Cakaj telefonatë me homologun: Kanadaja mbështet propozimin e Ramës për dialog në Bjellorusi

Leda Hysa

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.

Në një reagim në facebook sa i përket telefonatës, Cakaj shprehu se me Champagne ndanë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.

“Shqipëria si Kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi.”- theksoi Cakaj në postim

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së. Më herët, pro propozimit të kryeministrit Edi Rama kanë dalë edhe SHBA me BE-në.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *