Shifra më e lartë që pas heqjes së masave, Franca regjistron 4,897 raste të reja me COVID

Leda Hysa

Franca ka regjistruar 4,897 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, kjo është shifra më e lartë që kur vendi i hoqi masat gjatë muajit maj.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, paralajmëroi më herët se situata vazhdon të mbetet ende kritike në vend.

Sakaq, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 275 mijë, ndërsa 30 mijë persona kanë ndërruar jetë. Rritje te rasteve me COVID-19 janë parë dhe në Itali

 

l.h/ dita

Share This Article