Epidemiologu jep lajmin e mirë për Covid-19: Shtrëngoni dhëmbët edhe pak sepse …

Ornela

Mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë një status në Facebook, ku jep një lajm të mirë në lidhje me Coronavirus.

Në një kohë që të gjithë janë të shqetësuar, Alimehmeti tregon se në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur më shumë persona nga gripi sezonal sesa nga COVID-19.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për vendin tonë, statistikat e fundit na bëjnë optimistë se pak nga pak COVID-19 do i vijë fundi.

Statusi i plotë

Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe)

“Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!”

Cit.: Pertef Kruja

Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane vdekur me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi.

Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.

Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:

6626 persona vdiqen nga gripi sezonal

2992 persona vdiqen nga koronavirusi

6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Ky raport po rritet jave pas jave!

Ne javen e fundit te korrikut:

928 persona vdiqen nga gripi sezonal

193 persona vdiqen nga koronavirusi

928 / 193 = 4.8-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Forca miq!

Shtrengoni dhembet edhe pak!

Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish!

o.j/dita

Share This Article