Mesila Doda: Unë me PDIU? I pëlqej apo nuk i pëlqej dikujt, harrojeni, nuk iki nga PD

anazapta

Deputetja Mesila Doda hodhi poshtë zërat se “shumë shpejt do të bashkohet me grupin parlamentar të PDIU-së, partisë së Shpëtim Idrizit”. Në një prononcim telefonik dhënë mbrëmë për DITA, Doda tha se “janë të gjitha thashetheme dhe tërësisht të pavërteta”

“Harrojeni, nuk luaj vendit, nuk iki në asnjë mënyrë nga Partia Demokratike. I pëlqej apo nuk i pëlqej dikujt apo disave qoftë dhe në PD, kjo nuk është aspak një arsye për tu larguar. Dua të jem e qartë për të gjithë: Mesila Doda do të qëndrojë e palëkundur në PD, do të luftojë për PD-në dhe do të bëjë sa ka mundësi për të forcuar dhe zhvilluar Partinë Demokratike. Nuk është fare në diskutim largimi im”, – tha mbrëmë Doda.

E pyetur më tej se si mund të ishte kaq e sigurtë për qëndrimin në PD, në kushtet kur kontratat politike nuk janë të përjetshme, Doda është shprehur se: “Dua thjesht t’iu konfirmoj se asnjë thashetheme i kohëve të fundit që po përflitet nuk ka lidhje me të vërtetën dhe planet e mia. Sigurisht që kontratat nuk janë të përjetshme, por unë i kam kontratat të qarta me njerëzit dhe demokratët që më votuan dhe më besuan. Ndaj dhe besoj jeni të qartë se nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën ky thashethem”.

 

************

Mesila Doda në pritjen e Ramës, demokratët i bëjnë gjyq në FB

Në 9 dhjetor  kishte dy aktivitete  paralele për 23 vjetorin e Lëvizjes Studentore. Një që organizohej nga studentët e kësaj lëvizje dhe ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama dhe tjetri nga demokratët dhe PD-ja, të cilët e konsiderojnë dhe festë përfaqësuese të tyren. U vu re që deputetja e PD, Mesila Doda gjendej në pritjen ku merrte pjesë Rama dhe jo në pritjen e PD-së.  Doda shkruajti më pas në FB:

“Sot isha e pranishme në ceremoninë e festës së 8 Dhjetorit organizuar nga Lëvizja Studentore Shqiptare. I kërkova zyrtarisht kryeministrit shqiptar, i pranishëm në këtë ceremoni, të distancohet nga shfaqja e portretit të Enver Hoxhës në ceremoninë zyrtare të 29 nëntorit.Përgjigja ishte përsëri mëdyshëse, me një gjysëm zëri tentoi të thoshte se nuk kish lidhje për Enverin, por ende nuk e dëgjova të ngrinte zërin kundër kësaj shfaqjeje të shëmtuar. Ende pres një distancim të prerë nga forca qeverisëse për të dënuar krimet e komunizmit. Pres që për të mirën e shqiptarëve të na bashkohen në iniciativat ligjore për të zbardhur të kaluarën dhe për t’u ndarë përfundimisht me të”.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave. Ja çfarë shkruajnë disa prej tyre: “Ishte gracke kjo e sotmja Mesila! Sidoqofte Rama fitoi me shume nga ç’i kerkove të humbte….” “Prit gomar të mbijë bar, i thonë kësaj Mesila” “Bravo Mesila, je e madhe, njashtu vazhdo se je mirë, të përgëzoj” “Astrit, sot ajo zvogëloi madhështinë e saj” “E para do të ishte rithemelimi i PD e nderuar…” “Ndërroni kuajt e karrocës se u kanë rënë patkonjtë”. “Duhet të ishe e “rrethuar” nga burra gazetarë ose miks. Vetëm njëra nga gazetaret ishte e vërtetë”, etj, etj Kuptohet se ata që lexojnë faqen e Mesilës në Facebook janë më së shumti anëtarë ose simpantizantë të PD-së.

Edi Rama iu përgjigj  deputetes së PD-së:  “Ne me Mesilën kemi qenë gjithnjë në një mendje për Enverin e vdekur, aty ku jemi ndarë gjithë këto vite është te Enveri i gjallë, por me siguri 23 vjet janë një fjalë gojë por edhe një shpresë jetë, shumë shpresa, përplasje, ndarje, por edhe pa rigjetje si kjo e sotmja. Ju faleminderit që krijuat një mundësi shumë të veçantë për të pasur në podium dy protagonistë që janë nisur nga e njëjta korsi dhe sot janë në të njëjtën rrugë edhe pse janë në dy korsi të ndryshme unë majtas ndërsa Mesila djathtas. Por ju na dhatë mundësinë të dëshmoj se, kur dy korsitë janë pjesë e një rruge dhe gara bëhet kush ecën më shpejt në korsinë e vet e jo kush i bllokon korsinë tjetrit gjithmonë ka më shumë se një arsye për të shpresuar, jetuar dhe bindjen se në të gjitha rastet, pikërisht ekzistenca e një korsie tjetër bënë që gjërat të shkojnë më mirë në rrugën tonë të përbashkët” – deklaroi Rama.

 

Mesila Faksimile1

Po atë ditë, deputetja demokrate  iu përgjigj gazetës ‘DITA’ për reagimet kundër saj në Facebook:  “Në të vërtetë unë nuk shqetësohem nga këto reagime në Facebook. Është e drejta e gjithsecilit të shprehet dhe të thotë atë që mendon. Kjo është demokracia, që në fakt ai zotëria (Rama) nuk e bënte kur ishte në opozitë. Mua më pëlqen fryma, kur mendimet thuhen hapur. Ne kemi kurajën të marrim pjesë në këto takime dhe t’i themi gjërat hapur…”

 

Share This Article
32 Comments
  • … .Z.Rama shume lart me “Kulture” e nje fjalim “KUPTIMPLOTE” ….
    …. krahasuar me kulturen e ulet te Lul Basha Faqe-Trasha me fjalim irritues tamam si ne “LUFTE” !

    • Me ne fund po vendoset drejtesi per te gjithe ata qe kane pire gjakun e shqiptareve, hajduteve qe erdhen zorrethare e enden si barkalece ne kurriz te shqiptareve.
      TE gjithe jo vetem Imami, meritojne burg dhe te paguajne nje me nje per cfare kane bere.

  • Kulture ky fjalim thote komentuesi sos sos.Po a e dine ti sos sosi he u sosesh ti e soji yt se dhjetori u be per te rrezuar Gramoz Rucin, Namik Doklen, Dritero Agollin ,Servet Pllumbin, Kristaq Ramen, Sulejman Bushatin,Todi Gjermenin,Xhelil Gjonin,RamizAline,Shamket,
    Gjermenet,Yllin,Pezaket,Lazerit,Koleket e kompani.Nje pjese e ketyre y kthyen budallenjet ne pushtet me 23 qershor ndersa nje pje jane bijte e tyre ne vend te eterve komuniste.
    23 qershori ishte perdhosja Dhjetori 1990

  • 8-te DHJETORI, TRADHETI E MADHE NDAJ IDEALEVE TE TYRE .

    Falenderoi Edi Ramen per modesitin dhe kulturet demokratike qe paraqet para studenteve te dhjetori dhe ne perkujtim te kesaje dite te madhe. Kishte ardhur koha per te ndryshuar dhe ndryshim ishte nje ender jo thjesh per te perfituar nje grup njrezish pore per te fituar shqitare dhe ne tersi kombi shqiptare.
    Kjo nuk ndodhi se qarqet antishqiptare dhe monopolistet i kishin bere llogarit para se studentet te dilnin ne kete levizje. Ata e perdoren levizjen studentore, ata i perdoren sindikalistet, ata i perdoren te gjithe levat qe ekzistoni ne ate kohe te organizuera per te sabotuar gjithcka qe pritej te ndodhte.
    Me keto levizje shqiperia pritej qe te ishte vendi i pare ne lindje qe ti bashkohet evropes.Kjo per vete faktin se shqiptaret ishin nje shtres e farver dhe ishin large korrupsioni, ishin large krimit organizuar, ishin large trafikimit te cenjeve njerzore, ishin large droges dhe prostitucionit, elemente keto qe po behen penges serioze per tu bere evripaian dhe per t`ju bashkangjitur evropes.
    Keto qarqe dhe monopolistet gjeten elemente baze per ti ven ne krye, ku njeri nder keta eshte Sali Berisha i cili me motuan ti bashkohemi Evripes e largoi gjithnje e me shume shqipoerin nga Evropa.
    Berisha si antiveripain dhe antishqiptare qe ne momentet e mandatit te pare ju kundervu Evropes dhe botes mbare. Ai theu embargon e naftes qe kishte vendosur bota per Serbine duke ju kunderven evropes dhe shqiptarve ne menyre te hapure. Vece kesaj ne shenjester te luftes kunder interesave te kesaj levizje ishte shkatrrimi ekonomise dhe ngritje e skemave piramidale qe vendin e derguan ne buze te germines deri dhe ne renjen e shtetit. Kjo eshte goditja e dyre qe i behej shqiperise evropaine.
    Berisha ne lufte kunder shqiperis evropiane arrin deri atje sa te favorizoi edhe qarqet Greke per te greqizuar Jugun e shqiperise. Dhe ne tersi hapsires shqiptare i kunderveihet me mose miratimin e komisionint nismetar te pajtim kombetare te hapsiren mbare shqiptare . Kjo ishte me pasoja te renda.
    Si rezultat i keqe menagjimit te ekonomise shqiptare dhe i mbylljes masive te vendeve te punes rinia shqiptare u detyrua te marre rruget e arratisjes ne vendet evropain ne menyre klandestine ku nje pjese jo e vogel u mbyten ne dete, vdiqen rrugave si dhe u dhunuan dhe u persekutuan, nderse rinia femerore nje pjes e mire e tyre ju nenshtrua nje persekutimi prostitucional ku tutore te ndryshem i perdoren per fitim nga nje pjese e tyre kane humbur edhe jeten.
    Vece kesaje levizja e dhjetorit u tradhtua edhe nga ngritja nge Berisha ne pjedestal i kanuni te leke Dugagjinit, duke mohua ligjin dhe duke e zvendsuar me kanuni. Kjo solli nje gjakderdhje te madhe dhe nje ngujim teper shqetsues per shqiptaret dhe vecanrishte per shqiperin e Eper..
    Vece kesaj te mose harrojme se shqiptaret ju nenshtruan edhe nje terrori shterore nga Berisha i cili levizejet pas viti 1992 i shtypi me force sic ishte dhuan kunder demonstratave te Jugut te shqiperise si dhe kunder deputeteve ne vitin 1996.
    Vece kesaje nje tradheti edhe me e madhe nga Berisha dhe stafi i tije ishte edhe vjedhja e votes se shqiptarve. Te gjitha keto qe une permenda dhe te tjera qe mendoi se do ti trajtojne komentues te tjer jane shprehje e qarte e tradhetise se idealeve te Dhjetorit.
    Neve shpersojem qe keto ideale te 8-Dhjetorit te fillojne te rilindin tashi pas 23 Qershorit nen drejtimin e Partise Socialiste dhe te Kryeministrit Edi Rama.!

  • Edi Rama nuk mund te dale kunder families se tij biologjike, kunder babait dhe dajes te vet. Ai ne familje komunistesh eshte rritur dhe tani na del kundra tyre dhe pro perendimit.Shikoni ke ka ne partine e tij , gjithe ish PPSH-ja dhe djemte e nipat e bllokut. Me mbeturinat e PPSH nuk behet demokracia dhe nuk shkohet ne Europe sepse i bie qe keta dhe mesuesit e tyre te lepijne peshtymen qe kane hedhur per 55 vjet kundra SHBA dhe europes.

    • ben. Me qe merresh me studime si Darvini pse nuk me thua .Sa perqind e shqiptarve jane me prejardhje biologjike socialist ,sa jane me prejardhje qe kane patur ide demokratike dhe sa te tjere jane kamaleont (ku ne Shqiperi jane 126 parti politike) .
      Darvini ne studimet e tije ka vertetuar se prejardhja e njeriut eshte nga majmuni. Jane dashur miljona vite qe sot kemi nje fytyre e mendje krejte ndryshe nga e majmunit .Ideja qe hedh ti per Ramen se nuk bene ndryshe nga prejardhja e tije eshte e barazvlefshme edhe me te Saliut.Mesa duket edhe ti si Luli e kini udheheqsin shekullor shpirteror si etalon qe ju udheheq ne rrugen e transformimeve njerezore .
      Kur e pyeten studentet Darvinin pse njerzit e sotcem nuk ka te njejten mendje ai u pergjigje.Po kini shume te drejte ta beni kete pyetje .Ky ndryshim egziston nga kushtet e jeteses se tyre .Jo te gjithe njerzit kane te njejta kondita jetese .Ambjenti ,niveli jetsor dhe te ushqyerit bejne qe njerzit te kene mendje te ndryshme .
      Ne sot ndeshemi me shume majmune te transformuar ne njerez qe jane ne kupolat drejtuese te popujve .Pa u shperndare ne bote ne Shqiperi gjenden me bollek .Nje nga keta qe e verteton historia jone e 23 vjetve demokraci eshte dhe Berisha ku ne karjeren e tije poplitike verteton se nuk eshte transformuar nga komunizmi i Hoxhes .Rama ka dhene shembuj qe nuk shkon ne shinat e se shkuares .Edhe pse te dy i perkasin te njejtes familje biologjike .Ndryshimet midis tyre jane shume esencjale .Pikerishte populli ne 23 Qershor beri zgjedhjen duke diferencuar pikerishte ndryshimin midis Berishes dhe Rames .
      Thellou z.ben ne konkluzjonet e Darvinit qe te mund te kuptosh ndryshimet biologjike ne raporte me ato politike.

      • ti bashke me darvini ja fusni kot se sipas teje dhe atij trarit darvin ne toke qenkan majmun qe flasin shqip majmun qe flasin italisht ,gjermanisht frengjisht darvini nuk e ka zgjidhur se nga ka ardhur te folurit gezimi hidherimi shpirti lindja e vdekja ,toka hena dielli yjet qielli .por ka shkrujtushum gjera per asgje

  • E nderuara Dita,e lexova sot shtesen e se dieles Picante,ku Rama mrekullisht shkruante per kqyrjen nga ai te Hajdutit te Pulave, asokohe shtet dhe milet ne fillimet e viteve 90. U gajasa kur e shoh Ramen perseri sot ne krah te hajdutit te cdo sendi,Idriz camit dhe ca hajduteve te tjere perreth. Qershia mbi torte ishte Doda qe deri me 23 Qershor me hak mori titullin mis Giotina,se te varte tek palma. Rendom me lindi pyetja, ore ky Rama po ben humor anglez me ne qytetaret apo ata te paaftet qe ka rreth vetes e cuan mish per top ne nje aktivitet Idiot te mbushur plot vulgaritet ?! Deri dje thuhej si shtojce uroj te jete keshtu apo ashtu,nderkohe qe sot realiteti eshte se sna plas hic,se edhe shpresa qe kishim tek idealet e Rilindjes nje hic doli.

  • Per benin.!
    Me ty beni kemi polelizuar edhe here te tjera me komente te ketij karakteri qe ti ben. Ti flet per demokraci dhe nuk ke haber se si duhet te ndertohet demokracia. Sipas teje duhet te hiqen keta shqiptare qe e bene shqiperin per 50 vjet dhe ne vende te tyre te “mbijne” te tjer shqiptare apo te merren nga ndonje planet jashtetoksore. Vetem keshtu ti e koncepton demokracine. Keto mentalitete te stisura nga njerze te cilet nuk kane haber se si ndertohet demokracia apo si Berisha i qellimshem, deformuan te gjitha proceset demokratike duke i sabotuar ato dhe duke e sakatuar tere shoqerin shqiptare.
    Edhe perse kaluan 23 vjet akoma juve vazhdoni ti bjerni fyellit me nje vrime. Ndryshoni muziken se nuk ecen me kjo muzike e jueja.Mjafte me se u bete turpi i botes.
    Komunizmi ka vedeku para se te vinte demokracia juve akom vazhdoi avazin jo baba jo eter.Turp per ju qe vazhdoni akom te flisni me gjuhen e Berishes.!

  • Dhjetori 90tes nje muaj i zi dhe i mallkuar ne historine e shqiperise ,me gjithe ramiz maskarane ,sali serbin ,nano filogrekun ,azem bandintin dhe gjithe ata qe organizuan katovicen shqiptare ,qe shkateruan shqiperine dhe masakruan popullin shqiptar keto 23vjet ,qofte i mallkuar Dhjetori dhe dhjetoristet e 90tes qe ne vend te sillnin dite te bardha sic enderonim na sollen varferi e kuje .

    • @Bole Franceze

      Ti moj qelbësirë bashkë me këtë gomarin @raimond Vlonjati (që e shkruan emrin me të vogël dhe mbiemrin e shkruan me të madhe), si guxoni t’i mallkoni dhjetoristët. Përveçse njerëz të ndyrë e të vegjël, ju jeni jashtëqitja e këtij kombi. Mos jua ka bërë ndonjë dhjetorist buçet që keni në shtëpi, përderisa shpreheni kështu. Edhe nëse kjo është e vërtetë, nuk e kanë fajin dhjetoristët për këtë, por semaforistet që keni në familje.
      Keni kohë që keni dalë këtu në forum dhe shani, mallkoni e ofedoni çdo gjë që ka të bëjë me çastin, kur haleja e kombit shqiptar, Dylber Hoxha, u pshurr publikisht nga populli i Tiranës që i tërhiqte zvarrë statujën. Duke u fshehur pas desktopit çdokujt i duket vetja trim komunist e i pamposhtur, ndërsa ju nuk jeni trima por frikacakë byth@ima.
      Ju qelbësira jeni mishërimi i shprehjes popullore “qen iati, qen i biri, qen ai që bëri t’anë”.

  • Mesilda,Kadeli dhe ndonje tjeter duhet ta kene te qarte se Enver Hoxhen e shpuri atje Partia kkomuniste shqiptare,nje parti qe ekziston dhe vepron mbasi eshte miratuar ligjerisht dhe nuk e shpuri Edi Rama.Foto e Enverit u ekspozua atje se pse atje prehen trimat partizane qe ai i udhehoqi ne luften Nac.Clir.komandant i te cileve ishte .Ky eshte realitet duam apo nuk duam ne.

  • Beni gabim qe promovoni Mesila Palmen. Ka vetem nje arsye qe nuk duhet bere : sepse nje grua nuk mund te kete kurre aq shume urrejtje sa ka Mesila Demi.

  • O Mesila Doda, kam rrespekt nga mbiemri, por e di se sa e vogel po me dukesh nga shpirti, prandaj nuk do ket njohur ky vende , njeri me te poshter se sali rambasha me fal berisha, po nuk besove shkou te varri i gjysherve e pyeti do te thone te njejtin gje, prandaj gershetat permbi koke te shtojne bukurine e jashtme por jo te mendjes , prandaj mos u mer me dje Tiransa jane me te medhenje ,din me shume per te bere gjera me te medhaja oooooooooo m e s i l a. nje keshille mos vazhdo me shkollen sliut ndjell vetm ligesira

  • Z.Beni duhet te jesh miop qe te shani, vetem njerin krah te politikes, qe te jeni realist duhet te filloni me Salen qe ka qene dhe mbetet nje nga figurat me komuniste te asaj levizje te dhjetorit.Ju mund te jeni te rinje per te ditur “biografit” e atyre qe na kane udhehequr dhe na udheheqin sot.Perveç disa ish te perndjekurve,edhe ato disa te dyshimte,(Jane futur ne burg per ordiner dhe kane dalur si ish politik)te tjeret jane komunist ne te gjitha krahet.Por deri kur ne te shohim realisht te gjithe etapen e zhvillimit te Shqiperise,nuk mund te pranojme asnje reformim te asnje “udheheqesi”>Ne do ecim duke share njeri tjetrin nder vite.

  • Me ngacmoi kolazhi i mesiperme dhe sec me shkrepi t’jua tregoj. Mendohuni nje here mire per kete pasazh:

    Para seksit te dy partneret ndihmojne njeri tjetrin te zhvishen…Pas seksit secili vishet me vehte…

    Didaskalia:

    Ne jete kush te ndihmon eshte e sigurte se do te t’a ‘fus’…Dhe asnje nuk te ndihmon pasi ta ka ‘futur’…

  • Mesila mos u merzit me partine qe ke,sepse vetem parti nuk eshte per te miren e ketij populli.Alibabai me 40 hajdutet jane dhe ti ndodhesh gabimisht atje!!!

  • Na doli dhe nje “zog” nga kafazi. Duhet menduar per ndonje “avari ne rruge” a miting te saj. Nuk jam i sigurt a perdor makine kjo Mesila. Duhet hetuar.

  • Fotot e Merhumit Enver ne 2013 tregojne se sa i sinqerte ka qene Ed Rama ne 1990. Vitin tjeter me 29 Nentor Rama do vere prap statujen e Hoxhes ne shesh e do kendoje ” Enver Hoxha prehu shpaten”.

  • na mbyten komunistet fara me e keqe dhe i shkreti shqiptrar nuk mund ta crrenjos kurre ,e keqja eshte se po japin keto mesime edhe femijve.zot ruaj shqiptaret nga i keqi dhe bekoj ata .ti o zot na krijove mos ler qe i ligu te na komandoje me fjale te bukura por qe fshehin plot ligesi dhe bekoj shqiptaret se akoma nuk e kane kuptuar qe demokracine e solle ti ,se po te doje vije diktaturen tende por ti o i madhi zot e le njerun te lire qe te zgjedhe vete te miren apo te keqen ,edhe pse je krijuesi i tij .

  • Kam nje sqarim me darvinistet.Ne stadin e evolucionit biologjik te majmunit te kuq proletar ne pyllin komunist,Edi Rama eshte nip i majmunit bllokmen me tesere partie,ndersa Sali Berisha eshte dora e pare.Eshte vete majmuni i kuq blokmen me tesere partie.Ne kohezgjatjen e evolucionit biollogjik keta te dy i ndajne nja 5 milion vjet.

  • Shpresoj shume qe Mesila Doda teflase qarte kur te behet analiza e humbjes se PD ne 23 Qershorit. Te beje ate diskutim qe do bente S. Olldashi per shkaqet kryesore te humbjes, aleancen me LSI, mosfunksionimin e PD, lenien pas dore te demokrateve nga partia etj. Ky do ishte nje borxh moral qe Mesila Doda e Astrit Patozi i kane Sokolit.

  • Kur kto zonjat e sotme marin ca yrysh se si te duken pasi imitojne .Lenken ,Themien etje nga ato qe paten karjere ne ate periudhe kur i ngriti nena parti se edhe ato vete me mendjen dhe gjykimin qe ishin me te mirat dhe me te vlersuarat bene karier biles te mernin erzen e me keq edhe jeten per partin qe i rriti dhe i brumosi.Une sepse kam pershtypjen se edhe kto sot si Joze, ,Meli por qe i ngirti bija parti dhe jo nena(megjithese edhe kjo bija parti vajti plot 23) dhe i duket vetja e re fringo nga mosha por kur thua per idologji e veprimtari njesoj me duken pasi duan ne krye nje prijes te pavdekshem,te perhershem, si enveri e ai tjetri,aq sa mendja u erret se vetem ata ose ato i din te gjitha dhe ne populli,sipas tyre jemi per te bere duartrokitje,dhe te heshtim.Uluni njehere ne toke ju them une nga Devolli se ka pare dhe do shohe shume ky milet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *