Ka ndërruar jetë ditën e sotme Safet Morina, efektiv i uniformave blu në Policinë e Shkodrës.
Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me COVID-19, që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.
Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se prej dy javësh Morina ka qenë i intubuar në spitalin Covid 2 në Tiranë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të fitojë betejën.
Prej javësh tashmë situata me Covid 19 duket se është jashtë kontrollit, ku numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 205, ndërkohë që vetëm dje u shënuar 140 raste të reja me koronavirus.

j.l./ dita

Intubimi eshte reziku ma i madh!
Munff do oni me fjet ne bark e jo ne shpine qe te kaloni semundjen pa nevoje per intubim , vetem me oxygjen!