Zjarri përpin pisha, vreshta e shkurre në Fushë Krujë, rrezikohen disa banesa dhe një stallë

Leda Hysa

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me pisha e shkurre në fshatin Picrrage në Fushë Krujë, pranë një fabrike çimentoje.

Sipërfaqja e  djegur deri tani është mbi 10 dynym dhe zjarri rrezikon një stallë bagëtish, një vresht dhe disa banesa që ndodhen pranë.

Për lokalizimin e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësja e Krujës dhe banorët e zonës që po tentojnë të parandalojnë djegien e banesave.

Sipas ekspertëve të zjarrfikëses zjarri është i qëllimshëm.

Pak ditë më parë ministria e Mbrojtjes u kërkoi institucioneve vendore që të marrin masat.

 

l.h/ dita

Share This Article