Greqia njoftoi se do të zhvillojë të martën një stërvitje ushtarake me përfshirje të marinës dhe forcës ajrore në një zonë të Mesdheut lindor, ku Turqia po kërkon për naftë dhe gaz.
Autoritetet greke sqaruan se manovrat do të nisin në juglindje të ishullit të Kretës, pikërisht zona ku Turqia ka derguar një anije kërkimore të shoqëruar nga anijet luftarake që hulumtojnë për kërkimet e naftës dhe gazit.
Ankaraja deklaron se akvititetet e saj atje do të vazhdojnë deri në fundin e muajit gusht.
Ndaj demonstrimit të forcës nga ana e Greqisë, mediat shtetërore turke reaguan me njoftimet se vendi është duke forcuar ndjeshëm flotën e tij.
Vec Yavuzit e Fatihut, Ankaraja bleu dhe një anije të tretë kërkimore, Kanunin, pajisjet e së cilës mund të arrijnë në një thellësi prej 11.400 metrash e të shpojnë 3.000 metra nën shtratin e detit.
Kanuni nisi punën në gusht në portin e Incekumit dhe deri në fund të vitit, pritet të jetë gati për t’u dërguar në Mesdheun Lindor.
Pas njoftimit të Athinës për stërvitjen detare, Ankaraja vendosi që edhe aktivitetet e një anijeje tjetër të këtij lloji, MTA Oruç Reis, të cilat ishin pezulluar, të rinisin sa më shpejt.
Qeveria turke i kundërshton pretendimet e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po zhvillon kërkime, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve të detit mes vendeve.
j.l./ dita

Flota ështe e shtetit dhe popullit vëlla Turk, o shokët e ditës, jo e Erdoan. Këto banalizime i përdorin hajdutët që ua ngeci bukën në vjedhur në fyt Sulltani, o shokët e ditës.
Populli shqipëtar është krah për krah me popullin vëlla Turk, o shokët e dites.
O bos populli turk mund te jete populli vella yt jo I imi dhe I shqipetareve.Nuk ka me popull vella ose moter por popull mik.
Nisu Arben selxhuku nisu nizam tek vellahu jot,nisu dhe beju thirrje te gjitheve te tjereve se keni rastin te na beni nderin e Madh… Do t’ju ndihmojme me cdo gje vetem ikni,ikni ikni ikni vetem ikni atje ku ndiheni ne vendin tuaj. Se kisha ditur se kishim edhe komunitet Turk ne Shqiperi!
Deri sa kemi komunitet serb, egjiptian, grek pse te mos shtojme edhe nje ne 12 komunitetet qe i kemi njohur zyrtarisht. Edhe Janullatosi ashtu do qe te kemi sa me shume komunitete joshqiptaresh ne Shqiperi.
Jemi pro turqise
E kam ndar mendjen do bej si do bej edhe nja 200 vite sa të integrohemi në beeeeeeeeee.
I duruari i fituari i thonë
Por Turqia ka te drejte kur pretendon qe ishujt te mos merren parasysh per te caktuar 12 milje detare. Pra jo cdo gur ne det te behet shkak per te caktuar 12 milje shtese. Deti eshte nje mire e perbashket i gjithe njerezimit, dhe kufiri teritorial duhej te punohet me mire nga ligjet nderkombetare. Greket nga ana tjeter me duken te pangopur me det e me toke. Nuk e kane kuptuar qe asnje shtet ne bote nuk ka mundur te pushtoje nje tjeter pergjithmone.
Sa bukur be ka vendosur Turku.ISHUJT NUK LLOGARITEN NE KUFIJTE E DETIT MIDIS DY VENDEVE…
Greqia me nje cope gur 7 metro katror qe quhet pleshti dhe ne fakt i perket Shqiperise,,po na merr Gjirin e Sarandes.
O njerez qe banoni ne truallin qe quhet Shqiperi,qetesohuni ndaloni dhe qartesoni veten,nuk kemi nevoje per konsum dhe import tymnajash,sherrnajash dhe cdo ngaterrese prej cdo kujt qe ju konsideron si tifoze dhe jo si partnere per zhvillim,qendrueshmeri dhe zhvillim reciprok per te ardhmen,ne Greqi punojne rreth 700mije shqiptare qe jane faktore dhe aktore te pazevendesueshem per fqinjin qe Zoti na e dha per short,kjo si rrjedhim historik dhe llogjik i parashkruar nga Gjin Bua Shpata e me vone Bocaret,Kolokotroni etj qe dihen boterisht tek Ali Janina qe e nderoi gjithe bota,Vangjel Zhapa ,Irene Papas,Aristidh Kolias dhe tek familjet e medha arvanitase qe drejtojne shtetin grek,te gjithe keta ne brendesi te 5 milione arvanitasve qe jane nenshtrati dhe mbi shtrati i kuptimit Helen,Turqia eshte vend i perbere nga 46 kombesi,perseri arnautet atje jane faktore dhe aktoret kryesore,nr i sakte nuk dihet,rrjedhim i 40 veziresh te origjines arberore,ministra,guvernante ne perandori dhe diplomate,qe nga Ibrahimi,shoku,miku dhe vellai i Sulejmanit madheshtor,Vaso pasha,Frasherllinjt,dhe Ismail Vlora i derguar urgjent ne shpetimin e truallit qe ngeli dhe qe me zor u quajt Shqiperi,keto jane te ditura por jane celesi kryesor i bashkepunimit,tregetise,zhvillimit dhe miereqenies per te ardhme,dhe po historia e fakteve e suksesit personal te njerezve te mesiperm na lejon qe te jemi sy e vesh,mendje hapur per cdo lajm pozitiv dhe jo tifoze te ndare per hegjemoni te askujt…