Apolonia fiton në Elbasan me rezultatin 4-1

anazapta

Apolonia ka arritur një fitore të madhe në Elbasan, duke mundur 4-1 skuadrën vendase, kryesuese e shkëputur e Kategorisë së Parë. Verdheblutë nuk njihnin humbje deri dje dhe ishin favoritë përballë Apolonisë që kishte humbur terren me dy barazimet radhazi. Por fierakët shënuan tri herë para se të pësonin golin e vetëm, ndërkohë që e rritën sërish diferencën kur shënuan edhe golin e katërt, në fundin e takimit, duke mbetur e vetmja skuadër pa humbje. Tani distanca midis dy të parave është tri pikë, por ndërkohë është rritur ajo midis Apolonisë së vendit të dytë dhe vendit të tretë, që tani mbahet Tërbuni, shtatë pikë më poshtë. Butrinti u lëshon vendin pukjanëve, i mundur në Berat e i arritur nga Tomori, me 21 pikë, po aq sa dhe Shkumbini e Dinamo. Matematikisht lufta është e hapur, por Elbasani me 32 pikë e Apolonia me 29 janë vërtet shumë larg të tjerëve, teksa kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i fazës së parë.

 

Kategoria e Parë

Java e 13-të

Ada-Albpetroli       1-0

Pepa 81′

Burreli-Veleçiku           0-1

Nikshiqi 82′

Shkumbini-Himara           2-0

Branica 11′, Dervishi 63′

Kamza-Dinamo         0-3

Ahmetaj 45′, Arifaj 60′, Allkanjari 79′

Elbasani-Apolonia    1-4

E. Dalipi 81′ (p) / Adenkule 4′, Dekavelli 38′, Papa 60′, 87′

Tomori-Butrinti      1-0

Galica 65′

Tërbuni-Pogradeci    3-1

Greca 22′, Martins 40′, Kepi 87′ / Çekiçi 6′

Luftëtari-Mamurrasi  2-1

Nora 43′, Çunaj 60′ / Vocaj 88′

 

Renditja

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Elbasani     32   21:11 10   2    1

2  Apolonia     29   20:5 8    5    0

3  Tërbuni      22   20:10 6    4    3

4  Butrinti     21   19:11 6    3    4

5  Dinamo       21   19:13 5    6    2

6  Shkumbini    21   18:14 6    3    4

7  Tomori       21   11:11 6    3    4

8  Pogradeci    20   18:16 6    2    5

9  Burreli      14   9:14 3    5    5

10 Himara       13   14:15 3    4    6

11 Veleçiku     13   13:21 4    1    8

12 Ada          12   8:16 3    3    7

13 Kamza        12   6:18 3    3    7

14 Luftëtari    11   10:17 2    5    6

15 Albpetrol    10   8:14 2    4    7

16 Mamurrasi*   6    11:17 3    3    7

* Mamurrasi -6 pikë

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *