoves po dhe te ish Shqiperise jane kembe e koke ne sherbim te SERBISE me urdher te Europes KURVE dhe Biberajve-Beogradasve-Berishajve burrit te SLLOBODANKA-Lirise!
    Tani e more vesh ti qe tere kreret e bandave parti ne te ashtuquajturen dikur Shqiperi i kane hapur bythen dhe gojen tere agjenturave te gjithe botes nga Saloija tek Nano,nga Salija tek Likja,Nga Salija tek EDVINI,nga Salija tek Medija dhe shkrumb e hi ‘shprehjue gjeografike’ u be ish ‘shQIpnija’!
    Kaqe idjot paskerjke qene ti qe te gjithe kreret e bandave parti ne Kosove e ish shqipni perjashtu UÇK KANE 30 VJET NE SHERBIM TE XHIHADIT isis,radikalizmit islamiko xhihadist nga Bukoshi tek xhihadisti me molotov e tritol ne sherbim te serb Salise nje antishqiptar me emrin ALBIN qe cka krijuar struktura paramilitare vte ISIS te ashtuquajtur VV-Vet Vendosje,VV-Vet-Varrosje,VV-Vet Vrasje!?

    Tani ti BAJGovski po na zbulon AmeriQIne pas 30 vjetesh kur e dine dhe gAmoret se tere skenaret e regjive e agjenturave kane qene po ato te Luftes se dyte boterore ‘PERÇA E SUNDO’ DY POPUJ NJE koqevar E NJE sKiptar ne vlla vrasje si dikur permes Regjimentit KOSOVA udhehequr nga KRRIMINELET Xhafer Devat e Rexhep Mitrovicat e me pas 30 vjet nga Bukoshet BERISHAT,Albinat,Berishat permes islamizmit xhihadizmit e so si asnjehere KOQEVARET dhe sKiptaret jane me larg se KURRE biles ne gjakmarrje urrejtje e hakmarrje fale regjive SERBE dhe dhendurrit e kryeagjentit serb Berisha dhe tere agjentet xhihadistet antishqiptaret rreth tij nga GAZIDEDE tek Besnik Mustafaj,Edvinet Lylzimet e tere ish ‘çunat e bllokut’!
    Shkruaj ti qatip BAJGovski!
    Kur nje dite,mbasi bene konsull ‘NDERI’ te ‘Kosoves’ ne VLORE nje VRIME te Pasmaxhiut kur pas disa vitesh EDVIN-PSIKOPATI te deklaroje ashtu si per MIT’HATIN se:
    FLAMURIN E PAVARESISE NE VLORE NUK E NGRITI ISMAIL QEMALI PO GJYSHI I PASMAXHIUT dhe sKipetaret duhet ti perulen si i urdheroi si ‘koke palare’ ti peruleshin kreut te BALLIT KOMBETAR,koloboracionistit tradhetarit kujslingut Mit’hat Frasherit….Gjyqi i Hages …VARJE NE LITAR dhe DJEGJE NE TURREN E GOMAVE!!

    • Z.Bugajski!
      Antishqiptarizmi i ka rrenjet ne Shqiperi,prandaj mos u merrni me Kosoven,se atje dihet qe shumica e lidereve te tyre kane qene nen sherbimin e UDB!
      Shqiperia ka 30 vjet,qe po shkon ne gremine,ndersa perendimi ben sikur nuk e kupton cfare po ndodh ketu!
      Filloni nga komunikimi qe lideret e poliotikanet shqiptare bejne me njeri tjetrin,duke nxitur nje percarje dhe urrejtje te madhe ne popull!
      Ju,z.Bugajski merreni me poliotiken boterore,por habitem se si juve nuk u ka bere pershtypje krijesa kanceroze e Edi Rames e “Bashkeqeverisjes me qytetaret”!
      A e keni bere pyetje vetes se per cfare e sajoi Rama kete “Bashkeqeverisje”?
      Cfare ka arritur me kete krijese kur njerezve u eshte mbyllur goja dhe nuk gjejne asnje zyrtar ku te ankohen?
      Si nuk ju ka shkuar ndermend se kjo “Bashkeqeverisje” ka qene dhe eshte nje MASHTRIM I MADH,qe nuk ekziston askund ne bote dhe se ketu ka shkaterruar shtetin ligjor,demokracine dhe ka nxjerre jashte loje tere administraten publike?
      Si nuk u ka shkuar nderment se korrupsioni ne Shqiperi lulezon se eshte vete Edi Rama ai qe eshte nxitesi dhe mbrojtesi i korrupsionit?
      Dhe keto te gjitha i them se shtetin ligjor,demokracine dhe administraten korrekte publike i ka pare,ndjere dhe provuar personalisht ne SHBA,qe eshte si nata me diten ne Shqiperi!
      Dhe kjo gje nuk kerkon miliarda,por vullnet politik,kontroll te vazhdueshem,ligje te forta dhe mbi te gjitha nje administrate jo te mbushur me militante te nje partie!
      Se ketu kryeministri Rama do mendoje e do urdheroje se ku do harxhohen milionat,se gjithcka behet per te fituar qeveritaret e jo qytetaret!
      Se ketu investohet per rruge te gjata dhe tunele,ndersa ne lagjet e qyteteve rruget e rrugicat midis pallateve jane me gropa,me balte e pluhur,se nuk ka lulishte,stola e tavolina per te ulur pensionistet etj!
      Se lagjet e Tiranes nuk kane cerdhe e kopshte shteteroire,se nuk ka asnje kend lojrash e biblioteka etj,sepse keto konsiderohen gjera te vogla pa interes per korrupsion!
      Fajtori i lulezimit te korrupsionit ne Shqiperi eshte vetem EDI RAMA!
      Se po te doje ai e ndalonte qe ne fillim kete menxyre kriminale!

  • Nje fjale e urte puro shqyptare thote:

    PESHKU QELBET NGA KOKA

    prandaj:

    Shikojeni kete karagjozin e BE-se ne mes te dy dallkaukeve negociues, kur eshte Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi Special i BE-së ne keto bisedime negociatash tradhetie antishqyptare, pasi bedelat e George Sorosit tentuan ta ndajne Kosoven si “Byreku ne tepsi”, po kush eshte ne fakt Mirosllav Lajçak? Ja cfare shkruan Wikipedia ne internet:

    “…Mirosllav Lajçak ka lindur më 20 mars 1963 dhe është një politikan dhe diplomat karriere sllovak, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Komuniste Sllovake. Ai i studioi per drejtësi në Universitetin Comenius në Bratislavë për afro një vit para se të merrte një master nga Instituti Shtetëror i Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Si student, ai u be antar në Partinë Komuniste të Cosekosllovakisë. Në Tetor 2018, atij iu dha titulli Doktor Nderi i Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare…”

    prandaj:

    Pyetja qe duhet t’i bejne shqyptaret analistit me fame boterore, Janusz Bugajski eshte:

    PO PSE KOMUNISTET E KGB-SE SE PUTINIT QE KANE DEPERTUAR NE BE DO TE NDERMJETESOJNE NE BISEDIMET MIDIS KOSOVES DHE SERBISE PER NJOHEJN E SHTETIT SHQYPTAR?

    sepse:

    Atehere mund te themi se Ramushi kishte te drejte qe nuk hoqi taksen 100 % te mallrave te Serbise, sepse KGB-ja e Putinit e kishte mare “Kalane nga brenda” me Thacin dhe Ramen kur deshen te ndanin Kosoven ne terrin e nates me Vucicin si:

    BYREKU NE TEPSI

  • Keta politikanet kosovar kaq hapur te jene ne sherbim te
    SERBIT ?! O zot ! Qysh ne kohen e Skenderbeut : Nocio-
    ni: “Bashkimi ben fuqi” perbente leitmotivin e gjithe luftes
    se Skenderbeut kunder pushtimit Osman ! Sot pas 500 e
    ca vjetesh ,shqiptaret ende jane “fertele” ,nuk ka zot qe t’i
    bashkoje !
    Pader Gjergj Fishta thote: “Aq sa mund te mbushesh dy
    thase me pleshta,aq mund te bashkosh dy shqiptare” !
    Me tej: “Shko ne Vlore, kalispera,shko ne Durres, bo-
    nasera,shko ne Shkoder dobrovjeci,Shqiperine e henger
    dreci”

    • Shume sakte..ne castin qe duhet te jene te bashkuar, per interesin kombetar, dhe te lene menjane interesat e vogla politike, po haen me njeri-tjetrin duke favorizuar hasmin….turp turp…..

  • Ato palo Negociata e negociatore shetites me fort i sherbejne Serbise qe lutet qe Perendimi ti vazhdoje pa fundesisht. Se jane me vlere nul. Edhe Thaci qe vazhdon zvarritet President eshte dhurata me e madhe per Beogradin. Zor se gjendet tjeter President qe ta vervite Vucici si verrle me mire se ate ‘Gjarperin’ apo sic kane qejf serbet ti thone, Svinja.

  • Albin Kurti eshte mina me Sahat ne politiken Kosovare.
    Ai kerkon pushte per te mos realizuar kurr shtet.
    Duke mos realizuar shtet ai i sherben Serbise ne te ardhmen.
    Kosovaret duhet ta bojkotojn Albin Kurtin si mina me sahat ne politiken Kosovare.!
    Hashim Thaci nuk duhet te jape dorheqjen .
    Krahu i luftes duhet te bashkohet dhe VV duhet t6e shkrihet si parti politike dhe ti bashkangjitet krahut te luftestarve te lirise.!
    Ne keto kushte do te vendoset edhe uniteti ne mes faktorit politik Kosovara.!

    • Ti Like SeleniCari si gjithmone ja mbyt kot. Sepse realitetin si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove e sheh nga verra e bythes Edi Rames.

      • Keshtu mendon ti dashamires pore kam bindje qe ne nje te ardhme jo shume te largetr to te me thuash se sa Paska pasure te drejte Selenic,!
        Nuk nisem se c`fare thote Edi Rama , pore kush ngren doren kunder luftetarve te lirise.(qe ne fakte Kurti eshte eksponent kryesor) ai do te kete pasoja shume te !
        renda.!

  • Nje artikull shume i dobishem per te pare realitertin e zymte te Kosoves. Une nuk e besova deklaraten e Hotit Hoti se “bisedimet teknike” kishin objektiv konkret njohjen e shteteve te pavarur Kosove-Serbi. Bugajski sjell informacionin e vertete se “Vuçiç e kundërshtoi deklaratën e Hotit se një marrëveshje përfundimtare po hartohej nga dy kryeqytetet” (?!).

    Vetem me deklaraten e rreme te tij, Hoti duhet te jape doreheqje nga posti i kryeministrit tte Kosoves.

  • Trying to see Mr. Janusz Bugajski’s reasoning!
    Mr. Bugajski, do you recognize Kosova as an independent state? If you do, you also know that Kosova is in its own right to focus on mutual recognition. For the same reason, Kosova’s Prime Minister A.Hoti’s claim for the “final agreement” between Kosova and Serbia may not be wishful thinking.
    You have the luxury to go up and down like high waves about the process and outcome of these negotiations, including the role of EU. Your analyses about the present situation between a former colonizer and its former colony, and your suppositions about this and about that lead you to situations favorable to Serbia’s greedy appetite and power to finally win over a “division of territory between Serbia and Albania as the only solution.”, once Kosova’s government and economy collapse. But they will not. It only makes all parties aware of the situation. Yet, I fully agree with you. Emphasizing Serbia’s hostile propaganda and its heinous slanders about Kosova and its state makes Serbia’s authorities look what they really are and do. If Serbia chooses not to recognize Kosova’s independence, the Republic of Kosova will have other options. Taking an independent stand is good, but supporting justice is better and easier to see a realistic and just solution throughout so many twists and turns, which means when coming clean.
    Kosova follows the principles how best to protect its independence, while Serbia follows its greed to take something back from its former colony, have a way for a comeback through its serb colons installed in Kosova’s territory after genocidal ethnic cleansing. Asking for a fixed deadline is to make hasty decisions with loopholes for future chances.The whole of Kosova is Albanian land, Presheva, Metvegja and Bujanovsk too, which were unjustly separated from Kosova.
    Let everybody hear J. Bugajski’s opinion: “The frustrating fact is that consensus does exist across the political spectrum in Kosova that any final agreement with Serbia must involve mutual recognition”, because it is both strategy and unity, the rest is liberal democracy. Besides, “Both sides of the Atlantic” are insiders in this dialogue and have already heard it loud enough live. But making it public by Mr. J. Bugajski is boosting a right cause at the right time.
    Gratefully, Kasandra.

  • Albin Kurti kurre nuk ka qene per nje zgjidhje te stausit te Kosoves.Ai gjithmone ka qene per anarki dhe mos zbatim te ligjshmerise,duke thyer dhe djege edhe sallen e kuvendit.Ati i intereson pushteti te cilen done ta arrije me demagogji dhe jo shteti.

    • o kurve e Ramut Vucicit, pse e ka djegur sallen e Kuvendint Albin Kurt?
      A nuk ishte per te bllokuar mareveshjen e demarkacionit me Malin e Zi? Apo jepini tokat e shqiptareve kujt te doje, serbe, greke, malazeze. Le ti marrin te gjitha, vetem te vazhdojne parlamentet e tradhetareve, vetem kurvat te mos bien nga pushteti. Ci qi temen, shiteni te gjithe. Keshtu mendojne kurvat ramiste te dule vucicit

  • Albin Kurti eshte deshira kosovare per shtet te pavarur, nje pushtetar per kosovaret, qe ka shprehur qarte deshirat e kosovareve per statusin e Kosoves, pra Vetvendosje.
    Hashim Thaci nje pushtetar per nderkombetaret, qe ka mbajtur pushtet vetem duke qene papagalli i tyre.
    Kosoven te pavarur realisht do ta bejne Albin Kurtet jo sherbetoret e te huajve si Thaci.

  • Ti i ke ven vetes emri Aktualitet, pore ne fakte nuk je fare aktual.
    Ne Kosove nuk vepron ase Kurti dhe ase Hashim Thaci.
    Pushteti ne Kosov eshte ne duarte e te tjerve dhe kjo eshte aktualiteti e jo pallavrat e Kurti.!
    Kaqe gje duhet ta dije n te gjith edhe ti “aktualitet” qe i ke ven vetes.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *