Ka humbur betejën me Covid-19, ish- kryebashkiaku i Përmetit Dhimitër Nasi.
Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996.
Ai ishte infektuar prej disa ditësh, teksa nuk ia doli të fitonte betejën me këtë virus duke shënuar viktimën e parë për qytetin e Përmetit.
Është për t’u habitur që tamponi i fundit, i kryer dy ditë më parë i kishte dalë negativ.
Nasi ka qenë i shtruar prej disa ditësh të Spitali Infektiv, teksa mësohet se e gjithë familja e tij është e infektuar
Nasi u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare
o.j/dita
