Me siguri ka të rinj që mund të jenë në një valë me deklaratën e Znj.Duma, por s’dihet për çfarë arsyesh nuk janë gjetur, dhe një deklaratë e Grida Dumës përpara Sami Frashërit e vë atë në pozita ‘fake’ dhe për më tepër ky nuk eshtë rasti i parë.
Djali që shfaqet në video, është Adrian Ahmati, anëtar i FRPD dhe i afërmi i Avzi Ahmatit, kryetari i degës së këtij forumi për Bashkinë e Kamzës. Madje, lehtësisht në profilin e tij në Facebook, deklaron postin që mban në selinë blu, por edhe që ka qenë dhe ish – Drejtor i Çështjeve Sociale dhe Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Kamzës. Sërish, përdorimi i ish – administratës së Xhelal Mziut për të protestuar dhe kundërshtuar investimet në Bashkinë e Tiranës është një rast i përsëritur.
Ashtu siç shikohet edhe nga të dhënat e publikuara nga Ahmati, ai vetë dhe familja disponojnë lavazhe, bar kafe, zyra dhe njihen si mbështetës kryesore të Partisë Demokratike në Paskuqan. Të gjitha këto fakte tregojnë përdorimin e të rinjve të FRPD në Kamëz për shkollat e Bashkisë së Tiranës.

l.h/ dita
