Rastet e reja me Covid në Berat, infektohen punonjës banke, bashkie dhe personel mjekësor

Leda Hysa

Detaje të reja janë zbardhur për nëntë të infektuarit, që u raportuan një ditë më parë në qarkun e Beratit.

Mësohet se tre prej të infektuarve janë personel mjekësor, një mjek në spitalin e Beratit, një infermiere në spital dhe farmacistja e spitalit.

Dy të tjerë janë punonjës të një banke në Berat.

Një tjetër, grua e infektuar është punonjëse në një qendër ku trajtohen fëmijët me aftësi të veçanta.

Ndërkohë, dy të infektuarit në Kuçovë, janë tregtarë në tregun e qytetit.

Një rast që u raportua nga Dimali, është punonjës në Bashkinë e Dimalit.

Ndërsa rasti i fundit, i infektuari në Skrapar është kontakt i të infektuarve të mëparshëm

 

l.h/ dita

Share This Article