Dosja turke e drogës/ Si u përfshi Ylli Ndroqi në trafikun e heroinës

redaktor

Ylli Ndroqi i shfaqur si biznesmen dhe pronar mediash në Shqipëri është një përson i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të heroinës. Kjo sipas dosjes të plotë të policisë dhe prokurorisë turke të Stambollit, siguruar dhe përkthyer e plotë nga CNA.al.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë Ylli Ndroqi është arrestuar në Turqi nën emrin e tij të vjetër Xhemail Pasmaçiu, identiteti i tij i fëmijërisë. Sipas kesaj dosjeje ai ishte pritësi i një sasie heroine prej 30.5 kg. Ndroqi është arrestuar më një grup të madh personash pas një operacioni të gjerë të policisë turke e cila ka kryer disa dhjetra veprime deri në ndalimin e tyë gjithë grupit.

Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë
Ylli Ndroqi dhe Ilir Meta

Kjo dosje kriminale është një nga faktet që përmend edhe SPAK në detimin e tij por që nuk e ka publikuar asnjëherë të plotë ngjarjen. Kjo është një nga ato dosje që tregojnë të shkuarën kriminale të Ylli Ndroqit i cili gjithmonë ka dashur ta fshehë këtë fakt. Për shumë vite ai nuk ka pranuar kursesi identitetin e tij të ndryshuar, por edhe përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës. Për të mbuluar dhe zhdukur këtë fakt ai ka përdorur çdo mjet të mundshëm, gjyqet dhe shantazhet ndaj gazetarëve që kanë thënë të vërtetën për një trafikant droge në media. Ndryshimi i emrit nuk pranohej kurre, për trafikun e drogës as që bëhej fjalë. Ai u ngreit në elitë, Ylli Ndroqi ishte i  preferuar i politikanëve nga të gjithë krahët, televizioni që kishte në pronësi i jepte pushtet dhe para.

Kush fliste për dosjen e drogës së Ylli Ndroqit sulmohej dhe akuzohej nga instrumentat e tij mediatikë që në fakt duket sikur të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merret me shantazh dhe kërcënime ndaj kujtdo që publikon faktet dhe të vërtetat e një trafikanti droge që ka zgjedhur të strehojë të shkuarën e tij kriminale në media.

CNA.al po sjell të plotë dosjen turke të drogës dhe më tej do sjellë edhe atë të Italisë, ku Ylli Ndroqi është përfshirë në një tjetër rast ku përpara drejtësisë është mbrojur nga Ëngjëll Agaçi krahu i djathtë i Edi Ramës.

Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stanbollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë “ ESAS”, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë  dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaciu, i biri i Bahri dhe i Sherife i datëlindjes 1965, lindur në Tiranë Shqipëri, me numër pasaporte …….. .

Gjykata për sigurinë e Shtetit nr.4, Stanboll, me vendim nr.1998/294, ka marrë në shqyrtim dokumentacionin e dërguar nga kryerprokurori i shtetit me nr.1998/278 date 06.09.1998, për të pandehurit, Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar,  Xhemail Pasmaciu (Ylli Ndroqi), Abdulselam Yunus.

Ylli NDroqi ne tavolinen e Konsujve
Ylli Ndroqi ne tavolinen e Konsujve

Sipas procesverbalit të autoriteteve policore turke të datës 07.09.1998,  tregohet me detaje aktiviteti kriminal, dhe hapat që ka ndjekur policia.

Raporti i policisë:

Pas informacionit të datës 29.07.1998 dhënë më parë në sektorin tonë nga informatori X Abdulseman Turgut nga Hakkari, me një shtetas me kombësi shqiptare me emrin Ismail dhe në zonën e Bakorkoy në kompaninë LUNA me një person me emrin Kazim merren me trafik lëndësh narkotike me jashtë.

Nga kërkimet e zhilluara nga ana jonë rezultoi se shtetasi me kombësi shqiptare me emrin Ismail banonte në zonën e Bakorkoy në qytezën e Zuhurat Baba në lagj. Akkatlar rr.42/1 dhe ishte shtetasi Ismail Cira. Në dt.31.08.1998 në zonën e banimit ky shtetas është marreë në ndjekje dhe vëzhgim.Në orën 13.00 me një automjet që nuk i është marrë targa e tipit Dogan SLX i kuq që i përkiste dikujt tjetër çoi në aeroport bashkëshorten dhe fëmijën dhe  kthye sërish në shtëpi. Pas gati 30 min me një taksi u kthye sërish në aeroport. Këtu priti deri rreth orës 19.00. Në orën 19.00 shtetasit tashmë të arrestuar, Hekuran Hoxha dhe Xhemail Pasmaciu (Ylli NDROQI) duke u përballur erdhën në adresën Zuhurat babadaki. Pas një kohe pritje aty nga ana jone u ndërpre ndjekja dhe vëzhgimi.

 Në 01.09.1998 në zonën e banimit u mor sërish nën ndjekje dhe vëzhgim shtetasi Ismail Cira.Në orën 10:00 Ismail Cira me dy shtetasit që u takua një ditë më parë, u larguan nga banesa me një automjet.

 Ndërkohë që grupi i ndjekjes u vonua për shkak se ngeli në semafor, nuk u arrit të zbulohej ndonjë veprim i paligjshem i Ismail Cires. Në datë 02.09.1998, në orën 08:30 filloi ndjekja dhe vëzhgimi sërish mbi Ismail Ciren në zonën e banimit. Në orën 10:15 Ismail Cira dhe pranë tij dhe dy shtetas të tjerë dolën nga shtëpia në këmbë.

Në Bakorkoy,në qendrën tregtare Karusel, pasi kanë ngrënë mëngjes të tre së bashku janë futur në  Allale në rrugën NUR  në apartamentin me nr.9.

Në orën 13:30 Ismail Cira u kthye në banesë në këmbë. Mbasi ka qëndruar për gati një orë në shtëpi në orën 14:30 ka dalë nga shtëpia, ka hipur në një taksi në rr.Istanbul dhe ka hyrë në rrugën e Allale, ku pasi ka zbritur nga taksia ka hyrë me shpejtësi në ndërtesën me Foto-fakt - Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajënr.9.Pas rreth 5 deri 10 min nga ndërtesa dolën së bashku Hekuran Hoxha dhe Ismail Cira.Pasi dolën nga ndërtesa ne për shkak të trafikut nuk mundëm t’i ndjekim dhe erdhëm dhe mbajtëm në vëzhgim banesën duke menduar se do të shkonin në shtëpi. Në orën 16:30, pranë shtëpisë që kishim marrë nën vëzhgim u afruan shtetasit Ismail Cira dhe Hekuran Hoxha. Ismail Cira mbante në dorë një qese me ngjyrë gri.

Hynë në banesë, por Ismail Cira qëndroi pak dhe doli sërish nga banesa duke mbajtur në dorë qesen me ngjyrë gri dhe hipi në një taksi që e priste aty dhe nën ndjekjen tonë shkoi në qytezën Bayrampasa Lagj.Orta rr.Adalet  dhe hyri në ndërtesën nr.6 duke u parë nga ana jone.

Pasi ka qëndruar rreth 15 deri 20.min ka dalë që aty me dy çanta sporti në dorë dhe vazhdoi deri në rrugën kryesore ku hipi në një taksi dhe nën kontrollin tonë shkoi në zonën e Esenser në stacionin e autobusave dhe hipën në autousin e firmës ULUDAG, i cili nisej në 18:30 për në Bursa, ndërkohë që ne duke qenë në detyrë pas vlerësimit që bëmë se në çantat gjendej heroinë, kemi filluar operacionin duke i treguar dokumentat e policisë, nga ku rezultoi se i regjistruari në zonën e Bakorkoy, i biri i Xheladin dhe Mahije, i dtl 1963, lindur ne Shqiperi, shtetasi Ismail Cira, nga kontrolli që ju bë në çantat që transportonte, ju sekuestrua 43 pako të presuara në peshën 30.5 kg heroinë, në formë pluhuri me ngjyrë kafe.

 Në të njejtën ditë në vazhdim të operacionit në adresën nga ku doli lënda në Bayrampasa lagj Adalet, në rr.nr.9,  në orën 20:30 u zhvillua ndërhyrja,  nga ku rezultoi se në vendin tonë kishin hyrë në mënyrë të paligjshme shtetas me kombësi shqiptare  si i biri i Sulejman dhe Adiles i dtl.1963, Fatmir Sofia ,ndërkohë që në banesë u gjenden dhe Arben Sofia Faik Aznadari, Leonard Lloshi dhe Servet Cela, të cilët pas marrjes në pyetje përveç Fatmir Sofias, 4 të tjerët ngaqë nuk kishin lidhje me ngjarjen, ju dorëzuan sektorit për të huajt.

 Gjatë ndjekjes fizike që i është bërë shtetasit Ismail Cira u zbulua se ai bashkëpunonte me shtetasin Musa Kazim AY. Nga operacioni i zhvilluar në adresën Bakirkoy rr. Ahalle  nr.9/1 ku zhvillon aktivitetin kompania Luna për tregëti me jashtë,  u kapën për këtë ngjarje shtetasit Musa Kazim AY, i biri i Hysein dhe Feime, i dtl 1949, në qytezën Savur, si dhe shtetasi me kombësi shqiptare me nr.pasaporte 0796521, Hekuran Hoxha, i biri i Nazmi dhe Fitneta.

 Ndërkohë gjatë kontrollit u shoqeruan si të dyshuar dhe 7 shtetas të tjerë, të cilët pas marrjes në pyetje rezltoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen ndaj u lane të lirë në dt.03.09.1998.

 Pas zbulimit të lidhjes me ngjarjen, shtetasit Musa Kazim AY dhe Hekuran Hoxha u arrestuan. Pas marrjes ne pyetje rezultoi se në Bursa në adresën qyteza inonu rruga 58/3, punonjesit tanë duke bashkëpunuar me kolegët e drejtorisë së Bursas, u bë arrestimi i personave që prisnin lëndën, të cilët ishin Xhemal Pasmaciu (Ylli NDROQI), i biri i Bahri dhe i Sherife, i dtl.1965 lindur në Tiranë, Shqipëri, me nr. pasaporte ……. dhe shtetasi Cevad Shahin Balcilar, i biri Mehmet Kemal dhe Nezihe, i dtl.1953, lindur ne Bozuyuk.

 Pas arrestimit keta shtetas u sollën në drejtorinë tonë.

Sërish në lidhje me këtë ngjarje,në dt.04.09.1998, në qytezën Avcilar Denizkeskeler lagj,Cimenli ap. nr.7/9, nga operacioni i zhvilluar,  janë arrestuar shtetasit Abduselam Turgut, i biri i Kamil dhe Gurcu i dtl.1967, lindur në Hakari,Yukselova, si dhe Yunus Er, i biri i Abdulazis dhe Cavres, i dtl.1978 në Yukselova.

Nga kontrolli i zhvilluar në banesat dhe vendet e punës të të dyshuave nuk u kontastata diçka e kundraligjshme. Shtetasit Abduselm Turgut ju sekestrua një atomjet Mercedes Benz i vitit 1994 dhe një telefon  i markës Sony.Musa Kazimit ju sekestrua nje telefon BOSCH me nr serie 9527204568,Hekuran Hoxhes një telefon i markës Ericson me nr serie CE 0180X dhe Xhemal Pasmaciut një telefon i markës Ericson me nr.serie  CE 0680X”./CNA

Share This Article
6 Comments
  • Po juve vertiteni per ti marre mente, e as nuk e merrni mundimin ta prekni mër! I bie qe shpifni per dyri – te tjeret! Keshtu i lind e drejta te talle trapin me juve, pse jo edhe t’ju hedhi poshte me rastin me te dyte qe do te doje engjellush gagaci.

  • Po mire o gazeta DITA, qe jeni bere si dedektiv privat ne ceshtjen e drogaxhiut te Ores, Ylli Ndroqi,

    por:

    PSE NUK E KERKON TURQIA E ERDOGANIT KETE DROGAXHI FAMOZ DHE KAQ TE RREZIKSHEM?

    Pse nuk eshte ne burg Ylli Ndroqi, por per shume vjet me radhe eshte nje pronar i Ora News qe kishte mbetur

    “MOHIKANI I FUNDIT” NE LUFTEN ME EDI RAMEN QE E MBULOI SHQYPNINE NE KANABIS SATIVA DHE NGRITI TRAUN E DOGANES NE DURRES PER KOKAINEN KOLUMBIANE?

    Po pse edhe hetuesin edhe gjy6kstesin do te beni ju o gazeta DITA ne nje kohe qe Mafia me pushtet po ben kerdine anembane Shqypnise me droge kombetare dhe importi?

    PO XIBRAKEN E TAULANT BALLES ME BANANET EM KOKAINE E HARRUAR JU O GAZETA DITA?

    Po mesazhet e ndyra enveriste te Erion Veliajt, pushtetar i paftyre dhe rrugac per Ylli Ndroqin qe e urdheronte te pushonte nga puna Drektoren e emisionit te lajmeve, Beti Njuma i keni lexuar ju o zoti Thano?

    PSE NUK E KERKON INTERPOLI YLLI NDROQIN?

    njashtu:

    Sic kerkonte Geron Xhafajn per ta ekstraduar dhe per te vuajtur denimin ne Itali?

    Keto pyetje deri tani nuk kane pergjigje, qe vertetojne se veprimet e SPAK-ut me seleksionim enverist jane ne vetvete nje goditje ndaj fjales se lire dhe medias demokratike dhe gazeta DITA nuk duhet te perfshihet ne kete loje te piset dhe te ndyre, pavaresisht se kush eshte Ylli Ndroqi qe une do ta quaja si:

    PASTAXHIU I RILINDJES

    qe:

    Per cudi dhe ne kundershtim me kete material komprementues, “Pastaxhiu i Rilindjes” qe kerkohet kaqe shume ne Shqypni, por qe askush nuk e kerkon ne Bote apo edhe ne Turqi.

  • Po mire o gazeta DITA, qe jeni bere si dedektiv privat ne ceshtjen e drogaxhiut te Ores, Ylli Ndroqi,

    por:

    PSE NUK E KERKON TURQIA E ERDOGANIT KETE DROGAXHI FAMOZ DHE KAQ TE RREZIKSHEM?

    Pse nuk eshte ne burg Ylli Ndroqi, por per shume vjet me radhe eshte nje pronar i Ora News qe kishte mbetur

    “MOHIKANI I FUNDIT” NE LUFTEN ME EDI RAMEN QE E MBULOI SHQYPNINE NE KANABIS SATIVA DHE NGRITI TRAUN E DOGANES NE DURRES PER KOKAINEN KOLUMBIANE?

    Po pse edhe hetuesin edhe gjykatesin do te beni ju o gazeta DITA ne nje kohe qe Mafia me pushtet po ben kerdine anembane Shqypnise me droge kombetare dhe importi?

    PO XIBRAKEN E TAULANT BALLES ME BANANET ME KOKAINE E HARRUAT JU O GAZETA DITA?

    Po mesazhet e ndyra enveriste te Erion Veliajt, pushtetar i paftyre dhe rrugac per Ylli Ndroqin qe e urdheronte te pushonte nga puna Drejtoren e emisionit te lajmeve, Beti Njuma i keni lexuar ju o zoti Thano?

    PSE NUK E KERKON INTERPOLI YLLI NDROQIN?

    njashtu:

    Sic kerkonte Geron Xhafajn per ta ekstraduar dhe per te vuajtur denimin ne Itali?

    Keto pyetje deri tani nuk kane pergjigje, qe vertetojne se veprimet e SPAK-ut me seleksionim enverist jane ne vetvete nje goditje ndaj fjales se lire dhe medias demokratike dhe gazeta DITA nuk duhet te perfshihet ne kete loje te piset dhe te ndyre, pavaresisht se kush eshte Ylli Ndroqi qe une do ta quaja si:

    PASTAXHIU I RILINDJES

    qe:

    Per cudi dhe ne kundershtim me kete material komprementues, “Pastaxhiu i Rilindjes” qe kerkohet kaqe shume ne Shqypni, por qe askush nuk e kerkon ne Bote apo edhe ne Turqi.

  • Sa shkojne bashke, si dy vllezer duken, jo shume nga paraqitja por nga veprimet dhe zanati. Te dy hajdut, te dy kriminel, te dy drogaxhinje, te dy te pasuruar me vjedhje dhe matrapazlliqe, por kane edhe nje ndryshim midis tyre. Kryetari i shtetit, qe vetem i tille nuk eshte, eshte me i rrezikshem se tjetri sepse ai nuk mundohet fizikisht dhe te shkoj para hetueseve kur verehet ndonje dyshim, kurse ky tjetri ka shkuar para tyre bile ka provuar dhe prangat ne duar. Presidenti jone vjedhe me letra dhe rregullon ligjet dhe organet e drejtesise qe te mbrojne ate me cdo kusht dhe ai ja u shperblen me menyra te ndryshme. Ai eshte bashkepronar ne shume kompani dhe biznese vetem per shkak te oferave qe ka bere ne dhenien e licencave dhe kontratave, rruge kjo shume effektive per gjithe kasten e drejtueseve qeveritar, dhe ne fund te cdo muaji fitimet shkojne ne llogarin e tij te fshehur neper bankat e shteteve te ndryshme neper bote. Ne nje shtet normal, dhe ne nje vend me popull normal, vetem fotografia qe kane dal bashke eshte nje fakt i mjaftueshem per ta denuar kete hale president dhe per ta zhdukur nga ai poste qe mbane. Por ne jemi ne shqiperi dhe asnje gje nuk ndodh me kete kategori njerzish me pushtet, populli eshte i durueshem, dhe i do forte drejtuesit e tij te cfare do niveli qofshin ata, hajdut, drogaxhinj, rrugace, kurvare, kriminel, burgaxhinje, etj., ai i do forte. i mbane ne detyre dhe politike, i voton cdo dy vjete per ne parlament ose bashki, i caktone ne detyra shteterore deri ne poste te larta qeveritare, i sigurojme me bodigard megjithese ata nuk i vrete njeri sepse ndodhen vete midis krimineleve dhe ruhen prej tyre, me makina luksoze, mundesishte te kene edhe dashnore rreth tyre sepse edhe merziten, presidenciale diplomatike, i lidh pensione te mira kur dalin ne pension, bile kur semuren i dergon edhe jashte shtetit per kurim sepse spitalet qe kane vjedhur leket vete keta politikan nuk jane te nivelit bashkekohor qe te sherojne keto kokrra. Mire ne e bejne, ne jemi nje popull pa bythe, nuk na bejne pershtypje cfare thuhet dhe cfare bejne keta politikan dhe drejtues shteteror dhe qeveritar, sepse ne keto kategori meritojme si popull. Eh moj shqiperi ku ke arritur dhe dale se ku do perfundosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *