Ministria e Shëndetësisë ka vijuar apelin e saj për zbatimin e masave anti-Covid.
Në raportin ditor, autoritetet thonë se 117 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.
Ndërkohë 154 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 nga testimet e kryera së fundmi.
Sa i përket viktimave, MSH tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)
Testime totale 57874
Raste pozitive 8759
Raste të shëruara 4530
Raste Aktive 3970
Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1994
Durrës 510
Shkodër 304
Fier 180
Lezhë 176
Korçë 191
Vlorë 142
Kukës 140
Elbasan 155
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 51
l.h/ dita

Te Korruptuarit e ketij vendi duhet ta dine se Virusi do ti ndjeke nga pas me gjithe familjaret e tyre!
Rroftë partia
Rroftë kovidi