Tenton t’i jap fund jetës, hidhet nga kati i tretë i pallatit 18-vjeçarja në Tiranë

Leda Hysa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë.

Një 18-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i pallati ku banon, duke tentuar t’i japë fund jetës.

E reja është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

 

 

l.h/ dita

Share This Article