Policia përgënjeshtron Metën: Qytetarët janë lajmëruar për kufizimet e qeverisë greke në Doganën e Kakavijës

J L

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar presidentin Ilir Meta, i cili deklaroi se qeveria e ka ditur për kufizimet nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, por nuk ka krijuar kushtet e nevojshme për emigrantët.

Meta publikoi një dokument të Ambasadës Shqiptare në Greqi, ku paralajmërohet që me datën 5 gusht 2020 se qeveria greke do të vendosë kufizime për qytetarët që do të kalojnë në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit më datë 6 gusht 2020 ka njoftuar qytetarët shqiptarë për kufizimet që do të vendoseshin nga qeveria greke për emigrantët.

“Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, njoftonte policia me datë 6 gusht.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Pra” Policia e shtetit”e paska bere njoftimin qysh ne daten 06 gusht;mirepo nuk eshte njoftuar”policia e presidences”! Besojeni po deshet presidentin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *