Te tera shmangiet rezultojne demagogji

anazapta

Letër e nënshkruar

Ajet Delaj

 

Per mua ALUZINI si institucion është ligjerimi i te paligjshmes. Pra eshte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise gjithashtu eshte ne kundershtim me lirite e te drejtat themelore te njeriut ne nje shtet demokratik e kapitalist ku ne themel ka pronen private e shenjterin e saj. Shteti kapitalisht nuk behet pronar i prones se qytetareve te tije vetem ne raste te vecanta per arsye publike (spital, shkolle rruge ujsjells etj te kesaje natyre) kur eshte bere parapagimi i plote me vleren e tregut.

Te nderuar bashkombas, e nderuar Qeveria Shqiptare e Kryeministri Rama e drejta e prones private ne shtetin shqiptar eshte nje e drejte e garantuar nga Kushtetutae Shqiperise dhe nuk eshte as e majte e as e djathte por eshte nje e drejte themelore qe duhet te zbatohet e respektohet ne tere veprimtarine e perditshme te Qeverise e Shtetit Shqiptar.

Qeveria Rama ka shansin ne dore qe ta zbatoje kete detyrim kushtetues mbas 15 vjetesh te aprovimit te Kushtetutes se Repuplikes se Shqiperise me referendum popullor te inicuar nga pushteti i majte i kohes.

Te jene te bindur te gjithe se nese Qeveria Rama nuk do ta zbatoje detyrimin kushtetues te njohjes, kthimit e shejterimit te prones private ne Shqiperi do te jete nje qeveri e radhes si parardheset e saj, pasi realisht Qeveria bie moralisht kur denon nje hajdut xhepash qe vjedh nje cellular e bekon nje hajn prone me mbi 200 mije euro.

Rruget e pashkelura te ndertimit te “demokracise shqiptare” te Ramizit i provuan shqiptaret per me shume se 23 vjet dhe ja ku jemi. Demokracia Perendimore e vendosur ne Kushtetuten Amerikane e Karten e Helsinkit eshte vetem nje dhe nuk mund te kete “Demokraci alla-shqiptare” Te tera shmangjet nga parimet themelore qe percaktojne shtetet demokratike kane rezultuar e do rezultojne demagogji e se shkuares qe nuk te con askund pervecse ne kaous, korrupsion e krim te organizuar nga maja ne fund.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *