Talat Xhaferi do të jetë dhe për 4 vjet të tjera në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sipas marrëveshjes së arritur mes BDI dhe LSDM për koalicionin qeverisës.
Mbrëmjen e së enjtes Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut votoi me 62 vota pro dhe 43 kundër për rizgjedhjet e Xhaferit në këtë post të rëndësishëm.
Opozita shqiptare nuk mori pjesë në votim pasi u largua nga salla.
Pas emërimit, Xhaferi do të duhet të caktojë një seancë për zgjedhjen e qeverisë që pritet ta kryesojë lideri I LSDM-së, Zoran Zaev. Data më e mundshme është ajo e 2 shtatorit.
l.h/ dita

pozitive si Talat Xhaferri ashtu dhe Zaev perseri drejtues ne qeveri e parlament
pozitive per Maqedonine,Shqiperin,Ballkanin
te mendosh qe Zaev ndoqi udhe te veshtire por te ndershme, shpalli zgjedhje menjehere kur nuk realizoi premtimin e antarsimit ne BE.