Ngjarje e rëndë në Cërrik, 53-vjeçari aksidentohet në punë dhe humbet jetën, arrestohet administratori i firmës

J L

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik.

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga shkallët e një betoniereje. Në pranga ka rënë administratori i firmës.

“Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka nderuar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

j.l./ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *