Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherësh udhëheqësit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.
Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.
Zaev është shprehur se mundësitë për negociatat do të jenë të hapura. Gjithashtu ai theksoi se pavarësisht sfidave duke përmendur ndër to pandeminë qeveria do të tregojë efikasitet në përballjen me to.
o.j/dita

Per 5 leke i bind partite shqiptare