Rritja e rasteve me koronavirus, Italia nuk do të rikthejë më izolimin

Ornela

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka deklaruar së fundmi se vendi nuk do të rikthejë një bllokim të dytë, pavarësisht faktit që u raportua për rritje të rasteve nga koronavirusi.

“Ne nuk do të zbatojmë një bllokim të ri”, tha Speranza në një intervistë për gazetën “La Stampa”. Ai theksoi se sistemi i kujdesit shëndetësor ishte forcuar në Itali që nga fillimi i pandemisë.

Vendi që dikur ishte epiqendra e shpërthimit në Evropë, ka regjistruar deri më tani rreth 35 mijë viktima dhe 259 mijë raste.

Së fundmi është raportuar për rritje të rasteve nga koronavirusi në Itali, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1000 të prekur, shifër rekord që nga muaji maj.

o.j/dita

Share This Article