SHBA po ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e situatës së Covid. Ndihma amerikane po i jepet shtetit shqiptar nëpërmjet programit USAID.
USAID bën të ditur se “për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160”.
Gjithashtu bëhet e ditur se “USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje”.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një statusi në Twitter shkruan se “Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!”.
j.l./ dita

Faleminderit qe po na ndihmoni ju te SHBA,por te keqen ne shqiptaret e kemi tek mungesa e plote e shtetit ligjor!
Kam dale pozitiv me covid 19 qe ne 29 korrik 2020 dhe duhej te me benin tamponin e dyte ne 12 gusht,por deri me sot 16 gusht nuk me ka ardhur njeri!
Mjeku i familjes me keshillon,qe mund te dal nga shtepia,por ne se une mund te jem akoma pozitiv,a nuk mund te infektoj edhe te tjeret?
Pse nuk i ndjek ISHP-ja grafiket e berjes se tamponeve sipas datave,por duhet te marrim ne paciente shoket e miqte?
A eshte shtet rrumpalle ky i sotmi?
Prandaj sa do te bini ju aparatura ketu,ne kemi nje administrate te pa afte,jashte cdo kontrolli qe as do t’ia dije fare cfare ndodh!
U eshte bere mendja…ryshfet!
Faleminderit zonja Kim por na vjen keq qe nuk po ben pusim si liderat tane te pavdekshem.Nuk kemi pare per te blere vaksina por shterngojme rripin per te rritur nje Zaho te lumtur
Zonja e nderuar amb KIM !
Faleminderit Amerikes ,per keto aparate ,por ndihma me e madhe per ne populin shqiptar , do ishte me me shume interes qe ti jepni me shume gaz drejtesise ,te cilen e kemi me shume te domosdoshme .Drejtesia me keqeardhje u shkaterua, u perdhunua me koshjence nga bandat politike te ketij tranzicioni post komunist ,te 30 viteve te fundit . E kemi shpresen vetem tek ju ,mafja ka dale jashte kontrollit .
Faleminderit per mirekuptimin e nderuara amb KIM.