Kobe Bryant do të festonte ditëlindjen, por po e feston me vajzën dhe engjëjt. Bashkëshortja, Vanessa është e sigurt për këtë, por kjo nuk e bën të ndjejë më pak dhimbje.
“Për të dashurin tim – Gëzuar ditëlindjen. Të dua dhe më shumë më shumë nga sa mund ta them. Do doja që ti dhe Gigi të ishit këtu. Do doja të të gatuaja ushqimin tënd të preferuar, ose të të bëja tortën e ditëlindjes bashkë me Gigin. Më mungojnë përqafimet e tua të mëdha, puthjet, buzëqeshja dhe e qeshura me zë”, shkruan Vanessa Bryant që shton se jetët e tyre janë bosh pa ta.
“Ndihem e vrarë shpirtërisht aq sa dua të qaj. Buzëqesh vetëm për hir të vajzave. S`jam unë më e fortë, më të forta janë ato. Do doja të zgjohesha një ditë nga ky ankth dhe t`i surprizoja vajzat tona duke të rikthyer në shtëpi ty dhe Gigi-n. Më vjen çmendurisht keq që nuk isha unë në vendin tuaj, të ikja unë e para. Gjithmonë kam dashur të iki e para e për egoizëm të mos isha unë ajo që do vuaja kaq shumë ndarjen nga ju”, shkruan Vanessa.
Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna u nda nga jeta në 26 janar në një aksident ajror. Vanessa jeton me tre vajzat e tjera.
l.h/ dita
