Në një intervistë jo dhe aq të re, por plot mesazhe, për “The Talk” dizajneri i këpucëve Manolo Blahnik ka treguar antipatinë ndaj atleteve Balenciaga dhe një bisedë në tren.
“Njerëzit nuk duan të ndryshojnë shumë. Tani janë të gjithë si të programuar. Të gjithë veshin të njëjtat dreq atletesh. I kam parë tek miqtë e mi, Balenciaga-t janë gjëja më e tmerrshme. (Qesh) Nuk dua të dukem i pasjellshëm, por mendova me vete: “O Zot, 1000 dollarë për një gomë”?
Pashë një grua në tren, në Paris, ishte e këndshme dhe s`mund t`ia ndaja sytë, por ajo kishte veshur këto atletet Balenciaga, ndaj i thashë: “Ti ke këmbë të bukura, por zonjë e dashur hiqi këto gjëra të tmerrshme që ke veshur”. Isha shumë i acaruar. E humbas durimin kur shikoj njerëz të veshur me këto lloj atletesh. Jam shumë i keq në këto tema”, tha Blahnik.

L.H/ DITA
